Këngëtarja Adelina Tahiri, pas martesës me milionerin maqedonas Serjoza Markov, është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Adelina është shumë aktive në rrjetin social ‘Instagram’ nga ku poston foto dhe video nga përditshmëria e saj. Mirëpo, së fundmi Adelina ka hapur dhe një profil për djalin e saj të vogël, të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon. Së fundmi, në profilin e Jon është prezantuar dhe motra e tij 20-vjeçare, Jana Markov. Para martesës më Adelinën, Serjoza ka qenë edhe më parë i martuar, nga ku ka vajzën Jana.
Author: tirana
Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi, e cila i ka habitur të gjithë me transformimin e saj, nga një vajzë mbipeshë në një yll me forma bombastike, tashmë është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, fryt të dashurisë me bashkëshortin e saj me ngjyrë Davon Edwards. Vogëlushja është quajtur Kaimana dhe ka qenë vetë Davon që ka dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në Facebook. “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar me ardhjen në jetë të vajzës sonë. Mezi presim ta sjellim atë në shtëpi. Gruaja ka pasur një shtatzëni të shëndetshme…
Ralf Gjoni është kandidati i disatë nga radhët e LSI-së për Qarkun e Tiranës që pritet të marrë shumë shpejt mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, një shenjë e vullnetit për të pranuar mandatin. I pyetur nga Top Channel, kandidati i listës shumemërore të LSI-së për kryeqytetin, njëkohësisht ish-sekretar ndërkombëtar i LSI-së dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sikurse edhe ish-këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Gjoni është shprehur: “Po! Konfirmoj se sot kam dorëzuar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe, në…
Gjatë ditës së sotme në autostradën Lushnje-Fier, ka ndodur një aksident i rëndë automobilistik, i cili ka marrë jetën një të riu. Drejtuesi i makinës ‘Audi’ , shtetasi I.B., ka dal nga rruga dhe ka mbetur i plagosur. Ndërkohë ka ndërruar jetë pasagjeri H.G., 37 vjeç. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.…
Ajo është një nga prezantueset më të komentuara shqiptare.Bukuria e saj natyrale, por edhe stili unik e bëjnë Viola Spiron, të jetë mjaftë e ndjekur në rrjetet sociale. Biondina seksi, është një nga shembujt më të mirë se si mund të dukesh bukur me thjeshtësi dhe operacione plastike. Këtë mund ta vërtetoni edhe në fotografinë e saj të fundit të postuar në llogarinë Instagram.
Gazetarja Ilnisa Agolli ishte e ftuar në studion e “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, për të folur më shumë rreth programit “100 fshatrat”, që transmetohet çdo të hënë në orën 18:00, në kanalin e Top Channel në “YouTube”. Ilnisa tregoi se është duke e shijuar shumë këtë eksperiencë, pasi ka mundësi të vizitojë vende të reja e të njihet më kultura të ndryshme. Madje, në bisedë e sipër, ajo nuk ngurroi të tregonte një situatë komike që i kishte ndodhur gjatë xhirimeve në fshatin Malshovë. Pas bisedës me banorët e fshatit, që ishin të paktë në numër, Ilnisës i…
Aktori i njohur shqiptar, Kastriot Shehi, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë historinë e jetës së tij dhe karrierës në kinematografi e teatër. Ai tregoi vështirësitë e largimit nga Shqipëria në kohën e trazirave, në vitin 1991, duke e cilësuar si vendimin më të guximshëm, që ndryshoi rrënjësisht vazhdimësinë e jetës së tij. Kastrioti pranoi se fillimi kishte qenë shumë i vështirë për të, madje 6-7 vitet e para kishte punuar kamarier për të siguruar të ardhura. Më pas kishte marrë vendimin për të realizuar ëndrrën e tij, duke filluar…
Të dielën e 17 marsit, lëreni makinën në shtëpi, merrni fëmijët e shoqërinë dhe bashkojuni festimeve që Bashkia e Tiranës ka organizuar me rastin e Ditës së Verës. Një atmosferë festive e mbushur me më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje. Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të…
Nxënësve në Itali u është thënë që të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të provojnë se janë vaksinuar. Kjo gjë është vënë me detyrim pas debatit kombëtar mbi vaksinimin. Prindërit rrezikojnë të dënohen me 500 euro nëse i çojnë fëmijët të pavaksinuar në shkollë. Ligji i ri erdhi pasi u rritën rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, por zyrtarët italianë thonë se normat e vaksinimit janë përmirësuar. Nën ligjin Italian “Lorenzin”, i quajtur kështu pasi ish-Ministri i Sëhndetësisë që e ngriti si problematikë tha se fëmijët duhet të jenë imunë ndaj disa sëmundjeve kur të ndjekin shkollën.…
Kreu i qeverisë ka reaguar sot për përplasjen e disa banorëve me policinë tek “Petro Nini”, një ditë më parë. Edi Rama në një komunikim në facebook, tha se i pa ato skena, dhe se është njohur me rastin edhe më herët, ndërsa ka mësuar se ata banorë me vendim gjykate e kanë humbur shtëpinë, ndërsa shprehu keqardhje për pamjet trishtuese. Nga ana tjetër ai tha se policia bëri detyrën, por kishin shkuar pa organizim, duke i quajtur si trup pa kokë. “Qeveria i ka veshët dhe sytë katër për të të dëgjuar ty dhe njerëzit e këtij vendi. Në…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Cërriku ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën e 16 marsit kundër Edi Ramës për të rrëzuar qeverinë. Ajo tha se Shqipëria po varfërohet cdo ditë dhe po tkurret, ndërsa po pasurohet vetëm një grup njerëzish që janë të lidhur me qeverinë. Kryemadhi u shpreh se nuk do pushtet në tavolinë, pasi nëse do të donte një gjë të tillë do të kishte pranuar ftesën e Ramës për vijimin e koalicionin në zgjedhjet e 2017. “Vendimi për djegien e mandateve nuk kishte të bënte për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne ishim në…
Ashtu si shumë personazhe të tjerë të mediave rozë edhe dietologia Blerina Bombaj është bërë pjesë e paragjykimeve dhe komenteve fyese në rrjetet sociale. Së fundmi një ndjekëse e ka ofenduar për bashkëshortin, teksa pretendon se dietologia nuk e di çdo të thotë të jesh e lumtur. ‘Hahaha mjafton ta shohësh në fytyrë për ta kuptuar sa e lumtur është.. pastaj me atë burrë që ka.. dhe na flet kjo për lumturi që as nuk e din se ça do të thotë!!’, shkruan ndjekësja, por Blerina nuk ia ka përtuar. Dietologia ka postuar në Instagramin e saj komentin e ndjekëses…