“Gjithçka është manipulim. Jo çdo dokument është fakt, aq më tepër në një shtet totalitar”. Kështu i përgjigjet poeti Pandeli Koçi, shkrimtarit Agron Tufa, i cili pak ditë më parë, duke publikuar një pjesë të akt-ekspertizës që u është bërë poezive të Visar Zhitit përpara dënimit të tij me burg, u kërkoi autorëve të saj të japin shpjegime për publikun. Një ndër firmëtarët, ose të paktën që i rezulton firma poshtë ekspertizës artistike, është edhe poeti Pandeli Koçi. Pas kësaj kërkese publike të Agron Tufës, vjen edhe reagimi i poetit, i cili ka dërguar në gazetën “Panorama” një letër të…
Author: tirana
Gazetari dhe moderatori i njohur i emisionit “Real Story”, Sokol Balla, ditën e sotme përveçse ka uruar Pavarësinë e Kosovës ka dhënë edhe një lajm të rëndësishmen për të. Balla ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, ku shihen disa dokumenta dhe në këtë mënyrë ka lajmëruar se tashmë ai është zyrtarisht shtetas kosovar. Moderatori ka treguar se tashmë ka aplikuar për nënshtetësi kosovare dhe pritet që shumë shpejt të mbaj në duar pasaportën e re. “Urime Kosovë, nga shtetasi yt më i ri!” , ka shkruar Balla pranë fotos që bëri xhiron e rrjetit.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar përvjetorin e 11- të Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Basha a ka thënë se, sot dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje. ‘Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë. Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë…
Ngjarja e mesditës së sotme ku mbetën të vrarë dy perona dhe një tjetër i plagosur ka tronditur banorët e zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë. “Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap. U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë. Thamë po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart. Pas çerek ore kam ardhur këtu”, tregoi një banor për Balkanweb.
Dyshohet se plagosja e 52- vjeçarit nga Fieri ka si shkak hakmarrjen. Edmond Fejzullahut u plagos të premten në mbrëmje në qytetin e Patosit, ku, sipas grupit hetimor, ai po mbahej në vëzhgim nga personat që synonin eliminimin e tij. Policia sqaroi se ai është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Fejzullahu ka marrë dy plagë në kraharor dhe mësohet se ka shkuar vetë në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ishte në gjendje që të drejtonte makinën. 52-vjeçari nga qyteti i Patosit, në momentin e ngjarjes ishte në një makinë tip…
Nga Mark Marku Në kushte normale, protes ta e sotme do të ishte konsideruar si suksesi më i madh i opozitës. Mijëra njerëz në shesh, aq sa nuk i kemi parë asnjëherë që prej viteve ‘90, të gjithë me një objektiv të vetëm: rrëzimin e Ramës. Protesta shprehu edhe një herë se çfarë mllefi popullor zien ndaj Kryeministrit Rama dhe asaj tufe njerëzish qesharakë që ai i quan ministra, ndërkohë që ata, nga ana e tyre, e quajnë Skënderbe, duke krijuar kështu një kllounadë që nuk e ka parë ndonjëherë vendi, edhe pse qeverisjet dhe qeveritë e këqija e kanë…
“Tehran Times” shkruante dje për iraniaënët e vendosur në Shqipëri, që janë pjesë e grupimit të majtë, MEK – Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit. Media në fjalë i referohej një shkrimi të revistës gjermane “Spiegel” sipas të cilës në kampin e muxhahedinëve në Manëz, pranë Tiranës, zhvillohen stërvitje intensive për operacione subversive. “Anëtarët e MEK në kamp praktikohen për prerjen e fytit me thikë, heqjen e syve me dorë…”, citon media në fjalë revistën gjermane. I njëjti burim i referohet dëshmive të ish-anëtarëve të arratisur nga kampi që flasin për tortura dhe trauma psikologjike. Revista shkruan se kampi ku mbahen…
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të njohura, por jo vetëm pasi ajo tashmë është edhe një këngëtare e konfirmuar. Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Luaan ishte në një koncert në Zvicër sëbashku me djemtë e ThreeDots. E kur ata bëhen bashkë, nuk ka asgjë tjetër përveç se momenteve të bukura. Mirëpo iconstyle.al ka vënë re veshjen e veçantë të moderatores, një fustan tutu, pra me tyl, i ngjashëm me fustanet që Elvana Gjata vishte në koncertet e verës 2018. Tutu-ja është bërë shumë e famshme në mesin e vajzave të skenës, pasi një numër i madh të famshmesh…
Trejsi Sejdini është bërë tashmë një nga vajzat më të komentuara në shoëbiz. Ajo më pas ra në sy me pamjen e saj super seksi dhe mori pjesë në konkurse të ndryshme bukurie ku fitoi “Miss Universe Albania” dhe na përfaqësoi në “Miss Universe” në Tajlandë. Trejsi Sejdini shpesh na ka treguar se jeta e saj është e rrethuar nga luksi i skajshëm, duke bërë udhëtime në vende të ndryshme si Zvicër, Amsterdam, Dubai, Milano e shumë vende të tjera si dhe duke lëvizur me automjete të shtrenjtë si Audi, Lamborghini. Pa përmenduraksesorët e shtrenjtë. Prej muajsh bukuroshja është në…
Nga Enver ROBELLI Hapja e temës së «korrigjimit të kufijve» mes Kosovës e Serbisë e ka ndarë Perëndimin në dy blloqe: administrata e Donald Trumpit, Franca e presidentit Emmanuel Macron, Austria favorizojnë «korrigjimin», Gjermania dhe më heshtur Britania e Madhe janë kundër kësaj zgjidhjeje. Po klasa politike e Kosovës çfarë qëndrimi ka? Kurrfarë. Dhe këtu qëndron rreziku më i madh. Në prag të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës presidenti i Francës Emmanuel Macron i dërgoi këtë mesazh Prishtinës zyrtare: Franca, sipas tij, mbështet përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës…
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në Vlorë pranë Ujit të Ftohtë.Ende nuk ka informacion të saktë për ngjarjen por sipas burimeve për Tirananews, të vdekur kanë mbetur dy persona dhe një tjetër i plagosur. Shtetasi, Orest Rexho dhe shtetasi, Arjan Hasani, kane humbur jetën. Ndërkohë që një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është identifikuar si Armando Sulejmani. Gazetari i Panorama raporton nga Vlora se forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij krimi. Mësohet se personat që kanë qëlluar me…
Forcat Speciale të Kosovës parakaluan për herë të parë si ushtri e Kosovës në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Parakalimi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe pritet të përfundojë në sheshin “Ibrahim Rugova”. Në këtë ceremoni janë duke marrë pjesë krerë të shtetit dhe mysafirë nga vendet e tjera, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar më 14 dhjetor.