Author: tirana

Almeda Abazi prej shumë vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka gjetur edhe njeriun e zemrës, por rrënjët e saj shqiptare nuk i ka harruar kurrë. Këtë të mërkurë bashkë me partnerin e saj, Tolgahan, Almeda ka vendosur të japë një kontribut të vyer në ndihmë të një komuniteti në Shqipëri. Çifti i njohur kanë dhuruar makina qepëse për 50 nëna me fëmijë jetimë, si pjesë e një projekti e ambasadës turke në Shqipëri. Ky donacion i bukuroshes shqiptare dhe aktorit turk ka si qëllim që këto nëna të kenë mundësinë të fitojnë diçka me punën e tyre…

Read More

Një kontroll i brendshëm nga Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka konstatuar dhjetra shkelje në procedurat e tenderimit që ka zhvilluar gjatë vitit 2018 Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara. Organi më i madh i prokurimeve në Shqipëri, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kryen shumicën e blerjeve qëndrore është përshirë në një aferë ku janë zbuluar shkelje të ligjit të prokurimit publik, dy standardizime me përzgjedhjen e fituesit në garë dhe vonesa të pajustifikuara në procedur. Auditi i ngritur me urdhër të ministrit Sandër Lleshaj konstaton se shkeljet kanë sjellë dëme për…

Read More

Ilir Meta nuk e ka për herë të parë që kërcënon me dorëheqjen e tij nga karriget më të rëndësishme shtetërore. Pak ditë përpara miratimit të reformës historikë në drejtësi, në 17 korrik 2016 Ilir Meta bëri këtë deklarata nga zyra e tij si Kryetar Kuvendi. “Unë personalisht jam gati që për hir të një kompromisi që nga ky moment të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti, në qoftë se i shërben kompromisit, ministrat e forcës politike që përfaqësoj, dhe të gjithë përfaqësuesit politik të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që ne të detoksikojmë, i heqim të gjithë frikën e…

Read More

Linda Halimi u bë nënë për herë të parë disa ditë më herët dhe lajmin e dha partneri i saj, Davon Edwards. Këngëtarja shqiptare e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj dhe asnjëherë nuk zbuloi detaje për të. Që prej kohës kur Kaimana ka ardhur në jetë, Linda ka ndarë pothuajse çdo ditë detaje nga jeta me të dhe ndjesitë që po provon si një nënë e re. Pak orë më parë ajo publikoi një foto të së bijës teksa fle. E vogla shfaqet duke i kapur gishtin nënës së saj, si një mënyrë për t’i treguar se e…

Read More

Reperi, Capital T ka qenë së fundmi i pranishëm në një koncert të Drake, prej të cilit duket se është frymëzuar shumë. Reperi me famë ndërkombëtare duhet të jetë një ndër më të preferuarit për artistin shqiptar, ndaj ai ka vendosur të ndjekë nga afër një nga koncertet e tij. Capital T ka publikuar video të ndryshme nga koncerti dhe ka premtuar se të njëjtin nivel do të sjellë në Shqipëri. “Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të…

Read More

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe kjo do të bëjë që të kaloni lehtësisht çdo të papritur të mundshme. Këshillohet vetëm që të tregoni më shumë kujdes në çështjet profesionale. Demi Nuk jeni ndikuar ende nga ajri i pranverës, përkundrazi këto ditë keni qenë nervoz dhe të tensionuar. Ndoshta stresi i akumuluar ju ka përfshirë keq. Mundohuni që të ruani sa më shumë qetësinë, sidomos në dashuri, duke evituar çdo lloj konflikti. Po ashtu këshillohet që të relaksoheni. Binjakët Kjo e enjte do të jetë shumë më pozitive se sa fillim…

Read More

Bashkimi Evropian ka gjobituar me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë. Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit. Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale. Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklameve në faqet përkatëse. “Sot, komisioni ka ndëshkuar Google me 1,49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionarja e Bashkimit Evropian për Konkurencë, Margrethe Vestager. Kjo është hera…

Read More

Pas padisë që Partia Demokratike bëri ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Llleshaj, ka ardhur një reagim nga zv.kryeministri Erion Braçe. Braçe shprehet se po qe puna që janë përdorur mjete të helmimit masiv gjatë protestës, atëherë Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e tij. “Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë, në Shkodër, ku është vrarë një person. Dyshohet se viktima është shtetasi Ferdinand Polia. Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe pronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”. Njoftimi i Policisë: Sot në ora 16.30, është derguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Megjithe perpjekjet per ti dhene ndihme mjekesore ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude dhe sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte…

Read More

Mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk ka një marrëveshje finale për çështjet që janë pezull në tryezën e negociatave mes dy vendeve. Bisedimet kanë nisur prej tre vitesh, por lëvizjet e ministrave të jashtëm duket se kanë frenuar firmën mbi marrëveshjet për dosjet e vjetra, mes tyre edhe kufirin detar. Megjithatë, pala greke vijon që të deklarojnë se Athina do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Ministri i Jashtëm Georgios Katrougalos është shprehur se është e drejtë e patjetërsueshme e Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale me 12 milje. “Ne kemi vendosur të zgjerojmë ujërat tona territoriale në…

Read More

Këngëtarja Ledina Çelo është vënë gjithmonë në dukje për linjat perfekte fizike që ajo ka dhe pamjen e freskët dhe origjinale. Ajo kujdeset çdo ditë për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme dhe këtë na e ka treguar dhe në ‘Instastory-n’ e fundit që ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’. “Duhet një maskë për fytyrën, para një ditë të gjatë. E bardha e vezës, vaj ulliri, mjaltë”, ka shkruar Ledina bashkangjitur me foton e ingredientëve, ku tregon se e pret një ditë e gjatë, para së cilës duhet të përgatitet. Çelo ka ndarë shpesh…

Read More

Për kreun e PBDNJ zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme, dhe kryeministri Rama thjesht po e shtyn në kohë këtë proces. I ftuar në studion e Top Talk, Vangjel Dule theksoi se në përfundim të procesit të zëvendësimit të deputetëve, Parlamenti do të bjerë. “Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë Kuvendi përbëhet nga 140 parlamentarë. Në momentin që ky proces, i cili është shndërruar në një farsë të zëvendësimit të deputetët mbyllet, atëherë ky Parlament bie. Unë e shikoj si një obligim Kushtetues të Presidentit që të vijojë me shpërndarjen e Parlamentit, Rrjedhimisht nuk ka asnjë arsye racionale që Rama…

Read More