Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu ka lajmëruar përmes një videoje në Instagram se, 5 vajzat e “Anabel Hostel” do të jenë në kopertinën e radhës të revistës “Class”. “Vajzat më të përfolura të momentit së shpejti në një cover ndryshe për revistën “Class”. Rikthehet në sezonin e dytë të suksesshëm. Shembulli se, si 5 vajza të panjohura, nga një ide brilante, nisin historinë e të parit “You Tube Series” në Shqipëri! Së shpejti…”,– shkruan Alketa në Instagram. Ndërkohë ka pasur edhe komente negative kundrejt vajzave, nga ndjekësit e moderatores. Njëri prej tyre ka shkruar: “Pse nuk thua k*rvat të famshme të…
Author: tirana
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pas një seance gjyqësore maratonë, që zgjati rreth 8 orë, u mor zyrtarisht i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda në çështjen “Habilaj”. Lidhur me seancën gjyqësore në fjalë ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës, Basir Çollaku. Përmes një reagimi në Facebook, Çollaku tregon habinë e tij se si një person i akuzuar për një vepër të rëndë penale pas gjyqit shkon i lirë në shtëpi. “Saimir Tahiri zyrtarisht i pandehur, akuza trafik ndërkombetar droge, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës…. 8 orë seancë për vendimin e…
Videoja ku shihet Papa Françesku duke e tërhequr vazhdimisht dorën e tij kur njerëzit ia puthnin atë është bërë virale në internet, duke u bërë pjesë e luftës kulturore katolike mes konservatorëve dhe progresistëve. Një faqe konservatore katolike, e cila shpesh e kritikon Papën, ka thënë se këto pamje janë shqetësuese. Ky qëndrim është paraqitur përmes një artikulli ku shkruhej për historinë e gjatë të unazave që i përdor Papa dhe për rëndësinë e tyre. Disa vëzhgues të Vatikanit kanë thënë se as paraardhësve të Papa Françeskut, përfshirë Papa Benediktin dhe Papa Gjon Palin e Dytë, nuk iu ka pëlqyer…
Mjekët kirurgë shprehen se shumica e operacioneve që bëjnë të rinjtë nuk janë fare të nevojshme. Kirurgu Sokol Isaraj shprehet se të rinjtë që kryejnë operacione plastike, marrin shembuj personazhe të ndryshme nga rrjetet sociale, duke synuar të bëhen si ata. “Në thelb asnjë operacion estetik nuk është i nevojshëm. Një operacion do të quhej i nevojshëm nëse do të rrezikonte jetën. Unë e kam në eksperiencën time të përditshme kur pacientët më tregojnë fotot e pacientëve në Instagram, në përgjithësi duhet të dinë që fotot janë shumë të manipulueshme”, shpehet mjeku. Edhe pse ka qenë gjithmonë vajzat ato që…
Ish-deputetja demokrate Grida Duma e pyetur mbi rolin e presidentit Meta gjatë krizës politike, ka thënë se ai ka mbajtur një linjë korrekte ligjore. Duma vlerësoi rolin e Metës, duke u shprehur se presidenti ka shkuar deri në caqet e kompetencave të tij ligjore. Ajo thumbon edhe Nishanin. “Presidenti i Republikës që në fillesë ka ushtruar mandatin duke i shkuar në limitet fundore kompetencave kushtetuese, besoj me qëllimin për të ristabilizuar figurën e presidentit, jo thjeshtë si regjistër noterial”, deklaroi Duma, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Sipas saj, qasja e presidentit Meta ndaj zhvillimeve më të fundit politike, i…
Facebook deklaroi këtë të martë se ka mbyllur mijëra llogari të hapura në këtë rrjet nga vende si Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Si arsyetim mbi këtë nismë të marrë nga Facebook është thënë se po kryhet për të parandaluar “veprime të koordinuara dëmtuese”. Sipas të dhënave në njoftimin e Facebook-ut janë hequr 2,632 faqe, grupe dhe llogari personale. Gjithashtu nga kjo reformë janë prekur edhe llogaritë e Instagramit. “513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë”, shpjegon Facebook. Ndërsa 212 prej llogarive të mbyllura ishin me vendndodhje në Kosovë dhe Maqedoninë…
Një gabim i vogël, qoftë edhe nga pakujdesia mund t’iu kushtojë shumë në jetën tuaj. Diçka e tillë i ka ndodhur një shtetasi nga Skocia që pas plotësimit të formularit iu mohua përjetë hyrja në SHBA. John Stevenson dhe bashkëshortja e tij, Marion, një çift i moshuar nga Inverclyde, Skoci, duhej të kalonin pushimet e Krishtlindjes në Nju Jork, por përfunduan duke humbur biletat e tyre si edhe paratë e paguara për hotelin e prenotuar, pasi John u ndalua për jetë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte deklaruar gabimisht se ishte terrorist. Pavarësisht disa përpjekjeve për të…
Prej disa vitesh, Greqia ofron leje qëndrimi për shtetas jokomunitarë që blejnë pasuri të patundshme me vlerë të paktën 250.000 euro. Ky është i vetmi kusht që ata të pajisen me leje qëndrimi pesë vjeçare e të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në gjithë hapësirën Shengen. Programi, me emrin “Viza e Artë”, nisi të zbatohej në vitin 2013, si një përpjekje për t’i bërë transfuzion sektorit të ndërtimit dhe atij imobilar që po përjetonin një vdekje të ngadaltë. Që atëherë, deri në Nëntor 2018, numri i lejeve të dhëna investitorëve të tillë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre,…
Enca, një ‘vajzë e keqe’ në rrjete sociale. Këngëtarja Enca Haxhia ka postuar një video në rrjetin social Snapchat, ku shihet duke tymosur. Ajo duket se ka vendosur të qerasë veten pasi ajo që po tymoste nuk është një cigare e zakonshme, por lëndë narkotike, shkruan Gazeta Express. Enca njihet si artiste që nuk njdek rregulla dhe bën atë që ka dëshirë, si në këngë që po sjell ashtu edhe në stilin ashtu edhe në veprimet e saj.
Saimir Tahiri ka fshikulluar në mënyrë indirekte dy pasardhësit e tij, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj. Në një prononcim për mediat pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, Tahiri deklaroi se vijon të mbetet ministri më i suksesshëm. “Nuk bëj politikë deri në momentin kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet. Çdo kusur që po përjetoj deri tani do ja dal deri në fund, nuk është dhe aq e kollajtë që të jem ose jo unë kurbani, nuk më shqetëson shumë kjo. Unë jam prapë ministri kampion të jeni të bindur, atë që kam bërë për policinë…
Andi Bushati thotë se Edi Rama është i vetmi politikan shqiptar që nuk dorëhiqet. Analisti shprehet pro zgjedhjeve të parakohshme ku nënvizon se ato duhet të kryhen pa Edi Ramën si kryeministër. I ftuar në News24, Bushati tha duhet që të hiqet ky pushtet. “Ne duhet të dimë se cilat janë prioritetet e Shqipërisë. Po na thuhet që prioritet i prioriteteve është reforma në drejtësi. Në vizionin tim kjo reformë në drejtësi me institucionet e zgjedhura po tregon se është një reformë që po pëson trysninë e ndikimin e një pushtetit autoritar. A kemi objektiv një reformë të pastër, atëherë…
Gjykata për Krime të Rënda vendosi të kalojë çështjen “Tahiri” për gjykim me akuzat e ngritura më herët nga prokuroria. Ndërkohë, mbrojtja e Tahirit dhe Çelës, kërkuan edhe gjykimin e shkurtuar