Nëse po mendoni se përse shtoni kile vetëm në disa pjesë të trupit duhet të dini se është pikërisht ADN-ja juaja ajo e cila vendos sesi do të shpërndahen kilet e tepërta në organizëm. Një këtë përfundim kanë arritur 275 specialistë të cilët shpresojnë se me një zbulim të tillë do të kenë më shumë mundësi të kënë njohuri në luftën kundër obezitetit dhe sëmundje të tjera të lidhura me të si përshembull patologjitë kardiovaskulare dhe diabeti. Grupi i mjekëve arriti të identifikonte 24 pjesë të ADN-së, 9 prej të cilave ishin të rralla të cilat kanë tendencën të grumbullojnë…
Author: tirana
Kush e di sa herë do të keni marrë një lloj rrufeje pasi prekni një person. A keni menduar ndonjëherë pse? Epo, mund të ndodhë dhe jo aq rrallë që trupi i njeriut të shfaqë rryma të energjisë elektrike statike, të padukshme për syrin të cilat janë rezultat i një ndryshimi potencial që ekziston. Çfarë do të thotë kjo? Për ta kuptuar këtë shumë mirë, shkenca duhet të ‘vemë’ në punë shkencën. Sipas studimeve, trupat tanë, të cilët e kalojnë energjinë, ndonjëherë e akumulojnë atë. Rrjedhimisht, kur prekim dikë që është pak a shumë i ngarkuar sa ne nga pikëpamja…
Një grua me emrin Laura Belvin nga Britania është bërë e famshme nga fotografitë që ajo hedh në ‘Facebook’ dhe në ‘Instagram’, ku imiton në menyrë qesharake modele të tjera dhe fotografitë e tyre. Mamaja e 2 femijëve, në moshën 45 vjeçare nuk ka stereotipe dhe mendon se cdo grua mund të fotografohet si të gjitha modelet e internetit. Laura ka 50 mijë folloëers në ‘Instagram’ pasi fotografitë e saj janë me të vertëtë të lezetshme. Shumë gra bashkëmoshatare e adhurojnë për kurajon që ka për tu fotografuar me këtë trup dhe në këtë moshë.
Në harkun e jetës sonë dashurohemi me të vërtetë vetëm me 3 persona dhe secili është i lidhur me një fazë të caktuar. Dashuria e parë, ajo e rinisë – Duket sikur jetohet një përrallë, një histori romantike me princ dhe princeshë. Ëndrra që bëhet realitet, por zgjat vetëm për një kohë të shkurtër për shkak të mungesës së eksperiencës. Në këtë moment ka më shumë rëndësi mënyra se si shiheni nga personat e tjerë, se sa si ndiheni realisht. Dashuria e dytë, njohja e karakterit – Në këtë moment nis një fazë e dytë, lidhja bëhet më e qëndrueshme,…
Alketa Vejsiu përveç moderimit, prezantuesja ka vendosur, prej disa vitesh, që t’i hyjë edhe botës së biznesit. Ajo menaxhon kompaninë e saj të eventeve dhe është mjaft e lumtur për këtë. Por, kurioziteti i fansave duket se shkon për të ardhmen e Alketës. Njëri prej tyre i ka bërë një pyetje të natyrshme: “A ke menduar ndonjëherë të futesh në politkë? Pse po/ Pse jo” Përgjigja e moderatores ishte e prerë: “As më shkon në mendje! Politika dhe misioni i saj janë me vlerë, por për natyrën time do të ishin kufizim i madh lirie”, – ka thënë Alketa.
