Author: tirana

Motra e Encës, Uindi Haxhia tashmë është në qendër provokuese dhe deklaratave. Ditën e sotme Uindi ka habitur fansat pasi ka publikuar dhuratën marramendëse që ka marrë për Shën Valentin. Motra e këngëtares ka marrë një buqetë gjigande në formë zemre me trëndafila të kuq, mes të cilëve janë vendosur disa kartmonedha. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është unaza e diamantit që Uindi mban në gisht, duke krijuar dyshimet se është fejuar. ‘Me dashuri nga Kuba’, shkruan Uindi krahas videos së dhuratës që do ta donte çdo femër.

Read More

Sipas një raporti të Bankës Botërore, gratë shqiptare renditen të parat në botë për të marrë para borxh. Në këtë raport janë marrë në studim vendet ish-komuniste të Europës. Raporti tregon se rreth 58% e grave dhe vajzave shqiptare kanë marrë borxh të paktën një herë të vetme, duke u renditur kështu në vendin e parë në botë. Në vendin tonë kjo shifër është shumë herë më e lartë se në vende si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina. Në këto vende shifra e grave që kanë marrë borxh llogaritet në 36%. Gratë shqiptare gjithashtu e kanë shumë të vështirë edhe për…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku nuk përjashtohen as disa debate. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, ndaj në këto momente duhet treguar kujdes. Bëni mirë të sqaroni disa situata të cilat kanë të bëjnë me familjen. Demi Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi fundjava parashikohet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta. Binjakët Pas një periudhe të karakterizuar me shumë tensione, gjatë kësaj të premte më në…

Read More

Videoja tregon momentin e pazakontë kur një pasagjere e autobusit lufton kundër një tjetër pasagjeri, që provoi t’ia vjedhë telefonin.Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre. Autori i krimit dëgjohet duke qajtur dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon. Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë. Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim.

Read More

Si shumë të dashuruar të tjerë Princ Leka dhe princesha shqiptare Elia Zaharia kanë festuar ditën e sotme Shën Valentinin. Çifti mbretëror duket se ka vendosur që në ditën e të dashuruarve të shkojnë në një piknik. Me anë të një postimi në Instagram, ku Princ Leka shihet duke i dhuruar një trëndafil rozë princeshës së tij, Elia ka uruar të gjithë shqiptarët. ‘Gëzuar Shën Valentinin miq Ju uroj dashuri dhe mirësi pafund’, shkruan Elia krahas fotos së ëmbël.

Read More

Deputeti Fatmir Xhafaj e cilëson të turpshme ngjarjen e ndodhur sot në sallën e seancave ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë Talat Xhaferit për shkeljen e kodit të mikpritjes nga opozita. Përmes një postimi në twitter, deputeti Xhafaj nënvizon se një akt i tillë fyen të gjithë, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. “Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj…

Read More

Berlin – Në prill të këtij viti, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, do të festojë ditëlindjen e saj të 70-të. E themeluar në vitet e hershme të Luftës së Ftohtë, ajo është po aq e rëndësishme edhe sot, kur shumë njerëz mendojnë se rendi ndërkombëtar është tronditur sërish. Në fakt, nëse NATO nuk nuk do të ekzistonte, ata që janë në favor të një bote të lire, do të duhej ta shpiknin atë. Ndërsa qëllimi kryesor i aleancës mbetet garantimi i sigurisë së anëtarëve të saj, ajo nuk ka qenë kurrë një aleancë e pastër ushtarake. Ajo është…

Read More

Pas lajmeve që leja për protestën e 16 shkurtit është refuzuar 4 herë nga Policia e Shtetit ka reaguar edhe PD. Përmes një deklarate zyrtare, Partia Demokratike thekson se nuk pret leje nga Policia e Shtetit për protesta duke e argumentuar si një e drejtë Kushtetuese. Tirananews.al ka siguruar kërkesën që PD i ka dërguar Policisë së Shtetit ku i kërkon leje për protestën. “Ju rinjoftojmë se tubimi i datës 16 Shkurt 2019, do të zhvillohet në sheshin dhe vendkalimin publik: “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali” (sipas hartës së dërguar edhe…

Read More

Shkrirja e tre agjencive në një të vetme, konkretisht ajo e ALUIZNI-t, Hipotekës dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, dhe projektligji i kadastrës kanë hasur në kontestimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta, me argumentin se do të shkaktonte një kaos me pronësinë, për shkak të hartës së re dixhitale. Por për kryeregjistruesin Valdin Pjetri, hartat e reja nuk do të krijojnë probleme pronësie, pasi bëhet fjalë për sistemim të hartave të vjetra. Po ashtu, Pjetri theksoi se shqetësim kryesor në Shqipëri është mosregjistrimi fillestar i 10% të pronave. “Problemi kryesor që kanë zyrat tona është sistemimi i hartave, pasi nga…

Read More

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë të jenë vigjilentë, e nëse munden, të shmangin praninë e tyre në zonat e grumbullimit të turmave ditën e protestës së opozitës. Në njoftimin që mban datën e sotme, e enjte 14 shkurt, Ambasada njofton shtetasit amerikanë, e jo vetëm, të bëjnë kujdes veçanërisht në pikat e grumbullimit të njoftuara paraprakisht nga organizatorët e protestës, por pa u kufizuar vetëm në to, si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë; zona e kryqëzimit të “Zogut të Zi”; Qyteti Studenti dhe zona përreth stadiumit “Selman Stërmasi”. Amerikanët që jetojnë…

Read More

Këngëtari, Frederik Ndoci njihet si një personazh që i thotë mendimet e tij hapur. Së fundmi, ai në ‘Facebook’ ka bërë një poezi, ku lidh ngjarjet e aktualitetit në Shqipëri me ditën e Shën Valentinit. Këngëtari tregohet shumë i ashpër dhe i prerë duke uruar që Shqipëria etnike të mos ketë asnjëherë Shën Valentin. Statusi i plotë: Kam do’ vite, qe shen Valentini Me shfaqet ne gjum, Me buzqeshje cinike Me do vargje poemash te ftohta, me dokumente e sorollatje, Me biseda telefonash më video, me foto zemrash ne media, larg puthjeve te sinqerta bashk me shterngime duersh. Me duket…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rubrikën e tij “përgjigja ime” në FB lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në kuvend. Kryeministri Rama e cilëson këtë veprim të opozitës si një budallëk të dëmshëm për shoqërinë. “Ska rrezik më të madh për botën sesa budallallëku i vetëdijshëm”, vijon Rama duke cituar Martin Luther King. Sipas tij, është kjo arsyeja që Kryeministri nuk e humb durimin dhe do të vijojë të qëndrojë aty, siç thotë ai, mes tyre dhe popullit për të mos lejuar në asnjë mënyrë që budallallëku i dëmshëm të dëmtojë vendin. Sipas tij, ata janë dhe do…

Read More