Author: tirana

Megjithëse shumë në Shqipëri mendojnë se Bleona ka një karriere jo shumë të suksesshme në SHBA, por është më shumë një reklamë që ajo i bën vetës, ditë më parë kënga e fundit “I Don’t Need Your Love” e Bleona Qeretit mori kryesimin në top-listën e Billboard për zhanrin ‘dance club’, Po jo vetëm kaq, revista e famshme i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares shqiptare. Kryesimi i parë i këngëtares shqiptare Bleona (emri i plotë: Bleona Qereti) – thuhet në artikull kushtuar pozicionimit të saj në vend të parë me këngën “I Don’t Need Your Love”. Më tej…

Read More

Në 11 –vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të paharrueshëm. “Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”., shkruan meta në këtë postim.

Read More

Jona Spahiu e cila prej disa kohësh është bërë nënë e ftuar në emisionin “Thumb” tregoi se ka kaluar një periudhë të vështirë pas lindjes së vogëlushit Raiden, pasi mbyllej në shtëpi dhe nuk kujdesej aspak për veten. “Kam kaluar momente të çekuilibruara. Jo shumë nëna arrijnë ta pranojnë këtë gjë. Isha shumë e lumtur që solla në jetë një fëmijë dhe doja të kaloja çdo moment me të. Çekuilibrimi është një gjë që shkon përtej teje. Ishte diçka shumë kalimtare. Rasti më i rëndë ishte kur volli djali më shumë seç e kisha parë ndonjëherë. Mbyllesha në shtëpi, i…

Read More

Can Yamanit , është i njohur për rolet e tij në seriale si “Inadina Ask”, “Dolunay” e mjaft të tjera, ndërsa së fundi është protagonist kryesor i “Erkenci Kus”. Karriera po i ecën shumë mirë Can Yamanit,por vlerësimet nuk po i merr vetëm për të. 29-vjeçari , që e ka pranuar publikisht origjinën e tij shqiptare, u shpall mashkulli I vitit 2018 gjatë një mbrëmjeje gala të organizuar nga revista e njohur “ GQ“.

Read More

Tre makina janë përfshirë mëngjesin sotëm në një aksident në Tiranë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Neësbomb.al, në aksident janë përfshirë tre automjete. Një fouristradë ka përplasur fillimisht një mjet taksi, që shërben për hotel Rogner, ndërsa kjo e fundit është përplasur me një tjetër taksi që ndodhej para saj. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish hotel Dajtit. Përplasja është regjistruar pranë semaforit që ndodhet në këtë zonë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale, që siç shihet janë të konsiderueshme. Ndërkaq, ne vendngjarje ndodhet policia, dhe po punon…

Read More

Pas shoqërimeve të bëra mbrëmjen e djeshme pak orë pas protestës së opozitës, ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar. Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti. Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj. Ai rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka nisur ditën me një urim për Kosovën në 11- vjetorin e pavarësisë së saj. “MIRËMËNGJES 😃 dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të diel të bukur të gjithëve”, shkruan Rama.

Read More

Një 45 vjeçar shqiptar, u gjet i vdekur pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Fytyra e tij kishte plagë të shumta. Kjo ishte arsyeja kryesore që i bëri autoritetet që në fillim të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje. Policia e Departamentit të Krimit të Jetës në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut ka mbledhur të dhëna që do të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të sulmuesit të vrasjes. Sipas informacionit ekskluziv të thestival.gr, dyshimet e para…

Read More

Gjatë ditës së sotme moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit, në orët e para të ditës. Vranësira më të dendura paraqiten në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në gjithë vendin. Temperaturat do të shkojnë nga -4 gradë celsius në vlerat e tyre minimale deri në 16 gradë celsius në vlerat e tyre maksimale.

Read More

Ka shkuar në 40 numri i personave të cilët janë shoqëruar pas protestës së 16 shkurtit. Mësohet se gjatë natës policia ka kryer disa aksione dhe ka kryer shoqërime të shumta edhe në Lezhë, Fier e Durrës. Mësohet se verifikime po kryhen ende. Mbrëmjen e kaluar policia shoqëroi 20 protestues, disa prej të cilëve u arrestuan me akuzën për dhunimin e ambienteve publike. Nga kamerat e sigurisë disa prej të shoqëruarve kanë rezultuar të jenë pikërisht personat që kanë kryer akte dhune gjatë protestës dhe janë arrestuar. Por shoqërimi dhe ndalimi i protestuesve ka shkaktuar tension e përplasje në Drejtorinë…

Read More

Sot bëhen 11 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e në kuadër të kësaj dite në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë. Një e tillë është vendosur edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Nisja e Deklaratës së Pavarësisë në qendrat e Kosovës u bë nga Garda Ceremoniale. Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.

Read More