Author: tirana

E konsideron të gjithë këtë histori, që bëri bujë në media, si rënien në një “kurth virtual” apo zgjimin nga një ëndërr e keqe, ndërsa po fluturonte me avion për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktori i shumë roleve të spikatura në spektaklin e humorit “Portokalli”, kësaj here provoi shakanë më të hidhur që mund t’i bënte jeta në këtë moment kulminant të karrierës si artist. Disa postime nga profili i tij në “Instagram,” ku akuzohej për “tradhti” e dashura e tij Lorena Murati, bëri që rrjeti të ziente për të, duke qenë se një personazh publik po merrte…

Read More

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra njihet si një femër me stil të veçantë si në të kënduar ashtu edhe në veshje.Edhe imazhin që ka publikuar së fundi, këngëtarja ka ardhur e këndshme dhe tejet atraktive. Në një veshje sportive, e thjeshtë dhe pa grim Mimoza dukej mahnitëse. Ndryshe, Mimoza është aktive edhe me projekte muzikore, ajo së fundi ka publikuar këngën ‘Valla’ në bashkëpunim me Irkenc Hyka.

Read More

Deputeti Ervin Salianji i ka bere thirrje grupit parlamentar demokrat te miratoje propozimin e Bashes per djegien e mandateve. Permes nje statusi ne faqen e tij ne Facebook, ai e konsideron te suksesshme protesten e djeshme te opozites, duke kujtuar qe ka deklaruar me heret se deputetet nuk mund te vazhdojne te mbajne mandatet parlamentare me kete maxhorance. “Personalisht kam kërkuar djegien e mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar kohë më parë, uroj që grupi të marë vendimin e duhur pas propozimit të Bashës! Por pas shumë përpjekjesh dukej e vetmja rrugë, rruga e sakrificës! Prandaj kjo fundjavë do të…

Read More

E kush nuk ka provuar të luajë playstation, loja më popullore që rrëmben çdo fëmijë, por mesa duket dhe çdo të rritur. “Koha me gjatë që kam kaluar në playstation” – tha Kresha – “ka qenë 8 orë thuajse pa lëvizuar fare nga vendi me ca ndërpreje të vogla për të shkuar në tualet”. Wow, gati-gati një rekord! Ai pranoi gjithashtu se të gjitha të dashurat e tij janë ankuar se ai kalonte shumë orë në playstation, madje e ka cilësuar atë si një ankesë rutinore nga ana e tyre. “Nuk ankohem”, – u shpreh ai pas pyetjes se do…

Read More

Nuk ka dyshim që “djegia e mandateve” po përdoret si tërheqje litari, ku provohet më së tepërmi fuqia e muskujve të palëve ndërluftuese. Por çfarë thotë Kodi Zgjedhor në rast se opozita do të çojë deri në fund këtë skenar? Tirananews.al është interesuar për këtë vendim ku rezulton se fitues nëse opozita do e çojë deri në fund këtë skenar do të jenë vetëm aleatët e PD dhe të LSI. Sipas Kodit Zgjedhor, kur përfundon lista e kandidatëve për deputetë brenda një force politike, i lind e drejta partisë së radhës brenda koalicionit me herësin më të madh.  Pikëpyetja në…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se beteja kundër Ramës vazhdon. Në një status në Facebook, Kryemadhi shkruan: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!” Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se do t’i propozojë grupit parlamentar demokrat dhe forumeve më të larta të PD-së, djegien e mandateve të deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë.

Read More

Shqipëri Mbi 12 milionë njerëz në botë kanë kryer aktualisht testin gjenealogjik, që rrëfen ose iu bën atyre të ditur historikun e familjes së tyre, por çfarë është në thelb ky test dhe përse është shndërruar në një trend kohët e fundit? Me fjalë të thjeshta, kjo është një mënyrë për ata që janë të interesuar për historikun e familjes, të shkojnë përtej asaj që mund të marrin nga dokumentet apo të afërmit. Kjo realizohet nëpërmjet disa testeve, njëri prej të cilëve është ai i “Kromozomit Y”. “Kromozomi Y përcillet nga babai te djemtë, kështu që duke analizuar elementë specifikë…

Read More

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se mes shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri “po rritet në mënyrë dramatike” mbështetja e projektit të bashkimit dhe shtoi se “nuk ka iluzione” që në valët e kësaj mbështetje politikanët e Prishtinës dhe Tiranës do të vazhdojnë me politikën që qëllim përfundimtar ka bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan “Telegraf”. Sipas tij, kohë më parë Edi Rama ka thënë se Kosovën e konsideron pjesë të Shqipërisë, kësaj i janë bashkuar edhe politikanë tjerë që flasin për bashkim që përbën politikën e tyre dhe jo nervozë aktuale. “Kuptoj çfarë është politikë, por nëse…

Read More

Greqia është e përgatitur që gjatë muajve të verës ti zgjerojë ujërat e saj territorialë në detin Jon. Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, deklaroi se në fokus të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë do të jetë demarkimi i zonave ekskluzive ekonomike. “Sigurisht që marrëveshje të tilla duan vullnetin e të gjithë krahëve politikë.Ndaj dhe kryeministri Tsipras është zotuar që vendimi të parashtrohet për një debat të gjerë në parlament në mënyrë që të mos ketë dyshime rreth kushtetutshmërisë së ligjit. Kemi bërë mjaft progres në rilevimin e zonave ekonomike dhe jemi të sigurt se çdo marrëveshje e mundshme me…

Read More

Një bashkëshort i mirë dhe baba i shkëlqyer i tre fëmijëve ka rrëfyer shkurtimisht historinë e jetës së tij, peripecitë që ka kaluar, rritjen e fëmijëve dhe mbi të gjitha momentin e vështirë kur humbi bashkëshorten. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, z.Hajdar tregoi se aktualisht jeton dhe punon në Kamëz, pasi u largua nga Fushë-Arrëzi kur humbi gruan. Prej 4 muajsh ai u zhvendos aty dhe jeton i vetëm. Mirëpo, për të kujdesen djali i madh dhe nusja e djalit, për të cilën thotë se e do si ta kishte…

Read More

E veshur me të kuqe, deputetja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Dumën, është fotografuar në një kafe të gjatë me përfaqësuesen e ambasadës së Rumanisë, në Rogner. Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e kësaj kafeje dhe bisede të gjatë, por me siguri që Duma edhe në këtë rast, si deputete, por edhe si ish zv.ministre e Integrimit, do ketë diskutuar për çështjet e politikës së jashtme dhe të integrimit, sepse Rumania dtë marrë Presidencën e radhës. Zv.ambasadorja e Rumanisë duket se i ka dhuruar diçka zyrtare znj. Duma, me logon e Presidencës së Rumanisë.

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar. Po ashtu ai tha se i ka propozuar PD-se që të djegin mandatet . “Dua t’i falënderoj për bashkimin, qëndresën dhe qytetarinë e dëshmuar në protestën më të madhe. Sakrifikuan nga vetja e tyre për ti shërbyer një misioni madhor, çlirimit të qeverisjes nga një grup oligarkësh që kanë marrë peng vendin. Njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qindra probleme halle si ata që nuk patën mundësinë të vijnë. Përgjimet e prokurorisë faktuan se ky parlament…

Read More