Author: tirana

Ndërkohe që protestuesit e opozitës kanë çarë kordonin policor dhe kanë tentuar të hyjnë në Kryeministri duke i vënë flakën edhe derës, vjen reagimi i parë i kryeministrit Rama, teksa ndodhet në Vlorë. Me një shënim në faqen e tij ne Instagram, ai krahason takimin e Vlorës dhe protestën që po mbahet në Tiranë. “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”- shkruan Rama, teksa poston këtë foto sipas tij krahasuese.

Read More

Letrat e dashurisë, të zbuluara së fundmi, të dërguara sulltan Sulejmanit të Madhërishëm nga sulltanesha Hyrem, kanë hedhur dritë mbi historinë më të famshme të dashurisë së kësaj epoke. Letrat janë nxjerrë nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës. Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman. Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit,…

Read More

Një protestues i cili është ngjitur mbi skelën e vendosur te kryeministria ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas pamjeve të ofruara, ai ka mbetur pa ndjenja sipër skelave dhe kanë qenë disa protestues të tjerë që kanë shkuar t’i japin ndihmën e parë. Ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur protestuesit në fjalë, por gjendja e tij dukej e rëndë.

Read More

Personazhet publike, tashmë këtë duhet ta dijnë: në situatën e tyre, nuk janë të paktë njerëzit që i vlerësojnë e i mbështesin, por kjo nuk do të thotë se nga të gjithë do të burojnë vetëm komente pozitive. Kiara Tito këtë e provoi vetë së fundi kur mori këtë koment në “Instagram“: “E paske kapur një me shumë leke”! Moderatores është e qartë se kjo nuk i ka pëlqyer aspak, por sërish e ka ruajtur qetësinë. “Sa të vegjël që jeni. Më vjen shumë për të qeshur kur lexoj kështu komentesh. Kaq kisha”, i është përgjigjur ajo duke e shoqëruar…

Read More

Konfrontimi në dyert e Kryeministrisë nuk ka kaluar pa pasoja. Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, por edhe hedhja e sendeve të forta nga vetë protestuesit ka bërë që 6 prej tyre të lëndohen. Dy prej tyre kanë probleme me sytë ndërkohë që disa të tjerë janë goditur me gurë nga vetë protestuesit. Protesta personi i lenduar ambulanca on Vidnews.

Read More

Protestuesit të cilët janë mbledhur tashmë në Blevardin Dëshmorët e Kombit kanë mësyrë drejt kryministrisë. Ata kanë hedhur bomba molotov dhe kapsolla në drejtim të godinës teksa po tentojnë hapjen e derës. Nga ana tjetër, teksa ata kanë sulmuar godinën e kryeministrisë, gadra e cila ndodhet brenda godinës ka nisur shpërndarjen e tyre me ujë dhe gaz lotsjellës

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar arrestimin e Edi Ramës nga Vlora. Në një prononcim për mediat, i shoqëruar edhe nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Berisha tha se Rama po zhvillon në Vlorë një antimiting ashtu sikurse veproi edhe Ramiz Alia në vitin 1991. “Do kërkohet arrestimi i Edi Ramës në Vlorë. Vlonjatët do e kërkojnë se po përdhos çështjen e flamurit, bën antimiting njëlloj si Ramiz Alia në ‘91, edhe atij ia dështuan. Do ketë një kërkesë nga ajri që të arrestohet Edi Rama”, tha Berisha.

Read More

Në një kohë që opozita proteston sot në Tiranë duke mbledhur protestues me autobusë nga gjithë qytetet, paralelisht kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me simpatizantët e tij në Vlorë. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se për të shmangur akset rrugore ku kalonin edhe militantët e PD, kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Vlorës me helikopter. Pasi ka mbërritur në Vlorë, Rama ka konsumuar edhe një kafe para takimit.

Read More