Furgoni Volkswagen me ngjyre të bardhë me logon e Hetimit Tatimor ka mbërritur në derën e jashtme të aeroportit, pranë parkingut të imbarkimit, në orën 15:03 minuta. Njëri nga 4 grabitësit zbret nga makina dhe i vë zinxhirin një blloku betoni, përpara portës metalike. Furgoni e tërheq për të hapur rrugën dhe për të hyrë në pistë i duhen më pak se 60 sekonda. Në orën 15:04 gjendet në pjesë e pasme të avionit të linjës Tiranë-Vjenë. Të katë grabitësit zbresin në pistë. U drejtojnë kallashnikovët punonjësve të kompanisë së sigurisë fizike “Nazeri 2000” dhe atyre të aeroportit dhe nisin…
Author: tirana
Meghan Markle dhe princ Harry me po presin me entuziazëm ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Të dy u martuan në një ceremoni mbretërore mbresëlënëse në maj të vitit 2018. Lajmi i romancës së tyre u zbulua në tetor të viti 2016 dhe mediat britanike publikuan mesazhet private që princi i dërgoi aktores në kohën kur mediat zbuluan se ishin në një marrëdhënie. Sapo mësoi se çfarë po ndodhte, Harry paralajmëroi Megan.”Është marrë vesh. Ka marrë fund”, i shkruante princi i shqetësuar të dashurës së tij, duke e ditur se kaosi mediatik ishte përpara tyre, përcjell reporteri.net…
Një administratë publike e vogël, që kushton pak dhe krejtësisht funksionale ka qenë fokusi kryesor i takimit të zv. kryeministrit Erion Braçe me grupin e Posaçëm për Reformën në Administratën Publike. Në fjalën e tij, zv. kryeministri tha se të korruptuarit, të paaftët dhe emërimet partiake nuk do të tolerohen më në administratë. Merita, edukimi, profesionalizmi e përvoja dhe konkurrenca përmes tyre, do të jenë pikat kyçe që do ndikojnë në procesin e rektrurimit të një punonjësi të ri. “Pastërtia e figurës së nëpunësit të administratës publike, posaçërisht në raport me ligjin dhe veprimet në përputhje me ligjin të cilitdo…
Për Komisionerin Publik Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk duhet të ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke kërkuar shkarkimin nga detyra tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se bazuar në…
Yjet që e kanë arritur kulmin e karrierës në sportet e tyre respektive shpërblehen mjaft mirë financiarisht. Nëse një atlet i nivelit elitar arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe i suksesshëm, gjasat janë që ai do të bëjë një jetë mjaft të mirë në aspektin financiar. Madje, ata që marrin pjesë në sportet më të famshme, bëhet milionerë. Futbolli, boksi, basketbolli, futbolli amerikan, golfi dhe tenisi janë disa nga sportet më të mirë për të qenë i përfshirë në to, sa i përket aspektit financiar. 1. Floyd Mayweather Askush nuk ka fituar më shumë para gjatë vitit 2018 sesa boksieri…
Djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një gjest të gabuar dhe se kjo ka shkuar në interes të Edi Ramës. Sipas tij, Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm. “Pra djegia e mandateve , është më e rëndë se gjithë zullumet e Edi Ramës. Këtë dhuratë ia ka bërë atij Lulzim Basha Kjo është një gafë politike dhe që Basha ka një mungesë vizoni. Basha ka gabuar në llogaritë e tij, së bashku me Monika Kryemadhin. Ka qenë një vendim i marrë nga 2 apo 3 persona. Zoti Berisha e ka mbrojtur fort këtë shtysë dhe mund të…
Ende nuk janë fshirë nga kujtesa skenat tronditëse të një dite më parë, kur Policia e Shtetit iu sul banorëve të Bregut të Lumit, që kishin dalë për të penguar shembjen e shtëpive të tyre nga fadromat e Policisë Bashkiake. Të gjithë e panë se si një ushtri e tërë, me policë dhe forca speciale, i masakruan ca qytetarë të mjerë mu përpara fëmijëve të tyre, që po atë natë përveçse pa strehë, u gdhinë edhe me prindër të rrahur e të përgjakur. Deklaratat zyrtare të Policisë e justifikuan dhunën me zbatimin e ligjit, por nuk e di se në…
Jonida Vokshi, feston sot ditëlindjen e saj të 33-t. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa prej urimeve që ka marrë nga miqtë më të ngushtë dhe jo vetëm. Një urim, i cili ka dalluar nga të tjerët ka qenë ai i mamasë së moderatores, e cila ka publikuar një foto të Jonidës fëmijë. “Edhe 100 drita e syve të mi”, ka shkruar zonja Vjollca, bashkangjitur postimit ku shihet Vokshi me flokë me baluke, por me të njëjtin shikim që ka dhe tani. Moderatorja ka ndarë me të gjithë emocionet e kësaj dite të veçantë për të, duke publikuar herë pas…
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja foli në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Manja tha se për reformën në drejtësi është bërë shumë dhe ajo pritet të realizohet brenda pritshmërive. “Për reformën në drejtësi kemi bërë shumë, jemi brenda pritshmërive. Reforma ka pasur pengesat e veta, politike kryesisht, por në finale kemi arritje të kënaqshme. Ndryshimet kushtetuese parashikuan saktësisht mekanizmat që politika të mos bllokojë reformën”, tha Manja.
Këngëtarja e njohur, Irma Libohohova ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho, ku ndër të tjera ka treguar si ka ardhur bashkëpunimi i saj më i fundit me Rei Bezhani, me këngën ‘Peng’. E pyetur nga Eraldo se pse Irma nuk po i publikon këngët që ka shkruar, por po i mban në sirtar, Libohova është përgjigjur duke thënë: “Dua të bindem, kur nuk jam e bindur aty le të rrinë, nuk mërzitem fare. Në momentin që zemra ime thotë se kjo duhet, del. Nuk kam kohë të bëj gabime”. Ndër të tjera këngëtarja ka…
Dalin fotot e para të grabitësve, ndërsa kanë mbërritur në portës hyrëse të aeroportit Nënë Tereza, e njohur si hyrja e zjarrfikëseve, nga ku kanë hyrë më pas në pistë e kanë kryer grabitjen thasëve me para në avion. Sic duket edhe në fotot e mesiperme, autorët e maskuar kanë prerë të pashqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë. Në foto duket një prej tyre të të presë hekurat e derës ndërsa një tjetër,…
Ish-ministri i Jashtëm, dhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se faji për mos sinjalizimin në kohë të grabitjes së djeshme ishte i koncesionarit kinez që menaxhon Aeroportin e Rinasit. Por Tritan Shehu në qëndrimin e tij thekson se gjendja në Rinas është lënë qëllimisht e tillë dhe askush nuk i del për zot, pasi sipas tij duan që ta shndërrojnë në një hapësire për keqbërësit. “Një aeroport pa sovranitet është dhe pa siguri! Dëgjoj Ministrin e Brendshëm qe akuzon koncesionarin kinez për atë qe po ndodh ne Rinas! Dua t’i…