Biznesmeni Ferdinand Polia u ekzekutua sot pasdite me armë zjarri me breshëri në Shkodër. Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Ndërsa kolegia e tij, Age Martini përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej. Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj. ‘ Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot…
Author: tirana
Të gjithë ata që pëlqejnë boksin edhe në Shqipëri kanë mundësi të shohin ndeshje shumë të mira. Ditën e mërkurë në qytetin e Durrësit do të keni mundësinë të shihni një ndeshje të zjarrtë mes Albi Sorrës dhe italianit Riccardo Lecca. Ndëshja do të jetë me 8 raunde dhe do të jetë sfida kryesore e mbremjes “Titans Fights II”. Madje gjatë kësaj mbrëmje do të ndeshen mes tyre edhe emra të njohur boksierësh profesionistë si Ardit Murja dhe Muhamet Mema. Mbrëmja do të transmetohet live nga RTSH Sport prej orës 18:00. Albi Sorra që do ketë përballë boksierin Italian është…
Mes 20 personave të arrestuar nga policia kosovare në bizneset e masazhit në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë janë edhe 11 shtetas nga Shqipëria. Aksioni kundër trafikut të qenieve njerëzore “MASAZHI 2019” kishte si objektiv 48 biznese masazhi, të cilat u kontrolluan dy muajt e fundit në kryeqytetin kosovar dhe Fushë Kosovë. 22 prej tyre u mbyllën. Përveç shtetasve nga Shqipëria janë arrestuar dhe 6 tajlandeze, 1 italian dhe një rumun. Ndaj disa prej tyre rëndojnë akuzat për mundësim ose detyrim prostitucioni dhe ofrim i lokaleve për prostitucion.
Shqipëria është duke u përgatitur për sfidën e parë të eliminatoreve “Euro 2020” ndaj Turqisë që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Pavarësisht atmosferës pozitive, në kampin kuqezi nuk kanë munguar polemikat, ku spikat lënia jashtë e portierit Thomas Strakosha, i cili humbi avionin, apo dhe reagimi i futbollistit Ermir Lenjani që dha dorëheqjen nga Kombëtarja deri sa të largohet Panuçi. Në një intervistë për “Shqipëria.ch”, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala ka analizuar situatën aktuale të ekipit kombëtar, teksa nuk ka nguruar të flasë është për futbollistët që tradhtojnë Shqipërinë dhe zgjedhin Greqinë. “Të…
Këngëtarja e njohur shqiptare e muzikës folk, Enkelejda Arifi ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projekteve të reja muzikore. Ashtu siç pritej, Enkelejda e ndezi atmosferën dhe këndoi disa prej këngëve më të pëlqyera nga publiku, duke u përqendruar kryesisht te muzika çame. Ajo pranoi se “tumankuqen’ ia kërkojnë në çdo event që merr pjesë, madje ka filluar ta këndojë në stile të ndryshme. Versioni jazz apo rrege ishin ndër më interesantët, edhe pse këngëtarja zgjodhi të performonte vetëm versionin rrege, për vetë faktin se version tjetër…
Urdhri i një gjykate në New Delhi për ekstradimin e dy shtetasve indianë, Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara është maja e ajsbergut të një skandali gjigant financiar, e cili përfshin edhe Shqipërinë. Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri. Por çfarë qëndron pas skandalit?Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur…
Pas 2 vitesh lidhje, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shpallën fejesën e tyre. Që pas propozimit në ‘Bahamas’, çifti ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat e huaja dhe çdo veprim i tyre është vëzhguar më detaje, megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë koment publik. Jennifer është intervistuar nga ‘People’ dhe është shprehur se ajo dhe Alex janë vërtetë shumë të lumtur. “E vlerësojmë faktin se ku kemi arritur sot dhe këtë jemi duke e shijuar në maksimum”, ka shtuar Alex. Edhe pse ende janë duke festuar fejesën e tyre, Alex dhe Jennifer nuk kanë pritur…
Rita Ora në ditët e sotme njihet për karierrën e saj muzikore dhe famën, e cila ka arritur në të gjithë globin. Por, duket se fillimet e këngëtares shqiptare nga Kosova kanë qenë mjaft të thjeshta. Duke bërë një intervistë me fansat në rrjetin social ‘’Twitter’’. këngëtarja u pyet se çfarë këshille do t’i jepte vetes së saj në moshën 16-vjeçare kur ishte shitëse në një dyqan atletesh. Plot pasion Rita i përgjigjet: “Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha…
Nesër opozita do të zhvillojë protestën e gjashtë nga 16 shkurti. Pas tubimit të fundit para Kryeministrisë dhe Parlamentit ditën e shtunë, ku u shënuan dhe disa incidente dhe përplasje me policinë, opozitarët rikthehen sërish nesër. Në orën 09:30 simpatizantët e PD-së dhe LSI-së do të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë dhe legjislativit, që e cilësojnë ilegjitim pas dorëheqjes së tyre nga mandatet. Policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve dhe mbrojtjen e deputetëve që të mos ketë konfrontime si në rastin e tre javëve më parë, ku u sulmuan ministri Klosi dhe dy deputetë të…
Ajo është një nga figurat më të njohura të gazetarisë sportive në televizionet shqiptare. Daljet e saj të para si gazetare sporti kanë qënë që në vitin 1999, në një kohë kur të shikoje gjininë femërore të fliste për sportin ishte tabu. Bëhet fjalë për Enkeleida Zekon. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në ekran teksa flet për sportin, sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me vajzën e saj Ester, nga ku tregoi lidhjen e ngushtë që ka me të. “Ester tani po rritet dhe ka nevojë për gjëra të tjera. Kanë ikur netët…
Socialistë do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit në të njëjtën ditë që do të mbajnë Kongresin e tyre. Ata kanë menduar që t’i paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky këshill. Ndaj, në takimin e të shtunës prezantohet dhe lista e kandidatëve për këshilltar bashkiak. Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të shpallet zyrtarisht si kandidati që kërkon një mandat të dytë. Në një intervistë për televizionin Klan, kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita thotë se qytetarët e kryeqytetit…