Author: tirana

Opozita e bashkuar do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e radhës para kryeministrisë. Nëpërmjet një video të postuar në facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha, i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen tubimit. “Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, shkruan kreu i PD-së.

Read More

Një telefon celular i gjetur në furgonin në mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga banda kriminale për të realizuar grabitjen spektakolare mesditën e 9 prillit në Rinas, është prova më e fortë, që ka në duar grupi hetimor në prokurorinë për Krime të Rënda. Burimet thanë se celulari mendohet të jetë përdorur nga Admir Murataj, i konsideruar si “truri” i grabitjes, i cili mbeti i vrarë. Telefoni është dërguar për ekspertizë me qëllim zbardhjen e çdo komunikimi të realizuar me të, e në këtë mënyrë rriten mundësitë që hetuesit të mund të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e Muratajt, të cilët…

Read More

Admir Murataj ka përdorur plot 13 identitete për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe asaj greke. Ai zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias, foton e të cilës tvklan.al e publikoi ekskluzivisht një ditë më parë. Krahas këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe identitetet të cilat po i rendisim më poshtë: – Kristaq Murataj – Admir Murati – Kristaq Murati – Admir Murataz – Kristaq Murataz – Admir Xhaferi – Kristaq Xhaferi – Admir Nikaj – Kristaq Nikaj – Xhafer Nikaj – Kristaq Azemi Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të…

Read More

Përvec uljes së temperaturave ditët e fundit jemi përballur edhe me reshje të dendura shiu. Këto reshje shiu parashikohen të na shoqërojnë edhe në fundjavë. Sipas meteorologes së Meteoalb Adiola Bani, reshje më të dendura do të kemi mbrëmjen e së shtunës dhe ditën e dielë. “Fundjava do të paraqitet sërish me reshje shiu, edhe pse ato nuk do të jenë në orët e para të ditës ditën e nesërme apo edhe ditën e dielë. Kryesisht gjatë mesditës do të kemi një zvhillim të vranësirave që do të sjellin prezencën e rëeshjeve të shiut, dhe më të dendura do të…

Read More

Rizoto me karkaleca dhe kungull është me të vërtetë të shkëlqyeshme, pasi produktet kombinojnë shumë më njëra tjetrën dhe është një shijë e përkryer. Në një darkë me meny peshku, kjo është një pjatë e parë me oriz shumë e goditur dhe delikate. Përbërësit për Rizoto me karkaleca dhe kungull 360 gr oriz për rizoto 400 gr kungull 300 gr karkaleca 100 ml verë e bardhë 800 ml lëng perimesh 2 qepujka 4 gjethe borzilok vaj ulliri ekstra i virgjër kripë piper Përgatitja Për rizoto me karkaleca dhe kungull si fillim duhet të grijmë hollë qepën dhe ta skuqim paksa…

Read More

Drejtues të lartë të institucioneve të sigurisë në vend, kanë zbarkuar sot në qytetin e Elbasanit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i SHIK Helidon Bendo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, po zhvillojnë takime me drejtuesit vendorë të policisë dhe prokurorisë si dhe me prefektin.Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, në Elbasan u godit një grup që merrej me shpërndarjen e dr-ogave të forta, pjesë e një grupi mjaft të njohur në Elbasan.

Read More

Shkrimtarja e famshme E L James, autore e librit tepër të suksesshmë “50 hijet e Greit” ka vizituar dy herë Shqipërinë, sipas Neë York Times James e ka vizituar vendin tonë dy herë në dy vitet e fundit për të bërë kërkime rreth romanit të ri që pritet të botohet së shpejti dhe ku një prej protagonistëve është shqiptar, raporton Neësbomb.al. Në një prej vizitave të saj në vitin 2015, James zgjodhi Sarandën për të pushuar së bashku me familjen e saj. “The Mister” do të jetë në çdo librari në Britani dhe SHBA nga data 16 prill dhe është…

Read More

Shkencëtari i njohur Gordon Gallup, një psikolog që studion evolucionin, thotë se në vitet 1920 është tentuar një përzierje e njeriut me shimpanzetë, por krijesa është vrarë nga doktorët të cilët i zuri paniku. Gallup njihet për testin e famshëm të pasqyrës, që vërtetoi se gjitarët e parë, si majmunët, kishin aftësinë ta njihnin pasqyrimin e tyre, ndryshe nga kafshë të tjera. Tani ai thotë se ish profesori i tij i universitetit i kishte treguar se shkencëtarët kishin arritur të krijonin lindjen e një shimpanzeje të përzier me njeriun, në Florida të SHBA-ve, në fillim të shekullit të shkuar. “Ata…

Read More

Bashkëshortja e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur të martën në Rinas, rezulton se ka miqësi në rrjetet sociale me Klement Balilin, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit. Prokuroria vendosi që bashkë me pasuritë e tij do të sekuestrohen dhe pronat e Aleksandër Murataj dhe Ilir (Can) Murataj, dhe të Albana Alidhima. Sipas njoftimit nga organi i akuzës mësohet se janë konfiskuar 300 mijë eurove si prova materiale, por dhe makina e pasuri të tjera të paluajtshme, raporton tirananews.al. Por kush është Klement Balili? Në vitin 2014 Klement Balili u emërua nga LSI Drejtor…

Read More

Mariza Ikonomi prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria për një eksperiencë të re, që e cilëson tërësisht magjike. Këngëtarja e njohur me një kroçiere udhëton në vende të ndryshme të botës dhe dhuron performanca ‘musical’ për turistët e huaj. Ditën e sotme nëpërmjet një interviste me ‘Skype’ për emisionin ‘Rudina’, Mariza rrëfeu sa e vlefshme është kjo eksperiencë për të dhe si ka qenë jeta larg Shqipërisë. Ajo tregoi se për momentin jeton në Karaibe, vend të cilin duket se e pëlqen shumë. “U bën 4 muaj e gjysmë këtu dhe kanë kaluar shumë shpejt. Është një eksperiencë shumë…

Read More

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada i bën thirje shtetasve amerikanë të evitojnë kalimin në zonën përreth Kryeministrisë në orën 18:00, kur edhe pritet të fillojë protesta. ‘Evitoni zonat përreth Kryeministrisë dhe Parlamentit në orën 18:00. Nuk dihet sa do të zgjasë protesta’, thuhet në reagimin e Ambasadës. Kujtojmë se për ditën e nesërme opozita ka paralajmëruar një protestë më të madhe se herët e tjera.

Read More

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë në Gjykatë për sekuestrimin e pronave të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së ndodhur të martën në Rinas. Prokurorët, Ened Nakuçi dhe Manjola Kajana kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murataj, po ashtu dhe të familjarëve të tij. Bashkë me pasuritë e tij do të sekuestrohen dhe pronat e Aleksandër Muratajt dhe Ilir (Can) Muratajt, dhe të Albana Alidhimajt. Sipas njoftimit nga organi i akuzës mësohet se janë konfiskuar 300 mijë euro si prova materiale, por dhe makina e pasuri të tjera të paluajtshme. “BMW X6 sekuestruar…

Read More