Cilat janë mënyrat e shtimit të influencës ruse në Shqipëri dhe mjetet që po përdoren në arritjen e këtij qëllimi? Në kushtet e konfidencialitetit, një burim nga inteligjenca shqiptare i shpjegoi Top Channel se, 3 janë mënyrat e shtrirjes së kësaj influence. “Pas marrëveshjes së Shqipërisë për instalimin e një baze të NATO-s në Kuçovë shikojmë një intensitet të tentativave për rritje të influencës ruse”, thotë burimi. Sipas të njëjtit burim, Rusia e ka trefishuar vitet e fundit numrin e bursave të plota dhënë për studentët shqiptarë. Një tjetër aspekt ku është fokusuar inteligjenca shqiptare lidhet me aktivitetin e Ambasadës…
Author: tirana
At Spiro Katundi ndonëse është në krye të kishës së Mitropolisë në Korçë prej 14 vitesh, ndan me të tjerët edhe pasionin e tij për muzikën. Ai ka filluar të këndojë shumë herët, që para se të bëhej prift. Po ashtu ka krijuar dhe shumë tekste këngësh. Ka marrë pjesë në koncerte e festivale dhe ka qenë pjesë e estradës së Korçës, shkruan Tv Klan. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer jetën e tij dhe pasionin për muzikën. “Babai im ka qenë prift dhe unë e kam parë të veshur kështu siç…
Nga Mero Baze Shërbimi Informativ Shtetëror ka një dosje për ndërhyrjen ruse në Shqipëri dhe përpjekjen për të ndikuar në ngjarjet politike, në shtyp dhe në investime. Një përmbledhje e raportit i është paraqitur Komisionit parlamentar të Sigurisë, natyrisht pa detaje, por si problematikë. Shërbimi ynë Informativ, nuk është se është shquar për ndonjë aftësi zbuluese, por në rastin e interferencave të huaja, siç janë elementët terrorist të ISIS, apo ndërhyrjet ruse, ka asistencë të fort perëndimore, dhe kryesisht amerikane, për të mos thënë, që është një lloj grupi i gatshëm i tyre. Raporti i SHISH nuk është përdorur politikisht…
Zgjedhja e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kaloi përgjithësisht e qetë, që fill mandej u shoqërua me një replikë. Mediat, në prag të zgjedhjeve, përcollën një shqetësim të ish Kryeministrit të Shqipërisë, z. Berisha, që paralajmëronte se njëri prej kandidatëve ishte i përkrahuri i qeverisë. Ndërkaq, fill pas përfundimit të votimit, një nga kandidatët humbës, pikërisht ai, për të cilin qe thënë se në garë është i “përkrahuri” i qeverisë, akuzoi KMSH-në dhe organizatorët pak minuta pas shpalljes së rezultatit, për mekanizma “okultë”, që gjoja kanë tjetërsuar procesin për të kontrolluar kështu jetën e komunitetit të besimtarëve…
Prej disa kohesh është përfolur se Era dhe Nora do vijnë me një bashkëpunim i cili është i pari mes dy motrave të njohura. Madje dy muaj më parë Era zbuloi edhe pamje nga xhirimet e videoklipit. Bashkëpunëtorët e Erës dhe Norës konfirmuan këtë bashkëpunim ndërsa ditën e sotme ka folur vetë këngëtarja. Era është rikthyer në Prishtinë për xhirimet e fundit të klipit dhe në videot e postuara në Instastory shprehet se projekti do t’ju pëlqejë shumë. “E di që jeni duke pritur prej shumë kohësh klipin me Norën. Nesër kemi xhirimet e fundit dhe mezi po pres me…
Lulzim Basha ka qenë në Berat sot, për t’iu mbushur mendjen qytetarëve që të vijnë në Tiranë të shtunë, në protestën e opozitës. Por, siç shihet nga foto e mëposhtme, Basha ka mbledhur vetëm një grusht njerëzish.
Pas intervistës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku Elton Ilirjani deklaroi se është kundër martesës dhe birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale, të gjithë përfaqësuesit e komunitetit LGBTI iu kthyen kundër. Përmes një lidhje në “Skype” ditën e sotme, Eltoni tregoi se ka marrë shumë mesazhe që e ofendojnë, e shantazhojnë për ta hedhur në gjyq, madje edhe i kërcënojnë jetën. Ai veçoi disa mesazhe që i kanë ardhur nga përfaqësues dhe drejtues të organizatave të komunitetit LGBTI në Kosovë dhe Maqedoni, duke përmendur mes tyre edhe Kristi Pinderin, shkruan Top Channel. “Në fakt dua të veçoj…
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një aeroport në Arabinë Saudite. Jemi mësuar të harrojmë, valixhen ose diçka tjetër, por kjo nënë harroi fëmijën e saj në terminal dhe u kujtua për të vetëm në momentin kur avioni ishte ngritur nga pista. Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta. Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit me 1 orë. Mediat arabe shkruajnë se situata e çuditshme ka ndodhur në avionin e linjës Jeddah- Kuala Lumpur gjatë fundjavës së kaluar. Kur nëna…
Dy vjet nga zgjedhja e tij në krye të Presidencës, Ilir Meta pritet që të rinovojë pajisjet e institucionit që drejton. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se institucioni i Presidencës ka kërkuar që të blejë orendi dhe pajisje për zyrën në vlerën e 25 mln lekëve. Procedurat e tenderimit kanë filluar që më 11 janar të këtij viti, ndërkohë që firma përzgjedhëse pritet që të jetë në prill të këtij viti. Gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit për institucionin e Presidencës në Komisionin e Ligjeve në nëntor 2018, përfaqësuesit e Presidentit Ilir Meta u shprehën të kënaqur nga fondet…
Gëzim Nika një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike shqiptare ka rrëfyer historinë e tij të emigrimit në Amerikë. Ai rrefen edhe per projektet e tij në muzikë të cilat do të vijnë brenda vitit 2019. Gezim Nika rrefen se si ne vitin 1997 u largua nga Shqiperia drejt Amerikes, sfidat e tij dhe udhetimet e here pas hershme ne Shqiperi. Ai shprehet gjithashtu se pavaresisht se jeton Ne Amerike ai vjen ne Shqiperi edhe pse pushime te tjera ben ne sezonin dimeror ne Amerike.
Komisioni i Industrisë në Parlamentin Egjiptian ka nxitur Prokurorin e Shtetit të nisë një hetim kriminal për kontrabandën e cigareve – pas një serie raportimesh investigative të publikuara nga BIRN që zbuluan se marka më popullore e vendit prodhohet masivisht dhe kontrabandohet nga Ballkani. Komisioni tha se prokurorët duhet të kontrollonin edhe nëse menaxherët e Eastern Company kanë lënë pas dore ndalimin e rrjedhjes së cigareve të falsifikuara nga mali i Zi dhe Shqipëria në Egjipt. “Shpërdoruesit duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmin që shkaktuan duke mos vepruar, duke mos mbrojtur paranë publike, ndaj kjo çështje duhet të referohet tek…
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë ngritën siparin me surprizën e Partizanit, në një humbje që komplikoi pozitat e “të kuqve” për trofeun e dytë nga rëndësia në futbollin tonë. “Demat e kuq” humbën 1-2 ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të dënimit të fushës së kryeqytetasve, e tani duhet të imponohen në “qytetin e gurtë” për të kaluar më tej. Hebaj dhe Jasir Asani testuan portierin e skuadrës gjirokastrite në pjesën e parë të lojës, para se një perlë e Bruno Telushit të prishte ekuilibrat. Partizani mund të kishte shkuar në pushim me avantazh…