Author: tirana

Historia e saj është historia e njërës prej atyre. Vajzave shqiptare që kanë rënë pre e prostitucionit, te mashtruara dhe të detyruara të dalin trotuareve të Europës. Për shumë prej tyre fati nuk I dihet ende.  L.T u njoh me djalin nga Patosi Arturin. Ajo ishte ende një e mitur kur mes tyre lindi një dashuri si kristali.Familja nuk dinte asgjë për këtë marrëdhënie, deri në momentin kur të rinjtë vendosën të jetonin bashkë dhe L.  të largohej nga shtëpia fshehurazi, pa i thonë asgjë familjes. Ditën e tretë të jetës, që nisën bashkë, Arturi i kërkon L. të iknin…

Read More

Gert Gjinarari, i njohur në fillim të viteve ’90 mes të “fortëve” të Tiranës si Gerd Gjenerali pritet të shijojë lirinë pas një vendimi të Gjykatës së Korçës, i cili i dha atij liri me kusht. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm bashkë me Arben Grorin për vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në spital në Milano pasi ky i fundit kishte ekzekutuar në Tiranë vëllain e Grorit. Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali. Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të “vrasjes me paramendim…

Read More

Një infermier eshte gjendur i vrarë pasditen e sotme në fshatin Xhyerinë të Vlorës.  Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet  Q.G. siç njofton policia, nga dyshimet e para mendohet se ai ka vrarë veten me armë gjahu. Bëhet e ditur se 58-vjeçari punonte si infermier në këtë fshat, ndërsa jetonte i vetëm. Dy muaj më parë, edhe nëna e tij ishte ndarë nga jeta, ndërsa ai jetonte vetëm më të, pasi nuk kishte krijuar familje. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ekipi i Teutës ka marre tre pikë sot perballë Kukësit në takimin e zhvilluar në Durrës. Vendasit fituan me rezultatin 2-1 kundër një ekipi që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. Pjesa e parë foli për ekipin e Shkëmbit, që provoi disa herë të gjente golin, e në minutën e 27-të, pretendoi edhe për penallti me Kamara, por gjyqtari Xhaja nuk akordoi. Teksa lojën e bënte Teuta, golin e gjeti Rexhinaldo, me një realizim mjaft të bukur nga jashtë zone, që shtangu Hidin. Gjithsesi, në të dytën, Teuta u fut përsëri me të njëjtin synim, për të gjetur golin, dhe diçka të tillë e bëri Progni, me një realizim fantastik nga goditja e dënimit.…

Read More

Shën Valentini këtë vit në Britani është komentuar si më pak “eleganti” nga mediat ishullore. Sigurisht, dhuratat nuk munguan, puthjet e përqafimet, por shumë të rinj u panë në rrugët e Birmingham, Newcastle dhe Leeds pas mesnate që kishin abuzuar pa masë me pijen. Grupe vajzash e djemsh u fotografuan të veçuar në hyrje të lokaleve të natës, në fund shumë prej tyre përfunduar të shtrirë në rrugë si pasojë e abuzimit me alkoolin, ndërsa disa prej tyre u ndaluan edhe nga policia për prishje të qetësisë publike.

Read More

Banorët në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe janë të tronditur nga video-skandali i efektivit të Policisë, Berhan Bajrakurtaj, i arrestuar prej katër ditësh me akuzën e ngacmimit seksual të një vajze 15-vjeçare. Ata dënojnë sjelljen e tij, duke shtuar se një polic i tillë që bën gjeste të turpshme nuk mund t’u shërbejë. Por, i gjithë komuniteti në fshatin Gruemirë theksojnë se, nuk ka asnjë rast të evidentuar që mund të lidhet me videon e policit të arrestuar. Nikollë Butinaj ndërsa kërkon sqarimin e rrethanave të ngjarjes thekson se 53-vjeçari nuk mund të shërbejë më si punonjës policie në…

