Author: tirana

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca duket se ka një lidhje speciale me Kosovën, Luana ka publikuar një video nga koncerti i saj i fundit, me të cilën uroi gjithë shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Këngëtarja kka veshur një fustan të bardhë, ndërsa në mes të performancës merr një plis dhe e vë në kokë si dhe flamurin shtetëror të Kosovës. “Urime kosova jone e bukura”, ka shkruar ajo.

Read More

Një nga të arrestuarit nga policia për dhunën e ushtruar në protestën e djeshme është edhe 42 vjeçari Saimir Rexhepi nga Cërriku, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Ujku i Cërrikut’. Pas kësaj ka shpërthyer deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shprehet se ‘Ujku i Cërrikut’ u arrestua nga çakalli i qeverisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. ‘Ujku’ që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur ‘kriminel’, shkruan Boçi në Facebook. Reagimi i plotë: “UJKU” I CËRRIKUT DHE ÇAKALLI I QEVERISË Njoftimi se…

Read More

Elvana gjata, e cila prej katër muajsh nuk ka dalë në asnjë skenë shqiptare ditën e sotme do të performojë në një event të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Muçaj, dhe ndryshe nga vitet e tjera koncerti do të jetë me ftesa dhe jo në shesh. E pak orë para eventit, artistja shqiptare që këto ditë po qëndron në Prishtinë ka preferuar të kalojë një mbrëmje mes miqsh. Ajo së bashku me zonjën Haradinaj, gazetarin Alaudin Hamiti dhe stilistin e saj personal Valdrin Sahiti janë mbledhur për të darkuar në një ambient që ngjan më…

Read More

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi, ka sjellë në jetë djalin, i cili vjen dy vite pas vajzës. Juristja dhe pedagogia e Fakultetit të drejtësisë dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Theodhori Cami, themelues i “Le Spot Group” e “In Media” kanë mirëpritur në jetë vogëlushin pasditen e së shtunës në një nga spitalet private në Tiranë dhe foton e pak pas lindjes e ka publikuar “Ëho” Laura dhe Teo (siç e njohin miqtë) janë gjithashtu prindër të një vajze të vogël të quajtur Krisa, që do të mbush 2 vjeç në fillim të majit.

Read More

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e 11-të të pavarësisë së vendit. “Normalizimi gjithpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke si pjesë qendrore të tyre, do të jetë proces jetik për suksesin e Kosovës”, thotë Pompeo. Në letrën e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit thuhet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në të ardhmen për më shumë prosperitet, siguri dhe stabilitet. “Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan, e uroj Kosovën për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shtetin të pavarur…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë publike të dhënat për personat e arrestuar prej saj pas protestës së opozitë të një dite më parë. Policia bën me dije se 15 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. “Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune, Policia ka arrestuar 15 shtetas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje…

Read More

Nga Spartak Ngjela Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit. l. Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore. Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se…

Read More

Në qarje të shpeshtë ndikon stresi, lotët rrjedhin nga sytë edhe në momentet e lodhjes dhe të pagjumësisë Pos lotëve bazalë për mbrojtje të syve, shfaqen edhe lotët refleksivë dhe emocionalë. Qani pa menduar për natyrën e lotëve dhe cilësitë e tyre. Dhe do të duhej, duke pasur parasysh që ekzistojnë tri lloje lotësh, varësisht nga qëllimi i tyre Lotët bazalë shërbejnë për mbrojtje të syve dhe vazhdimisht janë të pranishëm. Lotët refleksivë shfaqen si përgjigje ndaj irritimeve fizike, si në rastin e grirjes së qepëve, hyrjes së thërrmijave në sy, tymi, diçka që djeg…Lotët emocionalë shfaqen në momentet e…

Read More

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit, qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne të drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Në fjalën e tij Haradinaj shprehu konsideratë për atë që e quajti “përvjetori i shënimit të ngjarjes më të madhe të Kosovës dhe popullit të saj. “Pavarësia jeton në ne dhe me neve dhe për Pavarësinë të gjithë kemi rrëfimin tonë”. Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderimin tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të…

Read More

Avokati i njohur Spartak Ngjela reagon për protestën e dhunshme të opozitës ditën e djeshme para Kryeministrisë, e cila zgjati 5 orë. Në një koment në rrjetet sociale, Ngjela e hedh fajin në të dyja palët, si tek opozita ashtu edhe tek mazhoranca. Sipas avokatit, Berisha dje dështoi me planin e tij, ndërsa nga ana tjetër e njëjta gjë ndodhi edhe me kryeministrin Rama. Ngjela thekson më tej se Rama u fsheh në Vlorë, ndërsa planin mbrojtës të Kryeministrisë ia ka bërë FBI-ja amerikane. “Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta…

Read More

Dje opozita organizoi një protestë të dhunshme para Kryeministrisë. Për pesë orë, protestuesit u përplasën herë pas here me policinë në tentativë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë. Për t’i zmbrapsur protestuesit, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Lëndët e çliruara nga këto të fundit shkaktuan dhjetëra të lënduar, e disa humbën ndjenjat nga asfiksia. Por, mes të lënduarve pati edhe shumë përfaqësues të mediave, gazetarë, fotoreporterë, operatorë. “…E si sot, nuk kam ndjerë më parë të më dridhet zemra nga frika e të më rrahë po aq fort nga krenaria për kolegët e mi,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga inspektimi i bërë në Qendrën Historike të Vlorës. Në postim Rama shkruan se kjo ishte kthyer në një qendër kanceroze . “Rilindja e Qendrës Historike mbi gërmadhat e një rrënimi që e kishte katandisur zemrën e qytetit në një vatër kanceroze karakatinash, ujrash të zeza, gropash e plehrash, ku nuk shkelte askush veç banorëve të harruar mes mbeturinave… “, shkruan Rama.

Read More