Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se inceneratorët ishin shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale. Në një intervistë televizive, Kryemadhi drejtoi pyetjen, siç tha ajo për SPAK dhe klasën politike. “Edhe TK e mbani mend ishte një nga kauzat më të rëndësishme edhe pse e gjithë opozita ishte e përfshirë. Ishte kauza kombëtare, dhe më pas edhe inceneratorët ashtu është. A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesor të bojkotit të zgjedhjeve lokale? Po ia bëj pyetjen edhe SPAK edhe klasës politike. Rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kryemadhi.…
Author: tirana
Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arvizu deklaron se ndoshta opozitës i ka ardhur momenti për të ndryshuar lidershipin e saj. Në komentin e tij për situatën e fundit politike në vendin tonë, Arvizu nënvizon se në një moment të caktuar perëndimi kishte besim tek Basha, por që tashmë një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur. “Në një moment të caktuar perëndimi kishte besim tek Z. Basha. Mendoj se një pjesë të mirë të këtij besimi e ka humbur. Mbase ai mund ta rifitojë këtë besim, ose mbase ka nevojë për ndryshim në lidershipin e opozitës, këtë…
Rudina Magjistari është shumë e rezervuar kur vjen puna tek familja dhe detajet rreth tyre. Por herë pas here në bashkëbisedim me të ftuarit që ka në program, ajo ka treguar dashje pa dashje detaje interesante për vajzën e saj dhe bashkëshortin. Këtë herë gjatë bisedës me John Shahun ajo ka rrëfyer se në shtëpinë e saj të fëmijërisë është kënduar gjithmonë me kitarë, pasi babai është nga Korça, një e përbashkët kjo me këngëtarin e ri. John ka zbuluar se frymëzimi për këngën ‘Mike’ ku shfaqet me Elvanën dhe Ledrin ka ardhur nga i ati i cili këndonte serenata.
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme bëri një postim në ‘Instagram’ ku i kërkonte fansave që t’i bënin pyetje dhe ajo do përgjigjej. Njëra nga fanset nisur nga emisioni më i fundit i Alketës ‘Në kurthin e Piter Pan’, pjesë e të cilit është dhe vajza e Valbona Selimllarrit, Vivien ka bërë një pyetje që ka bërëv moderatoren të revoltohet. ‘Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me rradhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon…
Krenar Rryçi do të jetë emri tjetër brenda rradhëve të Partisë Demokratike që do të pranojë të marrë mandatin e deputetit. Ai është kandidati i PD-së në listën shumemërore të qarkut të Durrësit, i renditur i parafundit. Edhe pse Rryçi firmosi deklaratën për refuzimin e marrjes së deputetit, si pjesë e listës së 103 kandidatëve, ai mësohet se është tërhequr nga kjo dhe do të paraqesë formualin e Dekriminalizimit në KQZ. Rryçi është kryetar i Partisë i Partisë Reforma Demokratike dhe ka qenë në listën si pjesë e aleatëve të PD-së. Marrjen e mandatit ai e konfirmoi gjatë një deklarate…
I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, Mateus Frroku ndau detaje nga jeta personale, si edhe foli për projektet e reja muzikore. Pas baladës “Pa këmbë në tokë”, këngëtari zbuloi se projekti i radhës do të jetë një bashkëpunim me Anxhela Peristerin, për të vijuar më pas me një tjetër bashkëpunim që preferoi të mos e zbulonte. Duke folur për bashkëpunimet, Mateus nuk kishte si të mos komentonte duetin me Bujar Qamilin “RrakTak”, këngë që u kthye në hit. Mirëpo ishte Bujari ai që e bëri surprizën përmes një videomesazhi, nga ku i propozoi të realizonin një tjetër këngë…
Ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu komentoi sot një vendim të mundshëm të Departamentit të Shtetit për të marrë masa për parlamentarët që dogjën mandatet e tyre duke u hequr apo duke mos u dhënë në të ardhmen viza amerikane, siç ka ndodhur për më shumë se 180 zyrtarë shqiptarë të cilët tashmë nuk mund t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë dhënë gazetarit Muhamet Veliu për TCH, ish-diplomati amerikan e cilëson të gabuar ndalimin e vizave. “Nuk e di ç’të them për këtë. Ka parashikime në ligjet e vizave të cilat janë shumë të komplikuara – për t’u refuzuar viza…
Në vendet me ndikim si Franca, Gjermania, Finlanda, Austria dhe të tjera mbi 60 për qind e qytetarëve janë kundër pranimit të shteteve të reja anëtare, ndërsa vetëm rreth 30 për qind janë në favor. Paketa e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE prej vitit të shkuar miratohen dhe bëhen publike nga Komisioni Evropian në pranverë, diku në muajin prill. Por për shkak se disa shtete anëtare të BE-së janë aq skeptike ndaj zgjerimit, këtë vit kjo paketë do të shtyhet për periudhën pas zgjedhjeve evropiane. Në Komision Evropian do të arsyetohen se “asnjëherë…
Një nënë po i lutet qeverisë australiane që t’i marrë vajzat e t’i mbyllë diku sepse nuk i do më. Tammy, mbiemri i së cilës nuk bëhet publik, thotë se jeta e saj është shndërruar në një makth të vërtetë dhe jeton e frikësuar prej dy vajzave, të cilat i konsideron “të liga”. Për të treguar se nuk po gënjen, nëna i filmoi vajzat e saj në disa video, të cilat i publikoi në një program televiziv në Australi. “Ju lutem mbyllini diku, durimit tim i ka ardhur fundit. Nuk kam më dashuri për to. Janë të këqija dhe nuk…
Tom Doshi njihet si një nga deputetët më të sertë dhe pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë që të buzëqeshë. Por ai është fotografuar në Komisionin e Ligjeve ku është anëtar me mjaft humor. Në krah të dy kolegëve të tij socialistë Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri, Tom Doshi shihet mjaft entuziast, ndoshta edhe nga mungesa e kolegëve të tij opozitarë të cilët kanë vendosur që të bojkotojnë punimet. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se shkak kanë qenë batutat e deputetit tjetër socialist Fate Velaj, i cili njihet edhe si artist. Me sa duket Fate Velaj di sekretin për…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike denoncimin e një qytetari për lëndët helmuese të përdorura gjatë protestës së opozitës. Sipas qytetarit lëndët helmuese vijnë nga MSSC. Një kompani e cila është nën pronësinë e një anëtari të bandës së Gjolek Malaj. ‘Ja kush furnizon Edvinin me lende helmuese te ushtrise se Beogradit! Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicise me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe perdorimi i paramilitareve te tij per te hedhur bombat mbi demostruesit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital’, shkruan Berisha. Denoncimi i plotë: Duke perjetuar ngjarjet e fundit ku ne…
Në një rrëfim për Top Channel, Edita Tahiri, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës dhe një nga politikanet më të njohura ka rrëfyer se si refuzoi aktorin e njohur amerikan, Richard Gere. “Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”.