Author: tirana

Tre të ndaluarit nga policia për vrasjen e Jurgen Kurtit një javë më parë kanë pranuar tashmë para oficerëve të policisë gjyqësore se e kanë kryer krimin. Gjatë deklaratave të tyre ka dalë edhe një person tjetër, i cili luante rolin e koordinatorit dhe personit që ka marrë porosinë. Ky i fundit është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Dyshohet se grupi i vrasësve ka marrë rreth 30 000 euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Pasi kanë marrë porosinë përmes personit që koordinonte grupin, ata janë vënë në ndjekje të Jurgen Kurtit duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Dyshohet…

Read More

Gjatë javës së ardhshme, dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani, do të paraqesin planin për ndërtimin e stadiumit të tyre të ri, i cili sipas parashikimeve mund të hapë dyert brenda 3-4 viteve të ardhshme (sezoni 2022/23) data më e mundshme. “Ne jemi duke punuar mbi këtë projekt së bashku me Milanin – tha CEO i Interit Alessandro Antonello – duke besuar se stadiumi është një nga asetet themelore për rritjen e vetë klubeve: Ne ende kemi punë për të bërë, por tani është koha e duhur. Së shpejti do t’i çojmë Komunës një propozim konkret, për të ndërtuar…

Read More

Ky është një lajm i keq për shoferët që e kanë qejf . Parlamenti Europian është duke hartuar një ligj, i cili detyron prodhuesit e makinave që duke filluar nga viti 2022 sensorë të matjes së nivelit të alkoolit të shoferit përmes frymëmarrjes apo ritmit të rrahjes së zemrës. Në rastet kur do të vëheren probleme, makina nuk do të lejojë vijimin e udhëtimit duke ndaluar në vend. Ligji pritet të hyjë në fuqi gjatë këtij viti dhe aplikimi parashikohet të fillojë në vitin 2022.

Read More

Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit në 18 mars. Ndërkohë në shtëpinë e autorëve, policia gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike. Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si…

Read More

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, rezulton se kanë aplikuar si kandidatë: 1. Z. Alban Brati 2. Znj. Arta Vorpsi 3. Z. Avni Shehu 4. Znj. Elsa Toska 5. Znj. Fiona Papajorgji 6. Z. Ilir Mustafaj 7. Znj. Irena Reso 8. Znj. Kestrin Katro 9. Z. Klodian Rado 10. Z. Kostandin Kazanxhi 11. Znj. Marsida Xhaferllari 12. Znj. Mimoza Qinami 13. Znj. Valbona Bala (Pajo) Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.

Read More

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka sqaruar vendimin e të birit për të lënë nënshtetësinë shqiptare. Sipas ish-kreut të shtetit, djali i tij jeton prej rreth 10 vitesh në Austri dhe si student i Mjekësisë, i është ofruar statusi i asistent/pedagogut. Për Nishanin, shteti i Austrisë i ka ofruar dhe nënshtetësinë, por sipas tij ekziston detyrimi ligjor që nuk mund të mbahen dy shtetësi. Ish- Presidenti sqaron më tej se ai nuk i ka ushqyer fëmijët me para të vjedhura dhe paratë e drogës dhe se është krenar për fëmijët e tij.

Read More

Ekspertët vërtetojnë se meshkujt gjithmonë kanë më shumë vëmendje kur kanë unazë në gishtin e tyre.Disa studime kanë zbuluar se 90% e femrave beqare kanë qenë të interesuara pas një mashkulli që ka të dashur ose bashkëshorte. Femrat qe lidhen me meshkujt e “zënë” sërish e pranojnë se kanë ndjenja dhe ndihen fajtore apo të turpshme për këtë. Megjithatë, cila është psikologjia prapa asaj se përse disa femra ndihen më të joshura nga meshkujt e zënë? Shkencëtarët sjellin disa prej arsyeve se përse ndodh kjo. 1: Edhe kafshët e bëjnë Kjo ndryshe njihet edhe si “kopjimi i zgjedhjes së partnerit”,…

Read More

Kryeministri Rama ka kërkuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, por dhe deputetët, që në reformën në administratën publike të qëndrojnë specialistët, pavarësisht se kush i ka emëruar dhe në cilën parti besojnë. Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar Socialist, ku i pranishëm ka qenë dhe Kryeministri Rama, zv.kryeministri Braçe, i cili dy muaj e gjysmë pas marrjes së detyrës ka informuar deputetët për gjendjen, në të cilën ndodhet administrata publike. Numri dy i qeverisë ka vërejtur shumë raste, kur punonjës të administratës nuk dinë se cila është puna e tyre, pa pasur një përshkrim të detyrës që duhet të kryejnë,…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka rekomanduar dialogun sërish për politikën shqiptare për të bërë përpara në rrugën e integrimi europian. Në një postim në “Twitter” me rastin e vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE në Tiranë, Soreca vlerëson progresin e bërë nga qershori i kaluar por thotë se mbetet ende punë deri në qershor kur pritet dhe vlerësimi për Shqipërinë. “Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm. Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog. Për…

Read More

Shpesh kthehen në virale videot ku shfaqen dadot duke dhunuar të miturit që prindërit jua kanë besuar për t’u kujdesur, por ky i sotmi nuk është rasti. Një video që po qarkullon së fundmi në rrjet shfaq një dado nga Filipinet që i shpëton jetën vogëlushit për të cilin po kujdesej. Dadoja e kujdesshme shikon rrezikun dhe e heq fëmijën nga dhoma pak sekonda para shembjes së tavanit. Sipas medias, ngjarja ka ndodhur në Kuvajt dhe është regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e vendosur në banesë.

Read More

Në morinë e listave të votuesve për zgjedhjet vendore që mbahen në 30 qershor janë edhe emrat e dy biznesmenëve indiane Nitin dhe Cetankumar Sandesara. Dy indianet që kanë nënshtetësi shqiptare akuzohen dhe kërkohen të ekstradohen nga autoritetet e vendit te tyre, për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikane. Në fillim të këtij viti Nitin Sandesara u shpall Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, një mandat që ju ndërprerë në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nëse ju referohemi listave te zgjedhësve të Njësisë Administrative të Farkës, Nitini dhe Cetankumari kanë përkatësisht numrat 432 dhe…

Read More