Author: tirana

Partia Demokratike është gjobitur nga Bashkia e Tiranës, pasi një nga protestuesit, gjatë tubimit ët djeshëm të opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, është parë duke urinuar në derën e godinës së Këshillit të Ministrave. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan PD po gjobitet për të pestën herë, ndërsa ka bërë publike edhe shumën prej 20 mijë lekësh. “PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë!…

Read More

Pas protestës së djeshme të opozitës ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Në një postim në facebook, Manjani shkruan se, sipas tij qeveria po bëhet gaz i botës, ndërsa shton se “po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet”! Ndërsa ndalet tek sjellja e policisë, Manjani shkruan se ishin dy sjellje të ndryshme nga policia tek Kryeministria dhe nga ajo tek parlamenti. Postimi i plotë: Vëzhgim: Po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet! Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen. Kot…

Read More

Rita dhe Roza Lati mbrëmjen e djeshme ishin të ftuara në ‘Xing me Ermalin”. Nënë e bijë folën për marrëdhënien e tyre që rrallëherë e has. Mes të tjerash ato treguan një episod, kur Roza ishte adoleshente dhe i tregoi nënës se kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë. Roza ka treguar se nëna e saj në fillim ulëriti, pastaj u mërzit por edhe në fund u mallëngjye. “Rita Lati ka tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë, ulëriti, emocioni i dytë, u mërzit, emocioni i tretë, u mallëngjye. Goca ime është bërë vajzë e rritur…

Read More

Edhe dita e sotme do të vazhdojë me të njëjtin ritëm si gjithë java që po lëmë pas. Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të herëpas-hershme do të dominojnë deri në mesditë, të cilat në zonat jugore herë pas-here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurta. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin intervale kthjellimesh në zonat bregdetare por reshjet mbeten në juglindje dhe përgjatë kufirit lindor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë ulur në mëngjes por rritje të lehtë do të sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 21-22°C. Era do të…

Read More

Marina Vjollca më në fund po rikthehet në ekran. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë bukuroshja me një postim në ‘Instagram’ pak orë më parë. Ende nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me televizionin apo formatin që do drejtojë këtë herë, por planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”,-shkruan ajo, duke reaguar kështu për herë të parë mbi zërat e rikthimit. Prej kohësh është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por siç duket pritjes po i vjen fundi. Kujtojmë se projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disa mujore ishte ‘C’est La…

Read More

Një automjet është djegur plotësisht gjatë natës në fshatin Starovë të Pogradecit, ndërsa e kanë pësuar edhe tre mjete të tjera që ndodheshin pranë. Policia e Pogradecit, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku është djegur plotësisht një mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S. Për shkak se kanë qenë afër, janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë për shkak të një defekti apo i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të…

Read More

Policia greke ka zbuluar një parcel me 1000 rrënjë kanabis në qendër të Athinës, në zonën Burnazi, madje mes ndërtesave dhe zonës argëtuese plot me klube e bare. Pronarët e parcelës janë  4 shqiptarë, dy 35-vjeçare, një 37 dhe një tjetër 39 vjeç, të cilët u arrestuan gjatë operacionit. Sipas policisë, shqiptarët kishin krijuar një laborator të plotë, me pajisje moderne dhe çdo aparaturë prodhimi dhe përpunimi ndërsa ishin gati të nxirrnin në treg prodhimin e fundit, me një fitim rreth 1/2 milion euro. Gjithsej, policia greke sekuestroi 915 fidanë ujorë kanabis 10cm-70 cm; 2 kg e 580 gr kanabis…

Read More

Prestigjozja amerikane, Washington Post ka publikuar këtë moment pikant nga protesta e opozitës. Në foto shihet një grua me karrocën e bebes, ndërsa e ka mbuluar me flamurin e PD. Për herë të parë në protestën e opozitës, dje u vunë re edhe flamujt e Partisë Demokratike. Sakaq, mediat ndërkombëtare kanë raportuar tubimin e djeshëm të opozitës, që zgjati 4 orë dhe u shoqëruar me dhunë dhe përplasje. Mes të tjerash, Ëashington Post shkruan në artikull: “Partitë shqiptare të opozitës u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë…

Read More

Donald Trump dhe Kim Jong-un, duket se do të zhvillojnë një tjetër takim. I pari dorën e shtriu Presidenti amerikan gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit koreano-jugor, Mun Jae-in. E menjëhershme ishte përgjigja e liderit komunist, i cili në një deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Penian, konfirmoi se do të ishte i gatshëm të takonte Trumpin, nëse SHBA-të do të kishin një sjellje të drejtë. Kim Jong-un i bëri thirrje Presidentit amerikan t’i përmbahet marrëveshjes së arritur nga të dyja palët. Kjo marrëveshje parashikon heqjen e sanksioneve ndaj Penianit dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut. Donald…

Read More

Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën e saj të 9-të njëherësh të tretën kombëtare, policia nis shoqërimet. Të paktën 20 protestues janë shoqëruar në polici sipas Balkanweb. Gjatë protestës policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk ka mjaftuar. Gjatë protestës te Parlamenti ata i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë. Protesta e opozitës, 20 të shoqëruar nga policia on Vidnews.

Read More

Nervat ishin të pranishme në një sfidë që vendoste shumë për zonën Champions, dhe pas mbylljes së Milan-Lacio në “San Siro”, një sherr i madh filloi mes futbollistëve të dy kampeve. Luiz Felipe i Lacios, filloi të kapej me disa lojtarë të Milanit, dhe një grup i madh shkoi drejt tij, ndërsa serbi Milinkoviç-Saviç u përpoq ta ruante nga nervat e futbollistëve kuqezinj. Më pas, për të qetësuar gjakrat, mendoi edhe një që në karrierën e tij në fushën e blertë, ishte gjithmonë protagonist, vetë trajneri Xhenaro Gatuzo.

Read More