Author: tirana

Një incident është shënuar para pak minutash në qytetin e Lezhës, ku disa të rinj janë konfliktuar me futbollistë të ‘Besëlidhjes’. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit. Siç duket nga videoja e siguruar nga ‘Balkanweb’, objekt i dhunës janë futbollistët me ngjyrë, të cilët prej disa kohësh janë pjesë e këtij ekipi. Të rinjtë mbajnë në duar disa shkopinj, me të cilat tentojnë të godasin futbollistët. Duke mos ditur të flasin shqip, këta te fundit dëgjohen teksa thërrasin “Gjoka, Gjoka”, emri i presidentit të klubit ‘Besëlidhja’.

Read More

Viti 1919 ishte një vit tejet i rëndësishëm për historinë e kontinentit, pasi vendosi disa nga piketat më të rëndësishme për ardhmërinë e tij, edhe pse koha dëshmoi se shtyllat, në të cilat ajo u mbështet, ishin me shumë probleme. Sikurse dihet botërisht, më 18 janar të atij viti u mbajt në Paris “Konferenca e Paqes”, një takim i fuqive fituese të palës aleate gjatë Luftës së Parë Botërore, me qëllim përcaktimin e kushteve të paqes ndaj fuqive të ish-Boshtit, tashmë humbës të luftës dhe përcaktimit të mëtejshëm të fateve të kombeve europiane. Sidoqoftë, njohja e Shqipërisë shtet i pavarur…

Read More

Qeveria e krahut të djathtë në Austri ka njoftuar të mërkurën për marrjen e masave më të ashpra për krime të dhunshme, sidomos për ato kundër viktimave gra, transmeton Reuters. Konservatorët e koalicionit në pushtet në këtë shtet, kanë fituar udhëheqësinë gjatë kohës së krizës së migrantëve, duke u zotuar se do të parandalojnë fluksin e refugjatëve të vitit 2015, shumica e të cilëve kishin prejardhje nga Lindja e Mesme apo Afganistani. Të dhënat e fundit sa u përket krimeve në vitin 2017, kanë treguar ulje të numrit të krimeve të dhunshme. Bazuar në këto të dhëna, del se Austria…

Read More

Rovena Stefa ka rrezikuar me fotografinë më të fundit. Këngëtarja shqiptare me rastin e festës së Shën Valentinit ka vendosur të realizojë një set fotografik. Nga ky set, për ndjekësit në Instagram, ajo e shkëputi një foto në të cilën shihet ‘topless’. “Valentinët e zi” shkroi ajo pranë fotografisë të postuar dhe fansat i kanë shkruar komente të ndryshme. Kjo nuk është hera e parë që Rovena ka realizuar foto në të cilat shfaqet provokuese.

Read More

Qytetarët e Dibrës asnjë ankesë për Hetimin tatimor. Ky lajm bëhet i ditur në një debat mes deputetit të Partisë Demokratike për qarkun Dibër Xhemal Gjunkshi dhe Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimor Dibër, Alfir Shima. Në një status në facebook Deputeti Gjunkshi akuzoi hetimin tatimor të Shkodrës se po intimidon bizneset Dibranë me qëllim që të mos bëhen pjesë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike në datën 16 mars. Gjunkshi akuzon drejtorin Rajonal të Tatimeve që po harton lista sipas bindjeve politike. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtij të fundit, i cili i bën me dije deputetit…

Read More

Gjithçka sot ka kaluar në plan të dytë, përfshirë edhe ndeshja e vlefshme për Europa League dhe vetë kundërshtari Rapid Viena, sigurisht. Madje edhe rezultatet e munguara të një Interi zhgënjyes. Gjatë ditës së mërkurë, çështja “Icardi” ka sunduar në kampin zikaltër nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Pikërisht pasdite, gjatë konferencës për mediat, trajneri i Inter, Luciano Spalletti i ka vënë vulën duke konfirmuar krizën mes klubit dhe sulmuesit argjentinas. “Vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit Icardit ishte i vështirë, i dhimbshëm, por i përbashkët. E ndërmorëm atë vendim për të mirën e Inter. Përjashtimi nga grumbullimi? Jo,…

