Këto janë momentet kur forcat operacionale u futën në shtëpinë ish-drejtorit të Policisë Bashkiake, në kohën e PD, e më pas e shoqërojnë për në komisariat. Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën Florenc Hoxhës, dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat. Nga informacionet e para mësohet se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.
Author: tirana
“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”. “Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore,…
Dëshira për tu bërë të suksesshëm dhe puna e palodhur janë shpeshherë çelësi drejt arritjeve të mëdha. Pavarësisht se ndoshta në jetë nuk i ke të gjitha mundësitë dhe nuk lind i pasur, talenti dhe puna gjithmonë do të shpërblehen. Njësoj si këta artistë apo njerëz që kanë arritur majat edhe kanë filluar nga zero. Behgjet Pacolli Duket sikur biznesmenët më të mëdhenj në vend, duke përfshirë këtu dhe Behgjet Pacollin, e kanë nisur të gjithë nga një pikë. Më pak para në xhep, por me një guxim që dallon sipërmarrësit më të suksesshëm, Pacolli ka arritur të shndërrohet në…
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë në hapësirat në të cilat qëndroni ndikon në lëkurën tuaj. Ju paraqesim disa mënyra, të cilat do t’ju ndihmojnë që gjatë ditëve të ftohta lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e shëndoshë, transmeton Telegrafi. Sapuni i butë Me rënien e temperaturave, lëkura juaj bëhet gjithnjë e më e thatë. Niveli lagështisë në lëkurë bie, ndërsa që fytyra juaj bëhet e thatë si dhe vjen deri tek skuqja e fytyrës. Gjatë stinës së dimrit kjo është pothuajse e pashmangshme, por, për t’i pakësuar efektet negative, sapunin e vjetër zëvendësojeni me një tjetër që…
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut dhe komentohet gjatë për sukseset e shumta në këngë dhe në emisionin e saj. Bukuroshja bjonde prej shumë muajsh tashmë është përfolur dhe për lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Dyshja është kapur shumë herë mat dhe gjithashtu ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’, kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Megjithatë ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’. Këtë lajm duket se e ka konfirmuar…
Ky është momenti tronditës kur një shtëpi shpërtheu pasi burri që jetonte atje, i vuri flakën teksa brenda saj gjendeshin ai dhe ish-bashkëshortja. Mediat britanike shkruajnë se 67-vjeçari Ian Clowes u nda nga gruaja e tij Elaine, 63, në vitin 2016. Si pasojë, ata e transformuan shtëpinë e tyre në dy banesa. Sipas “Daily Mail”, Ian jetonte në katin e sipërm të pronës gjysmë të shkëputur, ndërsa Elaine qëndroi në katin e poshtëm. Policia vendase ka deklaruar se Clowes, nga Poole, Dorset, kishte ndezur bombolat e gazit brenda ndërtesës më 22 tetor të vitit të kaluar, duke shkaktuar një shpërthim…
Letra e shpresësKjo letër vjen në jetën tuaj për t’ju kujtuar se, pavarësisht nga rrethanat, kur e dini se çfarë doni dhe punoni për ta arritur atë, i gjithë universi punon në mënyrë që në jetën tuaj të shfaqen mjetet për të arritur ëndrrat tuaja, dhe që ju të besoni se më e mira ende nuk ka ardhur. Mos harroni se jetët e jashtëzakonshme janë për ata që kanë guximin të luftojnë për dëshirat e tyre më të mëdha dhe që besojnë në bujarinë e jetës. Shkoni përpara dhe shpejt do të shihni se si betejat tuaja do të kthehen…
Një 39 vjeçar nga Shqipëria u sulmua në mbrëmjen e djeshme nga katër kineze me thikë në Itali. Për pasojë ai mori plagë serioze dhe tani gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi përpara një lokali në Viale Piave. Pavarësisht prerjeve të pësuara, vetë 39 vjeçari ai doli që t’i ikte grupit të kinezëve dhe shkoi në një komisariat, ku kërkoi ndihmë. Përplasja ndodhi brenda lokalit, ndërkohë që sulmuesit e ndoqën atë dhe më pas e goditën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, ndërkohë që gjendja e të plagosurit vazhdon të ngelet serioze. Hetuesit ndërkohë…
Të gjithë kemi vënë re kryeministrin Rama që është një tifoz i çmendur me Juventusin, gjë që e tregon edhe me xhupat apo sa herë ka ndeshje skuadra e tij e zemrës. Por nuk mbetet pas edhe zv. Kryeministri Erion Braçe. Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, u pa se Braçe e kishte varur stemën e Juventusit në mur. / tirananews.al
Policia e Tiranës shoqëron ish-drejtorin e policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Shoqërimi i tij ëhstë bërë pas kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e Hoxhës. Mësohet se Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë, ku Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë. Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Florenc Hoxhës në incidentet e ndodhura në protestë.
Ekipi i Luganos në Zvicër do të luajë sot në orën 19:00, një ndeshje të rëndësishme në transfertë, përballë Luzernës. Ekipi i Sadikut, gjendet vetëm një vend mbi zonën e rrezikut që të zbret një kategori më poshtë, dhe ende lufton për të siguruar mbijetesën. E tashmë, që edhe ndeshjen e marsit për Kombëtares po afrojnë, një lajm i mirë për bomberin elbasanas. Për herë të parë këtë sezon, Sadiku do të rreshtohet mes titullarëve të Luganos, që pas transferimit në Zvicër në merkaton e janarit. Pas rikuperimit nga dëmtimi i gjatë, trajneri Fabio Çelestini, po i jep besim Sadikut,…