Fatos Lubonja i ka konsideruar si “palaço” dy ndër emrat më të njohur të Shqipërisë në Europë, tenorin Saimir Pirgu dhe drejtorin e klubit të Lacios, Igli Tare. Teksa këta të fundit kanë apeluar për paqe mes palëve në Shqipëri duke kërkuar uljen e gjakrave, Lubonja thotë se ata nuk meritojnë asgjë më shumë. Në intervistën për News 24, veç të tjerash Lubonja ka thënë se Saimir Pirgu dhe Igli Tare janë fyerje për çdo shqiptar. Ndërkohë le të kujtojmë se Pirgu është i duartrokitur dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botes. Tenori shqiptar konsiderohet si një nga…
Author: tirana
Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se prokuroria do të marrë si të pandehur ish-deputetin Ervin Saliani, në lidhje me dosjen “ Babale” dhe akuzohet për kallëzim të rremë. Sipas PD-së, vendimi i prokurorisë është vendimi politik i kryeministrit Rama. Në reagim shtohet se i akuzuar për “kallëzim të rremë” është denoncuesi, pra në këtë rast Salianji dhe jo ai që bën krimin. “Rama e prokuroria nuk do t’ia mbyllin gojën opozitës”,- thotë PD në reagimin e saj ndër të tjera. REAGIMI I PLOTE I PD Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen…
Deputeti më i ri i PD-së, i cili ditën e djeshme u betua në Kuvend ka zbuluar në studion e lajmeve në Ora News mesazhet që demokratët i dërgonin Sali Berishës pasi Basha mori drejtimin e PD. Ai pranoi se kauza e opozitës për blerje votash qëndron, pasi vota ka vjedhur edhe PD me LSI. Sipas tij PD do të fitojë vetëm kur Basha të ikë nga drejtimi i partisë. Sipas jush ekziston kauza që ka ngritur opozita për vjedhje votash? Maliqi: Për vjedhje votash, qëndron si nuk qëndron. Ka vjedhur edhe PD edhe LSI, kush më shumë e kush më…
Firma Bugatti ka shitur makinën më të shtrenjtë në treg për 11 milionë dollarë. Kjo shitje ka thyer rekordin e mëparshëm, të cilin e mbante një Rolls-Royse që u shit për 8-9 milionë paund. Me fuqi motorike rreth 20 herë më të madhe se një Ford Fiesta, makina u krijua për të festuar 110 vjetorin e themelimit të Bugatti. Thuhet se blerësi është Ferdinand Piech, nipi i themeluesit të Porsche. Presidenti i Bugatti, Stephan Winkelmann tha se makina “La Voiture Noire” ka një kombinim të madh të teknologjisë, estestikës dhe luksit ekstrem.
Pas lajmit të bujshëm të largimit të Arbana Osmanit nga “Top Channel” në mes të sezonit për shkak të sherrit me Ben Blushin, u mësua se moderatorja i zgjidhi pakënaqësitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në televizion. Përpos pakënaqësisë për pagesën, burime për “Iconstyle” treguan se Renato Mekolli ishte një ndër arsyet e debatit të Arbanës me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.Sipas burimeve, në gjysmën e sezonit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë shefi i njohur Renato Mekolli, për emisionin e ri të gatimit me fëmijë që do të nisë…
Bullgaria dhe Serbia janё tё parat qё shpresojnё se mund tё joshin pёr investimin e shpallur nga VW nё “Europёn Lindore“. Nё tё dyja vendet kostot e personelit janё tё ulёta dhe secili vend ofron avantazhet e veta. Ky është tërmet ekonomik! Me këtë titull dhe të tjera të ngjashme janë mbushur mediat serbe dhe bullgare prej ditësh. Bëhet fjalë për një investim një miliardësh të koncernit gjerman Volkswagen (VW). Investimi 1,4 miliardë euro do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit. Që prej nëntorit të kaluar kur VW bëri…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Albpetrolit Kastriot Bejtaj. Mësohet se në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu. më parë Spahiu ka mbajtur detyrën e drejtorit te politikave hidrokarbure, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime. Burimet kanë bërë të ditur se ndryshimi është në vazhdën e zhvendosjes së emrave nga postet drejtuese që janë në varësi të Ministrisë së Energjetikës. Madje shkarkimi i fundit i konsideruar dhe i papritur bëhet në momentet kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me…
Humbja e peshës është një nga gjërat më të vështira ndonjëherë. Përveç lëvizjes dhe një diete të shëndetshme ju mund të zgjidhni mënyra të shkëlqyera natyrore, duke përfshirë limon. Përfitimet: Limoni është i pasur me vitaminë C e bën lëkurën të ndritshme, është i mirë për kockat tuaja, parandalon cistet dhe tumoret, eliminon infeksionet, ndihmon për të humbur peshë. Si të përdorni limon për të humbur peshë? Për të bërë një lëng me limon, keni nevojë për: 5 limona, një litër ujë. Përgatitja: Përgatitja është shumë e thjeshtë, ju duhet të lani limonat dhe t’i prisni ato. Pastaj nxirrni lëngun.…
Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi thotë se ka pasur ndërhyrje për marrjen e mandatit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai sqaroi arsyet moral dhe ligjore, që e detyruan atë të pranojë mandatin e deputetit. Keni pasur ndërhyrje për të pranuar mandatin? “Ndërhyrje po. E kam marrë vesh që ditën e protestës që do të dorëzonin mandatet. Të nesërmen kur u dha reagimi janë thirrur kandidatët në telefon. Edhe unë jam telefonuar nga eksponentë të PD, miqtë e mi, të cilët po mashtrohen aktualisht. E kalova në heshtje pas anjë përgjigje. Kishte mbi 4 ditë ftesa e…
Ky është horoskopi për ditën e enjte, 7 mars 2019 që JavaNews.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo ditë ka në qendër të saj dashurinë. Parashikohet një e enjte mjaft me fat, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Gjithashtu Venusi do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe kjo gjë mund të rikthejë pasionin në çift apo të favorizoj një takim të rëndësishëm. Demi Gjatë kësaj dite mund të ketë të reja të rëndësishme, sidomos…
Pirja e duhanit në ambiente publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë të ashpërsojë ligjin duke propozuar masa drastike ndaj bizneseve. Grupi i punës ka kërkuar mbylljen e aktivitetit deri heqjen e licencës për subjektet që gjobiten disa herë për duhanpirje në ambiente publike. Ndërkohë në draft janë vendosur dhe afate. Në rast të penalizimit me gjobë me shumë se tre herë në një periudhë kohore prej tre muaj rresht ndaj subjektit të tatueshëm merret masa e pezullimit të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës . Nëse për 13 vjet me ligj ndalohej vetëm pirja e cigares, tashmë do të…
Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë nënshtetësinë për 825 447 mijë persona përgjatë vitit 2017, ndërsa përfituesit kryesorë rezultojnë shtetasit nga Maroku, Shqipëria dhe nga India. Kryesisht vendet ku kanë marrë më shumë nënshtetësinë shqiptarët janë Italia dhe Greqia. Në shtetin grek 34,305 persona morën shtetësinë greke në vitin 2017, një rritje prej 3 për qind krahasuar me 2016. Kjo konfirmohet nga shifrat më të fundit të Eurostat, të cilat u botuan këtë të mërkurë. Shumica dërrmuese e atyre që morën shtetësinë greke ishin shtetas shqiptarë. Më konkretisht, 86.8 për qind ishin shqiptarë, 1.3 për qind ishin ukrainas dhe…