Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklartës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me protestën e opozitës. Lleshaj në një konferencë për shtyp e konsideroi tubimin e djeshëm të opozitës si të dhunshëm dhe me pjesëmarrje më të ulët, ndërsa shtoi se ishte në plan edhe sulmi ndaj institucioneve. Në një postim në Tëitter, Salianji shkruan: “Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues, sot me servilizmin deri në budallëk shkriu shqiptarët gazit”.
Author: tirana
Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer sot ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe qeverisë pas ndalimeve të dhjetëra protestuesve ndaj policisë dhe akuzave për dhunë ndaj opozitës të artikuluara nga maxhoranca. Vasili i ka drejtuar disa pyetje ministrit të Brendshëm, të cilin e quajti ‘ministër kriminel’. Ai pyeti se ku i gjeti provat e filmimet policia kur dritat tek parlamenti i fiku vet. Vasili tha se ky është shtet i horrave dhe se hajdutët e qeverisë që njihen deri në Uashington nuk arrestohen por arrestohen qytetarë që mbrojnë banesat e tyre. “Jam këtu ti kërkoj këtij ministri të…
Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi së fundmi ka realizuar një intervistë me “Prive.al” prej ku ka folur për fazën më të vështirë të jetës së saj. Rikujtojmë se ajo jeton në Amerikë së bashku me të birin, Troin dhe me familjarët. “Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, deklaroi bukuroshja brune. Ndër të tjera foli edhe për Troin, duke e cilësuar thesarin, diamantin e saj,…
sh drejtori i një banke sperme në Hollandë, që vdiq në 2017, është babi biologjik i 49 fëmijëve të lindur me farëzim artificial. Lajmin e bën të ditur Defence for Children, një organizatë që përfaqëson prindërit dhe fëmijët të përfshirë në këtë skandal. Jan Karbaat, mjek dhe ish drejtor i një klinike për fertilizime, dyshohet që ka përdorur spermën e tij në vend të asaj të dhuruesve të zgjedhur nga familjet. Konfirmimi vjen nga testet e Adn -Rezultatet e një sërë testesh Adn-je të realizuara në një spital në Nimega ‘kanë konfirmuar që 49 fëmijët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të…
Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht për ndalimet pas protestës së djeshme të opozitës. Në një njoftim për mediat, policia thotë se janë 61 të proceduar, ndër ta 37 të arrestuar. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Gjeografia e të arrestuarve është e shpërndarë dhe shihet se janë nga të gjitha rrethet. “Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga…
Gerarta Ballo është një nga diplomatet shqiptare, e cila u shkarkua nga detyra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, pas reformës që ai ndërmori. Ndërsa u shkarkua nga Cakaj, mësohet se Ballo kandidon për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj 2019, si emërtesë e pavarur brenda listës së Partisë Demokratike, forca kryesore e qendrës së majtë italiane. Ajo kandidon në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë. Gerarta Ballo ka nisur jetën e saj në Itali në moshën 11 vjeçe…
Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, reagim për protestën e djeshme të opozitës ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo doli sot para mediave, ku ndër të tjera nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme. Në të njëjtën linjë të përfaqësuesve të tjerë të maxhorancës, ajo tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re. “Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria, Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe cuar para drejtësisë…
Facebook, Instagram dhe Whatsapp probleme në të gjithë botën. Russia Today shkruan sot se shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi qasja në “Facebbok” është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera. Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin. Një hartë tregoi se Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe zonat…
Kantautori i njohur Flori Mumajesi duket se ka gjetur stabilitetin e dëshiruar në çështjen e ndjenjave, kësaj here me një vajzë të mirë të muzikës, pikërisht Kejsi Tolën. Gjatë ditës së djeshme, vetë kantautori ka shkëmbyer mesazhet e dashurisë me Kejsin, të cilat ka pasur dëshirë që t’i lexojë dhe publiku që e ndjek në “Instagram”. Ai i ka bërë foto momentit kur po dëgjonte këngën e Kejsit dhe e ka postuar në “InstaStory” të shoqëruar me emoji, ku shihet me sytë e ndezur si zemra. Këtë dedikim e ripostoi edhe Kejsi në “Instagram”-in e saj pa përdorur shumë fjalë,…
Kanë ngelur edhe pak ditë nga ardhja në jetë e fëmijës së parë së Meghan Markle dhe Princ Harry. Por dukesha e Sussex, mesa duket ka disa dëshira në lidhje me lindjen. Më e fundit është ajo e lindjes së fëmijës në ujë dhe kjo do ishte hera e parë për pallatin mbretëror. Një mik i princit Harry ka thënë për ‘The Daily Star’ se: “Është e qartë se Meghan është kundër ilaçeve, kështu që asnjëri prej nesh nuk ishte i tronditur kur kuptuam se kishte folur për lindjen në ujë. Me sa duket ajo dëshiron që fenomeni të jetë…
Në përfundim të ndeshjes Milan-Lazio, e përfunduar 1-0 për kuqezinjtë, drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare ka “shpërthyer” ndaj arbitrit të takimit. “Ishte kronika e një vdekjeje të paralajmëruar, diçka të cilës i trembesha që para se të fillonte takimi. Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe më vjen keq që u vendos nga episodet, jo nga fusha. Penalltia për Milanin mund të jepej ose jo, por ne na u mohua një 11-metërsh i pastër kur Rodriguez ndërhyri ndaj Milinkoviç-Saviç në zonë”, tha Tare. Lazio është ende në garë për një vend në zonën Champions dhe për më tepër, do të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Leshaj një ditë pas protestës së opozitës ka reaguar me anë të një deklerate për mediat, duke e quajtur atë si të dhunshme. Lleshaj tha se opozita me një mënyrë tinzare u largua nga Kryeminsitria ku ishte marrë leja dhe shkuan drejt Kuvendit. Po ashtu në deklaratën e tij ai sulmoi opozitën, duke e akzuar atë për dhunë dhe sulme ndaj institucioneve të shtetit.