Ylli i futboollit Cristiano Ronaldo, e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, pasi deri më tani e ka shënuar vetëm një gol. Ai mendon se Serie A është kampionati më e vështirë për sulmuesit, pasi në Itali është më e vështirë të shënosh gola, sesa në La Liga e në Premier League. Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë merkatos verore, duke u transferuar në Torino për 117 milionë euro. Në Madrid, Ronaldo i kishte fituar katër tituj…
Author: tirana
Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqiperi, është e hershme. Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes. Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës. Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrise Ruse. Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në…
Këngëtarja e famshme nga Maqedonia, Big Mama ka bërë publikime te rradhës në rrjetet sociale. E veshur me të verdha, ajo duket e veshur ne nje forme super te mire. Teksa pozon i duken linjat perfekte, duket shume bukur dhe nje Bg Mama e re, ndryshe nga heret e tjera. Big Mama duket se ka hequr përgjithmonë kilogramët e tepërt, dhe tani duket më në formë se kurrë më parë!
Publikimi i klipit të këngës me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin në Eurosong është bërë shkak për debate në lidhje me plagjiaturën. A është kopjuar klipi? Kjo është pikëpyetja e madhe që po shoqëron publikun në një kohë kur klipi ka vetëm një ditë që iu prezantua jo vetëm shqiptarëve, por zyrtarisht edhe Eurosong Contest. Kjo është kënga “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo, I realizuar si produksion në vitin 2015, e që mendohet të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim deri në plagjiaturë. E nëse…
Tashmë pensionistët mund ta tërheqin pensionin e pleqërisë në çdo arkë paguese të Postës Shqiptare sha në çdo qark të vendit, pa pasur nevojë për të transferuar edhe Gjendjen Civile. Si pasojë e përfundimit të procesit të ndërtimit të bazës së të dhënave elektronike dhe unike të pensioneve, informatizimin e sistemit të pagesave dhe të procesit të kontrollit të tyre, është bërë e mundur lehtësimi i procedurave të transferimit të qendrës paguese të pensionit, pavarësisht nga vendbanimi, sipas regjistrit të gjendjes civile. Zbatimi i kësaj procedure të thjeshtuar të transferimit të qendrës së pagesës shkurton ndjeshëm kohën, si dhe vetëngarkon…
Ditën e sotme, Kim Kardashian promovoi bashkëpunimin e saj me Carolina Lemke dhe ia doli të gjente jo 1, por disa sozi të saj, për të realizuar një set ku mbanin veshur syzet nga ky koleksion. Pavarësisht se në jetën reale nuk ngjajnë shumë, stilistët dhe fotografët ia kanë dalë t’i bëjnë ato të duken si binjake. Madje modelet, kanë të njëjtat forma trupore si ato të Kim-it, gjë kjo që i bën akoma më shumë të duken pothuajse njësoj. Deri tani, kemi parë vetëm disa modele syzesh që do të jenë pjesë të koleksionit, por jemi ende në pritje…
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, u shpreh se në Shqipëri nuk ka një krizë politik, pasi qeveria ka votat në Kuvend, por kemi të bëjmë me një situatë të sajuar nga opozita, për të hequr vëmendjen nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe me një formë të lufte për pushtet. Klosi nuk mendon se pas aksionit të opozitës fshihet Moska. Sipas tij, pas djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme fshihet lufta për pushtet dhe frika nga SPAK-u. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror mendon se PD-LSI, përmes verimeve ekstreme, po kërkojnë të fitojnë…
Modelja shqiptare Trejsi Sejdini, e cila fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2018” ka “sulmuar” këngëtaren Enca Haxhia. Batuta e Trejsi Sejdinit, e ftuar në emisionin “Why Not” të drejtuar nga Roza Lati, na kujtoi edhe njëherë problemet thelbësore prej të cilat vazhdon të vuajë shoqëria jonë. “A je e virgjër si Enca?” Kjo ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Trejsit, përgjigja e të cilës ishte: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë!” Menjëherë pas kësaj, e vetëkënaqur prej asaj që tha, Tejsi…
Pakti për universitetin është në ngërc dhe për këtë faji sipas kryeministrit Rama është i disa pedagogëve dhe drejtuesve të universiteteve. Edhe pse qeveria me studentët është në një situatë paqeje, Rama kërkoi sërish angazhimin e tyre që ky pakt të zbatohet sipas afateve të paracaktuara. Kryeministri shfrytëzoi takimin me 370 studentët ekselentë që u punësuan në administraë fal rezulatetev të tyre, për të treguar se nuk është kjo administrata që ai do të donte. ndaj dhe për këta të rinj pati edhe një porosi. Pas protestave të studentëve, kryeministri mori angazhimin dhe hapi thirrje për 800 studentët më të…
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar sot pas qëndrimit të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më këtë forcë politike. Në një status në faqen e tij në Facebook, Murrizi shkruan se asnjë prej te katapultuarve në krye të partisë nuk ka kontribute në PD. HAHAHAHA Gaz Bardhi paska thene se : RUDINA HAJDARI nuk perfaqeson PD e Gazit?? Po Ti Gazi çfare perfaqeson ne fakt??? Kur je bere antare partie Ti Gaz?? Prej 15 vitesh qe ke mbushur moshen 18 vjeç Gaz, a ke mare pjese ne ndonje mbledhje seksioni, grupseksioni,…
Gjykata për Krime të Rënda dënon me burgim të përjetshëm, Fatjon Karmeshtnen, për vrasjen e Suela Sulës, në prill të 2016-ës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm në një vendim të qershorit 2018. 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016 ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sul, nënë e tre fëmijëve. Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë…
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga e karabinierëve në Raguza të Italisë, pasi janë kapur me 1.1 kg drogë të fortë të llojit kokainë. Sipas mediave taliane në pranga kanë rënë, Eriseld Hoxhaj 28-vjeç dhe Mariglen Aliaj 20-vjeç, të cilëve gjatë kontorllit në makinën e tyre u është gjetur e fshehur në motorin e makinës sasia e konsiderueshme e kokainës. Gjatë ndalimit nga policia italiane, dy shqiptarët deklaruan se ishin tursitë por nga verifikimet rezultoi se ata nuk kishin leje qëndrimi. Shqiptarët dyshohet se ishin vetëm transportuesit e drogës e cila e shitur në tregun e zi do të kapte…