Këtë vit do të ketë ndryshime në korrigjimin e provimeve të Maturës Shtetërore, gjithçka do t’i besohet elektronikës. Lajmi u konfirmua për Tv Klan nga Ministria e Arsimit. Ky proces vlerësimi konsiston në skanimin e fletës së provimit nga kompjuteri për të nxjerrë rezultatet e pyetjeve me alternativa, i mbështetur nga korrigjimi manual që bëhet nga mësuesit për pyetjet me shtjellim. Sipas Ministrise së Arsimit, metoda elektronike rrit efektivitetin në korrigjimin e provimeve dhe saktësinë e rezultateve. Kjo formë e re vlerësimi ka kaluar në heshtje fazën e pilotimit në muajin Janar, ku morën pjesë 2000 nxënës nga gjimnaze të…
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një shofer në Masaçusets përplaset me një pompë benzine ndërsa ecën mbrapsht me makinën e tij. Goditja shkaktoi rënien e zjarrit. Nuk ka njoftime për dëmtime, ndërsa zyrtarët thanë se shoferi kishte ndaluar makinën dhe kishte telefonuar zjarrëfikësit për aksidentin. Video është postuar nga Zëri i Amerikës.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari prej muajsh kanë qenë kryefjala e mediave rozë. Nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-cifti deri më tani, por mësohet se ata i kanë dhënë fund perfundimisht lidhjes së tyre. Përgjatë këtyre viteve ata nuk publikonin shumë foto së bashku në rrjetet sociale, por ato që kishin i kanë fshirë. Newsbomb.al. mëson se trashëgimtarja e Top Channel ka nisur një lidhje të re. Pak ditë më parë Lori publikoi një video në Instagram ku shfaqej teksa kishte marrë një dhuratë mashështore. Mes shumë fotografive të saj, ndodhej një buqetë me lule bore. Lidhur me këtë…
Dashi Kjo ditë është më e mirë në raport me fillimin e javës e cila ishte disi e rënduar. Kjo e mërkurë favorizon raportet ndërpersonale dhe intensifikimin e kontakteve. Kjo gjë vlen si për dashurinë edhe në sferën profesionale. Bëni mirë që të sqaroni ndonjë keqkuptim. Demi Lodhja do të jetë mjaft e pranishme, por është normale duke parë ngarkesën që keni mbi supe. Me gjasë doni të ndryshoni diçka, pasi ndjeni sikur nuk keni stimujt e duhur. Përfitoni në kohë për të ndryshuar. Në dashuri, gjërat do të nisin të përmirësohen vetëm gjatë fundit të muajit. Binjakët Edhe kjo…
Shqipëria dhe Kroacia do të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet ministrit kroat të Mbrojtjes Damir Krstičević dhe ministres Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj zyrtare në Zagreb, që përkon me 10 – Vjetorin e Anëtarësimit të të dy vendeve në NATO. Në takimin mes zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të Mbrojtjes kroat Krstičević me ministren Xhaçka, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në vite, si dhe u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Dy ministrat ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO,…
Punimet e dy piktorëve shqiptarë janë përzgjedhur nga zyra e Bankës Botërore në Tiranë, për t’bërë pjesë e publikimeve të ardhme. Artistët e përzgjedhur janë Markel Capon dhe Pano Kondon. Pikturat e përzgjedhura janë të titulluara “1001 dritaret” dhe “Etapat e zhvillimit”. Dy shqiptarët fituan mes 220 konkurentëve. Në publikimin e në Facebook të Bankës Botërore në Tiranë thuhet:Urime 👏👏për Markel Capon dhe Pano Kondon, veprat e artit të të cilëve janë përzgjedhur për t’u përdorur në publikimet e ardhshme të Bankës Botërore. Përkatësisht, pikturat e titulluara “1001 dritaret” dhe “Etapat e zhvillimit” ishin pjesë e ekspozitës së veprave të…
Përfshirja e disa deputetëve te PS-se në garën për kryetarë bashkie do të çojë në dorëzimin e mandatit të tyre para nisjes zyrtare të fushatës. Ata do të pasohen nga emrat vijues të listës së kandidatëve në qarqet respektive. Rakip Suli, deputet i Qarkut të Tiranës, do të zëvendësohet nga Eljo Hysko, kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist. Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, do të zëvendësohet nga Laert Duraj, aktualisht drejtor i Postës Shqiptare. Ilir Xhakolli, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit, do të zëvendësohet nga Ardit Konomi, ish-prefekt i Qarkut të Korçës. Pjerin Ndreu për…