Një anije mallrash italiane, e cila ishte nisur për në Brazil, ndërsa mbante 2 mijë makina brenda, është përfshirë nga flakët e zjarrit dhe u mbyt në Oqeanin Atlantik afër brigjeve të Francës javën e kaluar. Të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan nga ushtria britanike, ndërsa autoritetet franceze filluan punën menjëherë për të pastruar derdhjen e naftës në oqean si pasojë e fundosjes. Anija u përplas me 12 mars rreth 150 milje detare në jugperëndim të Brestit, Francë, në një thellësi prej rreth 4.5 km nën sipërfaqen e oqeanit. Prodhuesi gjerman i makinave Porsche konfirmoi të…
Author: tirana
Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel të kemi mundësi në të ndjekim pjesën e dytë të asaj që ndoqëm të mërkurën e kaluar. Javën që lamë pas, Rita Lati, Aleksandër Çipa, Bujar Asqeriu, Maya Aliçkaj, Romeo dhe Donald Veshaj dhe Silda Anagnostina folën për muzikën, traditën dhe kulturën e krahinës së Vlorës. Në fund të këtij episodi, në studion e Soirée hynë Agron Llakajdhe Ylli Baka me të gjithë tepelenasit e tjerë në studio. Tashmë, të gjithë do të kemi mundësinë të shohim se çfarë ka pasur pas natës vlonjate. Pjesë e kësaj mbrëmje, përpos Agron Llakajt dheYlli…
Parlamenti Grek miratoi ligjin që zgjeron kategoritë e emigrantëve që marrin shtetësinë greke. Po ashtu ulet edhe tarifa e aplikimit për marrjen e kësaj shtetësie. Parlamenti helen ka votuar një paketë dispozitash të reja, duke zgjeruar gamën e emigrantëve që mund të përfitojnë nënshtetësinë greke. Kjo e drejtë tashmë u ofrohet edhe emigrantëve me moshë mbi 65 vjeç, të sëmurëve mendorë apo psikikë, si dhe invalidëve. Një nga masat favorizuese është ajo për uljen e tarifës që paguhet për aplikimin. Nga 700 euro, bëhet tashmë 550 euro. Gjithsesi, kjo është një tarifë mjaft e shtrenjtë, sidomos për kushtet e Greqisë.…
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë të dy profesionistë në muzikë dhe nuk kishte se si Renee të devijonte nga rruga e familjes. Vogëlushja ka filluar të ecë në të njëjtat hapa si prindërit dhe duket se muzika është kthyer në një pasion për të. Roberti ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një video të Renee, në të cilën ajo shihet duke i rënë pianos. Duket se pianoja është e pozicionuar në një cep të shtëpisë së tyre dhe vogëlushja shfaqet shumë e lumtur. Ndoshta kur të rritet Renee mund të bëhet njësoj e njohur si prindërit e…
Një moment i tmerrshëm ka ndodhur në futsallin portugez gjatë një ndeshje, ku një 28-vjeçar mbeti i vdekur parketin e lojës. Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao, ra në tokë kur kishin mbetur edhe 13 minuta për të luajtur, ndërsa lojtarët e tjerë dhe tifozët, e panë me ankth këtë moment. Incidenti fatkeq ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez. Pamjet traumatike tregojnë doktorët e të dyja kluebeve, që përpiqen të sjellin në jetë 28-vjeçarin Mendes, pas atakut në zemër. Lojtari portugez me urgjencë u transportua drejt spitalit,…
Kur Meghan Markle dhe Princ Harry treguan që do largohen nga Kate dhe William për të jetuar në një tjetër shtëpi, fansat në internet arritën në konkluzionin që ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Dickie Arbiter, dikur zëdhënës për shtyp i Mbretëreshës Elisabeth më në fund ka dhënë shpjegime për këtë çështje duke sqaruar të gjithë tymnajën e krijuar. “Arsyeja pse çifti mbretëror po ikën nga ‘Kensington Palace’ është se vendi ku aktualisht jetojnë në pallatin mbretëror është shumë i vogël. Ata jetojnë në një shtëpi që ka dy dhoma gjumi dhe vetëm një dhomë ngrënieje dhe pritjeje për miqtë në…
Në një llogari publike në rrjetet sociale, personazhet e njohur janë më të ekspozuarit për të marrë jo vetëm komente pozitive nga ndjekësit e tyre, pasi shpesh shumë prej tyre tregohen më të ‘guximshëm’ se ç’duhet. Në një foto të publikuar së fundmi nga moderatorja Arbana Osmani, një nga ndjekësit i shkruan se sipas tij, ajo nuk është e bukur fizikisht, por vetëm së brendshmi; ndërsa Arbana ka replikuar në mënyrë krejt origjinale e me humor. “Arbana, ti je shumë e bukur nga sjellja dhe nga shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le të themi je simpatike”; ka shkruar ndjekësi…
Deputeti i ri i dalë nga listat e PD-së, Lefter Maliqi, me anë të një statusi në Facebook ka publikuar diplomat e tij për tju përgjigjur gazetarëve në lidhje me arsimimin që kishte. Por ndër to ka një detaj që s’shkon. Në diplomat e publikuara nga vetë Maliqi shihet se emri i babai të tij është i ndryshëm në diplomat që zotëron. Në njërën, ai prezantohet si Lefter Novruz Maliqi dhe në një tjetër më të hershme Lefter Faik Maliqi.
Ka një tendencë për ti parë në një mënyrë tejet sipërfaqësore qëndrimet e forta që Ilir Meta mbajti sot. Deklaratat e tij janë shpjeguar si një përpjekje për thellimin e krizës, të bëra nga njeriu që deri më sot ka mbajtur veshur kostumin e liderit të LSI-së, parti të cilën ia la trashëgim bashkëshortes së tij. Pra, në këtë kuptim, togëfjalëshat për vetësakrifim alla Salvador Aliende, presidenti kilian që u rrëzua nga pushteti nga një bashkëpunim i turpshëm i segmenteve më fashistoide të CIA-s me manjatët milionerë që rrethonin Kisingerin, apo ato për djegje të mandatit presidencial, janë interpretuar si…
Nuk ndodh shpesh që pjestarët e një familje mbretërore të fotografohen me bikini, qofshin këto edhe në plazh. Çifti Charles dhe Camilla kanë bërë një shkëputje 12 ditore nga Pallati Mbretëror, për të shijuar plazhet Karaibeve. Si rrallëherë më parë Dukesha e Cornëall dhe Princi Charles janë fotografuar me rrobebanje, foto të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit anekënd botës. Trashëgimtari i fronit ka veshur një palë rrobebanje me printe lulesh, ndërsa partnerja e tij një monokini në ngjyrë blu. Hera e fundit kur Charles është fotografuar me rrobebanje ka qenë në rininë e tij në vitet ’70.
Prezantohen uniformat e reja të Kombëtares Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme, uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të luajë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020. Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrjë jeshile. Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Shkodrën. Biznesmeni 36 vjecar, Nard Polia nga Thethi është vrarë me armë zjarri. Por emri i tij nuk është i panjohur për publikun pasi Nardi është bërë i njohur për kthimin e tij nga Italia në Theth për të investuar në vendin e tij. Ai dhe vëllai i tij u kthyen nga Italia në vitin 2010 dhe ndërtuan një bujtinë me duart e tyre, shkruan Albeu.com. “Kthimi ishte vendimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë”, thoshte Nard Polia. Turizmi që sollën vëllezërit Polia e bëri jetën edhe më të lehtë…