Author: tirana

Punonjësit e policisë dy netë më parë kanë tentuar që të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Ende nuk mësohet sasia e drogës, por dihet se rasti është zbuluar nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm, të cilët pas mësimit të rastit pezulluan nga detyra policët e burgut. Po ashtu pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike.

Read More

Pas nje operacioni te policise se Athines, u shkatërrua një rrjet i trafikut të drogës në zonën më të gjerë të Athinës, ndërsa në pranga ranë katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian, të moshës 27-63 vjeç, të akuzuar për veprat penale të krijimit te organizatës kriminale, trafikante droge si dhe armembajtje pa leje. Sipas policise grupi vepronte duke trafikuar droge në zonën më të gjerë të Athinës në qendër të qytetit (Squares America, Victoria and St. Panteleimon).

Read More

Universiteti i Mjekësisë, më i kërkuari sot në vendin tonë ka bërë publike kotat e pranimit për vitin akademik 2019-2020, ku do të jenë plot 2025 studnetë të rinj tëndarë sipas fakulteteve të ndryshme. Po kështu në udhëzimin më të fundit të marrë nga Senati Akademik i këtij universiteti është bërë publike edhe nota mesatare që do të përdoretpër pranimin e studentëve nga të gjitha degët. Për degët Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, do të garojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 e lart. Për degën Shëndet Publik mund të garojnë kandidatët me mesatare…

Read More

Ndërsa opozita protestonte në shesh, Parlamenti ka vijuar punën ndërsa ka miratuar edhe ndryshimet që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka propozuar për Vetting-ut në polici. Ndryshimi i propozuar nga ministri është që punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të kalonin të parët filtrin e vetting-ut dhe më pas të ishte kjo strukturë që të drejtonte këtë proces për dy nivelet e tjera të Policisë së Shtetit. Sipas Lleshaj kjo do të bënte të mundur përfundimin e procesit në një kohë optimale, si dhe do të ulte kostot. Në ndryshimet për ligjin e vetingutt ishin 76 deputetë…

Read More

Krahu i djathtë i Xhelal Mziut, mbështetës i Lulzim Bashës e Sali Berishës në kauzat e opozitës, ka dalë kundër vendimit të djegies së mandateve, duke pranuar të futet në Kuvendin e Shqipërisë. Korab Lita, zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës, bastion i Xhelal Mziut që e drejton Kamzën prej tre mantesh, ka dorëzuar këtë të enjte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdekalrimit. Pritet që në mbledhjen e radhës të KQZ-së ai të marrë zyrtarisht mandatin për tu betuar më tej në Kuvend. Korab Lita vjen nga lista e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, në qarkun…

Read More

Një tjetër kandidat në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës të Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit. Korab Lita ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit, ku pritet që në mbledhjen e radhës të KQZ-së ai të marrë zyrtarisht mandatin për tu betuar më tej në Kuvend. Korab Lita në listat e qarkut të Tiranës, bëhet kështu anëtari i 100 i parlamentit. Deri më tani, pa emrin e tij opozita e re në Kuvend ka 20 deputetë, ndërsa bashkë me 79 mandatet e mazhorancës kuvendi aktual ka 99 deputetë.

Read More

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka komentuar themelimin e Shkollës Ushtarake “Skëndërbej”. Në “Facebook”, Meta shkruan se ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë por në të gjithë institucionet e sigurisë kombëtare. Meta ndër të tjera, shkruan se gjurmët e tyre janë ende të freskëta në gjithë Shqipërinë duke renditur vepra si Fierza dhe brezaret e Ksamilit. “Sot me rastin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë skënderbegasit e mrekullueshëm, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë sonë dhe të gjithë institucioneve të sigurisë…

Read More

Dy balerinët e njohur shqiptar, Albi Nako dhe Klaudia Pepa ka vite që janë divorcuar. Por, duket se dyshja ruajnë marëdhënie të mira dhe kanë respekt për njëri-tjetrin. Kjo shihet më së miri në fotografinë e tyre të fundit në Instagram, ku ish-bashkëshorti i saj ka pëlqyer fotografinë. Klaudia ka vite që është zhvendosur në Itali ku edhe po ngjet shkallët e suksesit si balerinë, ndërsa Albi është përfolur se ka nisur një lidhje dashurie me balerinën, Alba Hoxha.

Read More

Balerina e njohur Alba Hoxha është shpesh herë në qëndër të mediave rozë sidomos për lidhjen e shumëpërfolur me koreografin Albi Nako. Përveç si prezantuese e motit dhe balerinë, tashmë Albën do ta shohim dhe në rolin e biznesmenes.Këtë e ka bërë të ditur vetë Alba me një postim në llogarinë e saj në Instagram. ’Hey vajza unë sapo hapa faqen albahoxha-shop.Tashmë do të keni fatin të bleni veshje nga më të ndryshme dhe më të bukrua. Më lirë se kudo’ shkruan balerina./newsbomb/

Read More

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale në të cilën shfaqet e mbuluar, ndërsa i ka uruar gratë myslimane për ditën e tyre. “Urime Dita e Gruas Myslimane për të gjitha femrat e mia të bukura”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram. Fotografia të cilën e ka postuar është realizuar në xhaminë e Sulltan Ahmetit në Stamboll të Turqisë. Më 27 mars të vitit 2017, platforma online Muslim Girl e themeloi Ditën e Femrës Myslimane për të treguar ngjarje dhe për t’i ndarë përvojat nga komuniteti mysliman në mediat kryesore. Kjo ditë festive ishte themeluar…

Read More

Nga foltorja e parlamentit, kryeministri Edi Rama ishte i prerë me opozitarët e dorëhequr nga mandati i deputetit. Kreu i qeverisë tha se e mira e opozitës është të hyjnë në zgjedhje vendore, ndërsa theksoi se me apo pa ata, procesi do të kryhet në afatin e caktuar. Gjithashtu kreu i qeverisë duket se nuk do të lëshojë pe ndaj kërkesës për zgjedhje të parakohshme e qeveri tranzitore, teksa u shpreh se mandati që i kanë dhënë shqiptarët PS për të qeverisur e vetme nuk negociohet. “Nuk do e lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor se ato…

Read More

Nëse ka diçka të cilën njerëzit shumë të suksesshëm e kanë të përbashkët, është se ata janë shumë të zënë për ta humbur kohën në çfarëdo që nuk i afron ata afër qëllimeve të tyre. Nëse jeni duke u munduar dhe dëshiruar të bëheni pjesë e klubit të njerëzve të suksesshëm, atëherë është mirë të filloni t’i kopjoni disa prej shprehive tyre më të rëndësishme. Kjo shkon përtej mbajtjes së një fletoreje siç bën Richard Branson apo të meditoni si Steve Jobs. Për të kuptuar më mirë se për çfarë e kemi fjalën, lexoni më poshtë katër gjërat esenciale në…

Read More