Author: tirana

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD ka folur në AbcNews për dosjen 339, ku sipas të cilit ka përgjigje për zyrtarë të lartë. Duke u përgjuar trafikantët e drogës, sipas Gjatës u zbulua se ata kishin mbrojtjen e politikanëve të lartë të cilët i kishin ndihmuar për blerjen e votave. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, pretendon se në këto përgjime është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama. “Duke filluar që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda”-është shprehur ai.

Read More

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, për të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet. I ftuar në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Moisiu u shpreh se PD është forca me e madhe opozitare, por ka shembuj në botë që dhe parti të mëdha janë zhdukur. Sakaq, ish-presidenti ka theksuar se politikanët që u tërhoqën nga mandatet, duhet të krijojnë një klimë mirëbesimi me politikanët që kanë mbetur në skenë. “PD forca më e madhe opozitare politike. Por ne kemi shembuj në botë që parti politike janë zhdukur. Puna…

Read More

Gazetari dhe analisti Alfred Lela ka sulmuar në median e tij sot në mbrëmje ish-deputetin socialist Ben Blushi, i cili tashmë mban postin e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm në Top Channel. Në shkrimin e tij, Lela ngre pikëpyetjen nëse Top Channel riktheu politikanin apo gazetarin Ben Blushi? Lela mendon se Blushi i ‘Koha jonë’ i përket një kohe tjetër që nuk vjen më. Postimi i plotë: Nga Alfred Lela Një publicist i njohur, thotë ndonjëherë me vetëironi: më ka dalë shkrimi kundër. E ka fjalën, besoj, për rastet kur i kthehet mbrapsht, si bumerang, ndonjë ide apo tezë. Komentatorët…

Read More

Skënder Minxhozi / Herë pas here media shqiptare kujtohet të rikthejë në jetë copa historie, krizash, tensionesh e sherresh të harruara. Një të tillë e ripamë në shtyp pak ditë më parë, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së pandëshkuar të Gërdecit. Ishte data 5 mars 2015. Shqipëria ishte e mbërthyer në telenovelën Doshi-Meta, ku, për të rikujtuar fabulën qëndrore, deputeti shkodran akuzonte kreun e Kuvendit të asaj kohe, se kishte planifikuar ta vriste. Siç u pa në ato orë dramatike, opozita u hodh në sulm frontal për largimin e Metës nga poltroni më i lartë i parlamentit dhe si…

Read More

Edhe pse nuk pranoi që të digjte mandatin e saj, kjo nuk e ka penguar Rudina Hajdarin që të jetë bashkë me kolegët e saj demokratë. Rudina Hajdari ka qenë e ftuar bashkë me kolegët e saj të opozitës, si Genc Pollo, Oerd Bylykbashi apo dhe Klajda Gjoshën në një aktivitet të organizuar nga BE. “Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj. Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve Shqiptarë…

Read More

Mero Baze /  Përtej zhurmës për papërgjegshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që po shmanget nga debati. Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës është në shumën e 1.125.000 dollarëve. Pyetja më normale që shtrohet është përse Kryetari I Partisë Demokratike, duhet të shpenzojë 1,125 milionë dollar, në një fushatë elektorale në SHBA, dhe vetëm 300 mijë dollar në…

Read More

Ajo është padiskutim një nga figurat më të njohura  politike. E shohim jo në pak raste të ftuar në studio  televizive ku shpreh opinione politike dhe jo  vetëm. Në një takim ndryshe në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Zana Guxholli, na ka prezantuar për herë të parë nusen e saj, një shtetase amerikane, Michel Biring Pani . Të dyja, të ftuara në studio kanë ndarë për publikun marrëdhënien e tyre si nuse-vjehrrë. Ajo ç’ka mësuam nga nusja Michel për Zana Guxhollin është se Zana është një vjehrrë shumë moderne dhe se i vetmi konflikt që ato kanë është…

Read More

Vendimi për importin e makinave parashikon edhe kategori që përjashtohen nga rregullat e reja. “Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale. Mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare”,…

Read More

Analisti dhe njëherësh moderatori i emisionit Provokacija, Mustafa Nano ka përgëzuar mbrëmjen e sotme hetimin e nisur nga Prokuroria, për lobimin e PD në Amerikë. Në monologun e emisionit të tij, Nano u shpreh se duhet të hetohet që të dalë ku kanë shkuar këto 650 mijë dollarë të përdorura për lobim, ndërsa ka ngritur një pyetje: Pse duhet të ttirrej Lulzim Basha i pari? “Prokuroria ka thirrur Lulzim Bashën për disa pagesa të çuditshme të bëra gjatë zgjedhjeve të fundit, të cilat nuk figurojnë në listën e shpenzimeve të bëra gjatë fushatës nga kjo parti. Bëhet fjalë për 650…

Read More

Vendi ynë ka shënuar një përmirësim në drejtim të lëvizjes së lirë të qytetarëve pa viza. Këtë e konfirmon edhe raporti i fundit i “Hanley&Partner” i cili e rendit Shqipërinë në vend të 48, i takon pasaportave më të fuqishme në botë. Kështu, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm drejt 116 vendeve të huaja, pa pasur nevojë të ndjekin procedurat e marrjes së vizave. Ndërkohë, në indeksin e publikuar në muajin janar (i cili rishikohet çdo tre muaj), Shqipëria listohej e 50-ta, me lëvizjen e qytetarëve pa viza drejt 115 vendeve. “Shqipëria, për shembull, ka lëvizur deri në 28 vende…

Read More

Në vendin ku punonte si kryekuzhinier në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, ditën e 4 shtatorit, Isa Sejdiu kishte filluar punën sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, po atë ditë, ai ishte penguar gjatë kryerjes së detyrës, nga një koleg i tij. Kjo pasi shefi i kuzhinës, një ditë para se të ndodhte ngjarja, iu kishte thënë kolegëve të tij se së shpejti do të emërohej në pozitën e zëvendës drejtorit të AKI-së. Kjo deklaratë nuk ishte pritur aspak mirë prej të dyshuarit kryesor për vrasjen e Sejdiut, Valon Ibërdemajt. Ibërdemaj që në AKI punonte si roje objekti, atë ditë kishte marrë…

Read More

E kemi parë shpesh në studio televizive teksa flet me pasion rreth artit të tij, por ndryshe nga herë të tjera artisti Bujar Kapexhiu ndau me të gjithë disa momente nga dita e tij e dasmës. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kapexhiu, tha se në kohën kur është martuar ishte punëtor llaçi, pasi partia komuniste e kishte dërguar për riedukim pas Festivalit të 11-të. Siç tregon ai duke qenë se ishte në survejim gjatë periudhës kur ishte bërë dasma, i kishte kërkuar gruas së tij të mos vishej me të bardha, pasi cilësoheshin si borgjezë. Por, gruaja…

Read More