Histori tragjike u zbuluan për Michael Jackson pas autopsisë së tij kur vdiq në vitin 2009. Mbreti i Popit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Raporti i autopsisë u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë. Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike. Kishte gjithashtu gjurmë të dukshme të operacioneve të shumta kozmetike, të realizuara gjatë jetës. Kishte dy plagë…
Author: tirana
Tetëdhjetë për qind e priftërinjëve të Vatikanit janë homoseksualë, thuhet në një libër të ri që do të publikohet javën e ardhshme mbi jetën e priftërinjëve në Vatikan. Ekspozimi i 570 faqeve, të titulluar “Në dollapin e Vatikanit” pohohet se katër në pesë klerikë në Kishën Katolike Romake janë homoseksualë- por nuk janë domosdoshmërisht seksualisht aktiv. Sociologu francez dhe gazetari Frederic Martel, i cil kaloi katër vjet duke kryer 1 mijë e 500 intervista për librin, zbuloi se disa priftërinjë mbanin marrdhënie të matura afatgjate, ndërsa të tjerët jetonin me jetë të dyfishtë duke pasur marrëdhënie seksuale me partnerët homoseksual…
NGA MAX BENWELL Për 8 muaj, anëtarja e re e kongresit amerikan ka arritur të marrë ndjekësit më të zellshëm të Washigton DC. Dhe këto janë levizjet e saj më të forta Kur flitet për Twitter, Alexandria Ocasio-Cortez, e zgjedhur nëntorin e kaluar si anëtarja më e re në moshë në Kongresin Amerikan, uli në gjunjë të gjithë politikanët e tjerë. Ajo ka ndërtuar grupin më aktiv të ndjekësve të kongresit në vetëm tetë muaj duke u përgjedhur dhe si lektore e mediave sociale për kolegët e saj sapo mbërriti. Si ia del ajo? Unë i kaloj ditët duke analizuar…
Pas ngjarjes se rende te ndodhur ne aksin Tetove-Shkup ne Maqedonine e Veriut, ku deri tani kane humbur jeten 13 persona e jane plagosur dhjetra te tjere nga aksidentimi i nje autobuzi, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Rama teksa shpreh keqardhjen dhe ngushellimet shkruan: Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik.
Politikani i njohur amerikan, Rudi Giuliani aktualisht avokat i presidentit Trump ka vleresuar veprimin e qeverise shqiptare per debimin e diplomateve iranian te cilet dyshohet se ishin perfshire ne pergatitjen e planeve me skenar terrorist ne Europe. Giuliani i cili ka qene kryebashkiak i New York nepermjet nje letre pohon se Shqiperia fillimisht beri nje akt te madh duke mirepritur mbi 3 mije muxhahedine, cka e shpetoi edhe SHBA nga lufta qe bente per kete ceshtje ne Irak. Avokati i Trump vleresoi Shqiperine per faktin qe nuk u ndikua aspak nga presioni qe Irani i beri pas debimit te diplomateve.…
Nga Alfred Peza/ Ka një qasje shumë interesante mes Shën Valentinit, ose asaj që njihet si festa e të dashuruave dhe raporteve të lidershipit të lartë të opozitës sonë, me ato të mazhorancës. Kjo qasje për festimet e shprehjes së dashurisë mes njerëzve të thjeshtë në kuadër të 14 shkurtit, ngjan si dy pika parfumi, me qasjen e liderëve politikë për ti shprehur dashurinë njëri- tjetrit. Ka një kod të fshehtë për ti zbërthyer këto masazhe dashurie në sferën e epërme të jetës politike në përgjithësi dhe në atë shqiptare në veçanti. Një gjuhë shenjash e simbolesh, e mbushur me…
Këngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan publikisht se janë një lidhje në muajin dhjetor por ky pranim publik i historisë së tyre të dashurisë duket se nuk është pritur aspak mirë nga familja e 22-vjeçares. Burime pranë çiftit, thonë se shkak për këtë krizë dhe mosdakortësi është bërë e shkuara e Gencit, i cili, përveç faktit që është 15 vite më i madh se Eni, ka pasur një martesë që ka përfunduar me divorc, nga e cila ka një djalë të quajtur Gjin, për të cilin kujdeset këngëtari. I gjithë ky ngërç në familjen e Enit për pranimin e…
Poligrafi, apo “zbuluesi i gënjeshtrës” është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. I përdorur kryesisht në Amerikë për dedektimin e kriminelëve, poligrafi u soll në Shqipëri për të përzgjedhur të duhurit që do të jenë hetues, Byronë Kombëtare të Hetimit, por edhe si “makina e së vërtetës” që do të zbulojë gjatë ligjit të vettingut policët e ndershëm.Por, kjo pajisje do t’i nështrohet tashmë debatit edhe në Shqipëri. “Rezultatet e poligrafit mund të jenë edhe të natyrës fiziologjike apo të natyrës nervo-psikike dhe jo detyrimisht pasqyrojnë një tablo të qartë të ndarjes së gënjeshtrës nga e vërteta.…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur dhe njëherë në lidhje me çështjen e vizës për në SHBA, duke mohuar se atij i është refuzuar një e tillë. Berisha në “Byro politike” në ABC News, u shpreh se nuk ka marrë kurrë një mesazh për të mos aplikuar për vizë dhe tha se nuk udhëton kurrë, pasi tashmë nuk ka një pozicion të lartë publik. A është e vërtetë që keni marrë një mesazh nga ambasada amerikane për të mos aplikuar për vizë? Në mënyrë absolutet nuk kam marrë një mesazh të tillë. Që kur kam qenë për vizitë për 100- vjetorin…
Shefi ekzekutiv i Bajern Munihut, Karl-Heinz Rummenige, ka ngritur zërin dhe ka nisur një fushatë për kthimin e transmetimit të Ligën e Kampionëve falas në televizion. “Kohët e fundit Sport Bild ka publikuar numrin e teleshikuesve, minus 84%, që kur Liga e Kampionëve nuk transmetohet më në ZDF. Duhet të bëjmë diçka, të gjejmë një marrëveshje në mënyrë që për periudhën e ardhshme, 2021-2024, të paktën një ndeshje, mundësisht një ndeshje e nivelit të lartë, të shihet falas nga tifozët,” ka thënë legjenda e klubit bavarez në një intervistë për Sport Bild. Rummenige e sheh si një problem edhe për sponsorët. “Televizionet…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për protestën e 16 shkurt, ku sipas ajo ditë do të jetë një përballje historike. Në një intervistë në “Byro Politike” në ABC News, Berisha ka folur dhe për protestën e 21 janar 2011, ku u vranë 4 protestues. Sipas Berishës, Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të shtunën të qëndrojë në zyrë. PJESË NGA DEBATI Berisha: Polica nuk vrau asnjë. Nazarko: Po kush i vrau? Berisha: Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët. Unë i them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin. Situata është kritike, Shqipëria e…
Autoritetet greke kanë zbardhur tabulatet telefonike të Aleksandër Lucës dhe bashkëpunëtorit të tij grek Manolis Koukouras, të akuzuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi më 28 Nëntor 2018 në ishullin Rodos. Rezulton se greku Manolis Koukouras i kishte dërguar mesazh një avokati të njohur disa orë pas krimit. Në orën 10:11 ai komunikon në telefon me avokatin dhe e pyet se çfarë duhet të bëjë. Nga ana tjetër, 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca telefononte vazhdimisht një mikun e tij. Ata kanë komunikuar mes tyre katër herë, konkretisht në oraret 08:12, 08:45, 11:07 dhe 13:12. Gjatë bisedës me njëri-tjetrin, ata flasin…