Read More

Anëtarët e bandës së hajdutëve shqiptarë, të arrestuar 4 vjet më parë për plaçkitje dhe vjedhjen e disa banesave në Attikë dhe të liruar kohët e fundit, u kthyen n krye të listës së të dyshuarve nga Policia për vrasjen e biznesmenit grek 52-vjeçar, Aleksandros Stamatiadis, në mëngjesin e 2 prillit 2018 në Kifissia. Sot mediat greke transmetojnë se në bashkëpunim të ngushtë me Interpol dhe Europol, nga autoritetet greke dhe autoritete të disa vendeve, janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe arrestuar vrasësit e Aleksandros Stamatiadis. Ata janë janë shqiptarët me inicialet T. K., i cili thuhet se…

Read More

Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, e cila tha nga Lapraka se nesër populli do t’i marrë karrigen Ramës, ndërkohë që i kërkoi zotit t’i japë fuqi. Braçe thotë se ata që nuk e kanë kuptuar ende duhet ta shikojnë se e gjithë protesta nesër po bëhet vetëm për një karrige. Reagimi i Braçes: Tani, Flasin në emër të Zotit! Ne emer te Zotit dhe, Për karrige! Vetem per karrige! Kush nuk e ka kuptuar ende, urdheroni; Gjithçka nesër është për një karrige! Asgje tjeter! Ne emer te Zotit per Karrige! Oooooo Zoooot!

Read More

Ka një ngazëllim të gënjeshtërt në radhët e lidershipit opozitar shqiptar, për një gjë shumë të madhe që ata dëshirojnë që populli të realizojë, gjatë protestës së programuar të 16 shkurtit në Tiranë. Eshtë një ngazëllim i gënjeshtërt, i lig, i pasinqertë dhe krejt djallëzor i kastës politike opozitare, me shpresën se kështu do ndjellin dhe do ti bëjnë masat, që të realizojnë “revolucionin” që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, për tia dhuruar atë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Që kjo është gënjeshtra më e madhe në Shqipëri, nuk është e nevojshme të thuhet këtu, sepse shqiptarët e…

Read More

Anila Çela është prezantuesja simpatike prej shumë kohësh në emisionin “Vizioni i pasdites”. Para pak kohësh ajo lajmëroi me lot në sy se do të largohej nga ky emision për të nisur një të ri, po në të njëjtin televizion. Vendi i saj u lajmërua se do të plotësohej nga Evi Reçi, këngëtarja simpatike shqiptare. E ftuar në emisionin “You and Me” me Julka Gramon dhe Ardit Roshin Anila u pyet në lidhje me Evin dhe nëse e kishte parë programin tani që është larguar. Anila është shprehur që po e ka ndjekur, madje edhe e ka këshilluar Evin. “I…

Read More

Keisi Medini është padyshim një prej vajzave më të komentuara në shobizz kohëve të fundit. Bukuroshja të cilën e njohin të gjithë tashmë dhe si vajza e Sabianit, arrin të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Së fundmi Keisi e cila është mjaft e lidhur me babain e saj, Sabianin, na ka zbuluar se çfarë ndodh në shtëpi kur ai largohet. Nëpërmjet disa story-ve në Instagram, Keisi ka treguar se në shtëpi bëhet rrëmuja sapo i ati largohet.

Read More

Ditën e nesërme opozita do të mbajë protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë, dhe për këtë ata janë përgatitur në mënyrën e tyre. Policia thotë se ka informacione që persona me precedentë kriminal do të tentojnë të shkaktojnë incidente. Ndonëse Partia Demokratike i quan spekulime, e sipas tyre e vetmja e interesuar për dhunë është qeveria. Megjithatë protesta e nesërme pritet të jetë ndryshe nga të tjerat, qoftë nga përmasat, apo skenaret. Çdo sëpatë ka nga një emër, të grupimeve që kanë organizuar protesta gjatë viteve të fundit si “studentët”, “artistët”, “unaza e re”..

Read More