Read More

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e paralajmëruar të Opozitës së Bashkuar më 16 shkurt. Sipas Bushatit, opozita duhet të përgjigjet se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk rrëzohet me protesta. Analisti shprehet nga ana tjetër se edhe nëse prishet rendi në protestë, pra të ketë manifestime të dhunshme është e pamundur të rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama. “Deri tani duket si një film i parë. Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe…

Read More

Skuadra e Mercedes-it, kampionia në fuqi të botës në garat e Formulës 1 prezantoi makinën e re, me të cilën do të synojnë të mbrojnë titullin, duke nisur nga muaji i ardhshëm. Skuadra shpërndau imazhet e para të njëvendëshes favorite për të rifituar titullin e konstruktorëve. “W10” do të ketë në timon kampionin Lewis Hamilton dhe ambiciozin Valtteri Bottas, një dyshe shpërthyese dhe me ambicie, që vetëm gjermanët mund t’i mbajnë nën të njëjtën çati. “Çfarë mendoni për makinën e re të këtij sezoni? Unë mezi pres që ta drejtoj këtë mjet për herë të parë. Kam bërë pushime në…

Read More

Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në juglindje të këtij shteti, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve, IRNA dhe Fars më 13 shkurt. Sulmuesi vetëvrasës është përplasur me një autobus që ka qenë duke bartur pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në rrugën mes qyteteve, Zahedan dhe Kash të provincës Baluçistan, një zonë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin, në të cilën janë aktive grupet militante dhe kontrbanduesit e drogës, ka raportuar Fars. Megjithatë, këto agjenci nuk kanë bërë të ditura detaje tjera për këtë…

Read More

Komisioni Europian botoi një listë të zezë ku gjenden 23 shtete që nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Lista përfshin disa parajsa të njohura bankare si Bahamas dhe ishujt Virgin si dhe shtete që janë shkatërruar nga lufta si Iraku, Siria, Jemeni dhe Arabia Saudite. ”Lista është e përditësuar dhe rigoroze për të vlerësuar flukset e parave të pista”, theksoi Komisioni Evropian. “Sistemi financiar i BE nuk duhet të shërbejë si një mjet për pastrimin e parave dhe për të financuar krimin”, tha Vera Jourova, komisionerja evropiane për Drejtësinë. “Mesazhi që…

Read More

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të përfshira në luftën kundër Shtetit Islamik që t’i shtojnë përpjekjet për eliminimin e plotë të ISIS-it, pasi ai nuk ishte mundur ende, por kishte ndryshuar vetëm formën. “Ne e dimë se ISIS nuk është mundur akoma, por ka ndryshuar vetëm formën”, theksoi Von der Leyen përpara Konferencës së Sigurisë së Mynihut këtë fundjavë. Grupi bazë prej 13 anëtarësh në koalicionin antiislamik ka në plan të diskutojë rrjedhën e ardhshme të veprimeve para fillimit të konferencës në qytetin jugor gjerman. “Ne do të diskutojmë me thellësi se…

Read More

Zbulohet arsyeja se përse klubi vendosi që t’ia heqë shiritin e kapitenit Mauro Icardi-t. Ky vendim që ka lënë gojëhapur skuadrën, ndërsa është marrë pasi Marotta dhe Spalletti kanë biseduar gjatë. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport” dhe “Gianluca di Marzio”, motivi nuk lidhet me mungesën e rinovimit dhe pretendimet ekonomike të sulmuesit argjentinas, por fakti që ai është shumë i heshtur në dhomat e zhveshjes. Asnjëherë nuk flet, nuk motivon grupin, nuk karikon shokët e ekipit dhe nuk merr përgjegjësitë në momente të vështira. Jo vetëm kaq, por shpesh nuk mban qëndrim në daljet publike të së shoqes, Wanda…

Read More