Author: tirana

Videoja tregon momentin e pazakontë kur një pasagjere e autobusit lufton kundër një tjetër pasagjeri, që provoi t’ia vjedhë telefonin. Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre. Autori i krimit dëgjohet duke qarë dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon. Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë. Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim.

Read More

Sërish tensione para godinës së Kryeministrisë. Një grup protestuesish kanë filluar të heqin pllaka guri trotuari të cilat më pas i kanë hedhur drejt derës dhe xhamave të Kryeministrisë. Ndërkohë protestuesit vijojnë të qëndrojnë aktiv, ku herë pas here largohen për të marrë ajër të pastër dhe më pas rikthehen në valën e protestës.

Read More

Pjesë e protestës së sotme ka qenë edhe ish-badigardi i Sali Berishës, pikërisht Sali Lushaj, një mbështetës i njohur i ish-kryeministrit. Në foton e kapur prej fotoreporterëve Lushaj duket të jetë prekur nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia dhe po mban një beze në hundë për t’i shpëtuar efekteve. Gjatë mëngjesit të sotëm, Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur ndryshe edhe me emrin “Stresi” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

Read More

Protesta e opozitës për më shumë se dy orë vijon të jetë aktive dhe herë pas here edhe e dhunshme. Disa grupe protestuesish vijojnë ende që të godasin me sende te forta Kryeministrinë për shpërthyer dyert e saj. Ndërkohë qindra persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe shikimin për shkak të gazit lotsjellës. Kujtojmë se vetëm me anë të hedhjes së këtij gazi bëhet e mundur shpërndarja e protestuesve nga dera e Kryeministrisë, pasi kordoni i policisë nuk e ka të mundur ti ndalojë.

Read More

Thonë se një ditë e vetme në kalendar nuk mjafton për t’i ndjerë i/e dashuruar, por dita e Shën Valentinit dje na provoi të kundërtën! Që shumë personazhe të famshëm shqiptarë ose të huaj, u përkëdhelën nga partnerët e tyre, me dhurata, me surpriza të këndshme, me darka romantike, me buqeta të mëdha lulesh dhe plot detaje të tjera që e bënë të paharruar këtë festë. Klaudia Pepa ishte një prej tyre! Balerina e famshme shqiptare, ndau me ne një imazh shumë të veçantë, ku shfaqej e lumtur, me një gotë shampanjë në dorë, e rrethuar me zemra të kuqe,…

Read More

Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të komentuara në showbiz-in shqiptar, jo vetëm për anën profesionale por edhe atë private. Së fundmi Eneda ndodhet me pushime në Londër nga ku ka postuar disa foto duke na treguar edhe pamjen e saj të re. Në profilin e saj në “Instagram” ajo nuk është shfaqur më bionde, por flokët i ka lyer ngjyrë karotë. Një ndryshim që e ka bërë të duket edhe më simpatike dhe që i shkon shumë.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sërish për largimin e Kryeministrit Rama dhe nevojën për një qeveri tranzitore. Gjatë protestës e cila vijon përpara Kryeministrisë, Lulzim Basha është shprehur se Edi Rama nuk është “zot i fateve të Shqiperisë”. Qëndresë e pashembullt europiane e popullit ndaj kësaj qeverie të kapur në vjedhje. Basha ka përsëritur akuzat se dhuna ishte e nxitur nga policia e shtetit.

Read More

Situata e krijuar në protestë ka bërë që Garda e Republikës të shtojë forcat për mbikëqyrjen e situatës. Sipas një qytetari, i cili ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania, garda po bën presion që të ngjitet në tarracën e hotelit, madje bashkë me ta ka qenë edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mesazhi: Joq pershendetje jam punojes i Rogner hotel policia po ben presion qe snajperat te ngjiten lart ne tarrace ishte dhe drejtori i policise.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat tha se kjo do të jetë zvarritje me triumf për kryeministrin në rast se ai nuk e kupton andej nga vrima e miut, ku sipas tij është fshehur, se çfarë duhet të bej. Po ashtu ai tha se protesta e opozitës është për jetë ose vdekje. “Nuk ka protestues me revole edhe me dinamit. Është një narkopolici që po provokon protestuesit. Kjo revolte është fundi politik i Edi Rames, kur të dalë Rama nga vrima miut do të kuptojë që diktatorët po nuk kuptuan do të zvarriten. Opozita është në alternativen e…

Read More

Dy efektivë të policisë janë dërguar me urgjencë te spitali Universitar i Traumës. Mësohet se policët kanë marrë dëmtime të rënda, pasi janë goditur me mjete të forta nga protestuesit. Ata u dërguan në spitalin Ushtarak që të marrin trajtimin e nevojshëm, ndërkohë raportohet se të lënduar janë edhe gjashtë protestues, të cilët kanë pasur probleme nga gazi që është hedhur nga forcat policore. Ndërkohë nga ana tjetër, katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen ne repartin e Toksikologjise ne QSUT. Sipas mjekëve, gjendja e protestuesve është stabilizuar. Amublancat…

Read More