Author: tirana

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën që do të mbahet nesër nga opozita në Tiranë. Duke folur në studion e emisionit ‘Java në RTSH’ Hoxha tha se kjo protestë të ngjall frikë pasi nga organizimi i saj, ku nuk do të mbahen fjalime, të sjell në mendje 21 janarin, ku mbetën të vrarë katër persona. “Protesta ngjall frikë. Organizimi pa fjalime është i njëjtë si më 21 Janar” – tha gazetari. Sipas tij, efektivët e policisë në të gjithë vendin janë në gjendje ‘kushtrimi’. Ai solli detaje të mësuara nga burime pranë policisë, teksa shtoi se Garda e Republikës është porositur të…

Read More

Enderis Doda, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, nuk ka pranuar të flasë shumë para gjykatës përveç faktit ku i kërkoi familje familjes së Petrit Bibës. Para trupit gjykues, Doda është shprehur i shokuar për ngjarjen teksa ende nuk donte ta besonte se shoku i tij, ka ndërruar jetë. “Nuk dua ta besoj, nuk jam i gatshëm të flas për çfarë ka ndodhur. Veçse i kërkoj falje familjes”, u shpreh i riu, raporton Panorama. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, ku pas krimit, 25- vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba, pas plagëve të marra u dërgua…

Read More

PREÇ ZOGAJ  Protestat që thërret opozita politike kanë një ndryshim me protestat që thërrasin sindikatat, shoqatat, grupet e interesit apo shtresat shoqërore të vetorganizuara. Këtyre të fundit, edhe u njihet zakoni (por jo e drejta ligjore) për të kaluar masën me eksese që bëjnë bujë në shprehjen e pakënaqësisë dhe revoltës. Kurse opozita politike, sidomos ajo parlamentare, e ka kusht të parë të suksesit të saj natyrën paqësore dhe demokratike të protestës. Përdorimi i dhunës prej saj e dështon protestën. Askush në familjen e kombeve demokratike nuk e njeh një fitore politike të arritur me metoda antidemokratike. Të ardhmes së…

Read More

Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme. I plagosuri është Edmond Fejzullahu ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta. Pavarësisht plagëve, 53-vjeçari ka shkuar vetë me makinën e tij në spital, raporotn Report tv. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Vendi ynë për këtë fundjavë do të ketë mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e në bregdet hera-herës me rrahje deri ne 18m/sek. Mëngjeset do të mbeten të ftohta e në mesditë rritje të lehte të temperaturave. Më konkretisht:🔹Zonat malore -3°C deri në 8°C🔹Zonat e ulëta -2°C deri në 15°C🔹Bregdeti 2°C deri në16°C / tirananews.al

Read More

Rolet për 16 shkurtin janë ndarë tashmë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në zyrë për protestën e nesërme, presidenti ndodhet në Mynih. Në Tiranë qëndron opozita me përforcimet e veta edhe nga jashtë vendit, qëndron policia me në krye ministrin Sandër Lleshaj, person i cili për ironi të historisë më 21 janar të vitit 2011, në cilësinë e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thuhet se u ngarkua të përpilonte një plan për gjendjen e jashtëzakonshme. Burime brenda qeverisë i thanë ResPublica, se Forcat e Armatosura kanë kaluar të gjitha në Gatishmëri nr. 2, që është…

Read More

Analisti i njohur Mustafa Nano i ka bërë sot thirrje kryeministrit Rama të ndalojë videot me përurime dhe takime me hallexhinjtë, të cilat i nxjerr në ERTV. Gjatë monologut në emisionin Provokacija, Nano shprehet “abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit”. Sipas tij “Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj,…

Read More

Nga Mero Baze Edhe pse lajmet rreth protestës janë të mbushura me tension dhe paralajmërime për dhunë, ana pozitive e protestës së nesërme është më e rëndësishme. Duke qenë një protestë e thirrur në kuotat më të ulëta politike të opozitës, ajo është pikë së pari një protestë për të bashkuar opozitën dhe për t’i dhënë rrugëzgjidhje shumë pikwpyetjeve që gjenden para saj. Deri më sot opozita është e ndarë brenda saj në qëndrimet ndaj reformës së pabërë zgjedhore dhe fajëson PD-nw, është e ndarë në qëndrimin ndaj zgjedhjeve, ku PD është më shumë afër bojkotit dhe të tjerat pro…

Read More

Ka disa ditë që Mauro Icardi është bërë lajm kryesor në Itali. Pasi i hoqën shiritin e kapitenit dhe pasi argjentinasi nuk preferoi të shkojë me ekipin në Vjenë, duke qëndruar në shtëpi, një tjetër lajm vjen për futbollistin. Revista e skandaleve e themeluar nga paparaci i famshëm, Fabricio Corona, “The King Corona Magazine” shkruan se “Mauro Icardi është në prag divorci me gruan e tij, Wanda Narën, e cila e ka tradhtuar me Marselo Brozovicc”. Lidhur me këtë artikull ka reaguar menjëherë mesfushori kroat i Interit, i cili ka paditur revistën për shpifje. Ai ka hedhur poshtë lajmin, duke…

Read More

Vallëzimi është konsideruar si një formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit, zakonisht ritmike dhe në muzikë, përdoret si një formë e të shprehurit, bashkëveprimi social ose të paraqitura në një gjendje shpirtërore apo përcaktimit të performancës. Ndonëse nuk janë ekspertë, edhe mjaft politikanë dhe figura të shquara i kanë kushtuar gjithnjë një rëndësi të veçantë kërcimit, duke treguar edhe një lloj statusi të veçantë në shoqëri. Por duket se Preç Zogaj ngec në këtë pikë. Ndoshta nga sikleti përballë një femre të bukur dhe me mjaft hire, apo nuk di të kërcejë, ka bërë një gafë…

Read More

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka sulmoi gjate seances se djeshme kryeministrin Rama, teksa i zbrazi atij nje shiringe me boje. Per kete veprim, Paloka u perjashtua 10 dite nga Parlamenti, ndersa policia nisi hetimet per ngjarjen. Report Tv ka publikuar sot momente kur ekspertet e policise dhe prokurorise kqyrin nga afer vendin e ngjarjes per ti bere analizen solucionit kimit te perdorur.

Read More

Marek Hamshik nuk është më pjesë e Napolit, pasi u transferua në Kinë te skuadra e Dailan Jifang. Sllovaku largohet nga napoletanët pas 12 vitesh duke prekur jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët. Elseid Hysaj ishte shok skuadre me Hamshik për rreth katër sezone. Me anë të një postimi në “Instagram” ai ka bërë një dedikim prekës, për ish-kapitenin e tij. Në foton e postuar me të ai ka shkruar: “Çfarë mund të them… do më mungosh si lojtar, por më shumë do të mungosh si njeri, ishte nder që kam luajtur me ty. Paç fat në këtë aventurë të…

Read More