Author: tirana

Balerina e famshme shqiptare, Klaudia Pepa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet me një gotë shampanjë në dorë, një buqetë me trëndafila dhe me tullumbace të kuq. Me pak fjalë për balerinën ishte krijuar atmosfera e duhur për Shën Valentinin, ku të gjithë menduan se ajo ndodhet në një lidhje të re pas divorcit me koreografin e njohur, Albi Nako. Por mesa duket gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ambienti në pjesën e vaskës ishte menduar thjesht për t’u uruar ditën e të dashuruarve ndjekësve të saj. “Çështja e fotos ishte ide e imja,…

Read More

Nicolo Zaniolo është ylli që po shkëlqen në Romë, sepse pas paraqitjeve spektakolare në kampionat, dhuroi një mbrëmje magjike edhe në Champions League. Por përveç 19-vjeçarit, edhe mamaja e tij, Francesca Costa po njeh një famë në rritje kohët e fundit në Instagram, ku poston vazhdimisht foto provokuese, në të cilat reklamon mjaft mirë linjat dhe është e vështirë të besosh se ka 40 vite mbi shpinë. “Ndal mama, mjaft duke postuar kaq shumë foto. Çfarë bën me gojën në atë pozicion? Harrove që je 40 vjeçe”, mësohet t’i ketë thënë Zaniolo mamasë së tij, duke e kritikuar për fotot…

Read More

Kryeministri Edi Rama i eshte drejtuar serish permes nje statusi protestuesve, vlonjateve dhe policise, pak ore pasi opozita njoftoi mbylljen e protestes se sotme. Kreu i Qeverise pyet protestuesit se i kujt eshte faji qe ata po i terheqin prej hunde, nderkohe qe vlereson pjesemarrjen e vlonjateve ne takimin e zhvilluar ne qytetin bregdetar. Statusi i Rames Për Protestuesit: Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për…

Read More

Në një kohë që futbolli shqiptar, vuan nga problemet e thella financiare, nga bota vijnë edhe shifra stratosferike. Është tabloidi britanik “Daily Mirror”, që ka bërë një renditje të 10 pronarëve më të pasur në planet, për klubet e futbollit, ku vendin e parë, e mban bosi Ditrish Mateshitz, i Nju Jork Red Bulls, ekipit amerikan, me një pasuri 17.8 miliardë paund. I dyti renditet sheiku Mansur, pronari i Mançester Sitit, me asetet e tij që shkojnë rreth 17 miliardë paund. Italianët e parë, renditen të tretët, me familjen Anjeli, të cilët kanë në pronësi Juventusin që nga viti 1947,…

Read More

Është mbyllur në barazim pa gola derbi i zjarrtë i Kroacisë mes Rijekës dhe Hajdukut të Spitit. Edhe pse atmosfera ishte elektrizuese, në fushën e blertë mungoi spektakli dhe golat.  Ndërkohë në radhët e Hajdukut u aktivizuan në formacionin titullar 2 futbollistët shqiptarë, Ismajli dhe Tahiraj. Vlonjati u zëvendësua nga trajneri në minutën e 61-të, ndërkohë që mbrojtësi Ismajli, qëndroi në fushë gjithë lojën. 22-vjeçari bëri një paraqitje të kënaqshme, teksa në minutën e 31-të u ndëshkua me karton të verdhë. Me barazimin e sotëm, Hajduku i Splitit u ngjit në kuotën e 30 pikëve, 5 më pak se Lokomotiva…

Read More

Ministria e Shendetesise ka perditesuar te dhenat lidhur me te plagosurit nga protesta e sotme e opozites. Sipas kesaj ministrie, nente punonjes te forcave te rendit, dy perfaqesues te medias dhe tetë protestues kane marre ne kohe ndihmen mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit te urgjences kombetare mjekesore dhe me pas jane derguar per mjekim te metejshem ne 3 spitalet universitare te Tiranes.  Pasi kane marre trajtimin mjekesor, aktualisht 19 personat e lenduar gjate protestes se sotme, kane lene spitalin dhe jane ne gjendje te mire shendetesore.

Read More

Kolonel Dritan Demiraj ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke denoncuar përdorimin pa masë të gazit lotsjellës sipas tij sie dhe të Lëndëve Helmuese Luftarake. Gjatë protestës së sotme u pa përdorimi në masë të gjerë të lëndëve të tilla, gjë e cila sipas Demirajt është shkelje e hapur. Statusi i plotë Helmimin e popullit te tij gjate nje proteste civile dhe demokratike e ka bere vetem Sadam Hyseni, Ali kimiku, Gadafi, etj dhe fundi i tyre dihet. Turp per policine qe zbaton urdhera te paligjshem, pasi perdorimi i LHL dhe gazit lotsjelles ne keto permasa dhe me kete…

Read More

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar sot se Policia nuk ishte e përgatitur për një protestë të tij. Duke folur në News 24 ai deklaroi se të dyja palët kanë favoret dhe dëmet e tyre nga protesta e ditës së sotme. “Edhe nga televizioni e kam ndjekur edhe kam qenë para kryeministrisë. Pashë që ishte një protestë e madhe kishte njerëz shumë dhe kishte edhe dhunë siç thamë. Tani komentet e dhunës duhet apo jo dhuna është çështje tjetër”, tha Lubonja. Sipas tij “Mendimi im është ky që dhunë atje do kishte, ishte përgatitur dhunë qoftë edhe psikologjikisht. Të dy kanë…

Read More

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur për rreth 5 orë ku protestues të dhunshëm, sulmuan ambientet para Kryeministrisë duke hedhur kapsollë, tymues dhe duke tentuar të futen brenda godinës. Ajo që mbeti pas ishin pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë dhe punonjësit e policisë, dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës. Përmes një statusi në Twitter ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka falënderuar qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një antimiting sot në Vlorë kundër protestës së sotme të opozitës në Tiranë. Por, edhe pse ishte në mes mbështetësve të tij, Rama zgjodhi të shoqërohej me një numër të madh badigardësh. Nga fotot e shpërndara në media duket se Rama është i rrethuar nga të paktën 7 badigardë ndërkohë që kalon në mes të turmës së mbështetësve. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Lulzim Basha është parë të shoqërohet nga të paktën 10 badigardë.

Read More

Policia ka arrestuar një person për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi. I arrestuari është Kujtim Spahiu, ndërsa në kërkim është shefi i Komisariatit të Kukësit, Agim Basha. Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 2 punonjës policie, ndërsa për 2 të tjerë masën “Detyrim paraqitjeje”. Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme SHÇBA në kuadër të procedimit penal të datës 25 janar 2019, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kreu ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për punonjësit e policisë: Ferdinand Gjeta, me detyrë Drejtor në Drejtorinë…

Read More

Pas mbylljet se protestës së opozitës, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në një postim të bërë në rrjetet sociale ai ka thënë se sot është bërë një punë shumë e mirë nga ana e policisë, duke shprehur mirënjohje, e ndërsa ka shtuar se sot kanë bërë “dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tone kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane”.

Read More