Bukuroshja Almeda Abazi feston sot 27 vjetorin e lindjes dhe kjo është një prej ditëlindjeve të saj më të veçanta. Këtë herë ajo është shtatzënë. Në këtë ditë të veçantë, ajo që ka tërhequr vëmendje është urimi i bashkëshortit të saj turk, Tolgahan Sayisman “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde.” Më pas Tolgahan ka shkruar me shkronja të mëdha edhe në shqip “Të dua shumë”, krahas fotos së Almedës
Author: tirana
Ky është padyshim viti i GASHI-t. Siç thotë vetë reperi në këngën e tij më të fundit me G-Eazy, ky është një vit që i përket atij dhe arritjes së famës që po e ndjek prej disa kohësh. Reperi me prejardhje shqiptare ka performuar mbrëmë në emisionin, mjaft popullor në Amerikë, ‘Tonight show with Jimmy Fallon’, duke e kthyer studion në festë të madhe.
Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Rrëshenit në një takim të hapur me banorët në kuadër të nismës “Bashkia që duam”. Ndërkohë që Rama ka mbërritur pranë sallës ku do të mbahej takimi disa prej banorëve e kanë pritur nga larg po pa u bashkuar me të. Në një video të postuar qytetarët e Rrëshenit dëgjohen teksa flasin mbi Ramën, ndërsa njëri prej tyre tregohet i habitur për shkak të përmasave trupore të Ramës. “Iiii sa qenka” dëgjohet të thotë një qytetar.
Në një kohë ku për shumë vite mijëra shqiptarë kanë pritur në radhë për të marrë një vizë greke apo italiane, kanë qenë jo pak raste kur familjarë politikanësh, biznesmenë apo edhe njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën kanë përfituar pasaporta diplomatike. Një prej tyre është pikërisht djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo faksimile, Shkëlzeni ka depozituar me shkrim dore kërkesën për pajisjen me pasaportë diplomatike. “Bëhet fjalë për pranverën e vitit 1997. Ndër të parët që u pajisën me pasaporta diplomatike ishte familja Berisha, deri edhe foshnjat e familjes. Në atë…
Pas Gjonajt dhe Lleshajt, ka qenë radha e kryeministrit Edi Rama për të komentuar skandalin me çështjen “Dajti”, ku gjyqtarët i hoqën dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve, pasi i pranuan gjykimin e shkurtuar. Kryeministri i ka quajtur gjyqtarët njerëz të ligj dhe të korruptuar, por që nuk do të mund të shpëtojnë nga reformimi i sistemit gjyqësor. “Kriminelë me kostum dhe me kravatë”, i quajti ai më tej, teksa tregoi vendosmëri se qeveria nuk do të ndalet në betejën që ka nisur edhe ndaj këtij vendimi skandaloz ku deri më tani është kërkuar shkarkimi i…
Lumi B është reperi i njohur shqiptar, i cili pëlqen që të ekspozoj familjen e tij të vogël dhe të këndshme. Së fundi, Lumi ka publikuar një imazh ku ka ekspozuar kreativitetin e bashkëshortes së tij, Mirandës. Si duket fotografitë e printuara tashmë janë bërë risi, pasi që janë zëvendësuar nga ato elektroniket. Kurse, Miranda ka zgjedhur që imazhet e printuara t’i vendos në elementet e kuzhinës.“Mami me aparat t ri…” ka shkruar Lumi.
Europa po shkon symbyllurazi drejt harresës dhe banorët e saj duhet t’i hapin sytë para se të jetë shumë vonë. Po s’e bënë, BE do të ndjeë udhën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Asnjë nga udhëheqësit apo qytetarët nuk e kupton që po përjetojmë një çast revolucionar, e cila ka shumë rezultate të mundshme dhe pasiguri shumë të lartë. Shumica prej nesh hamendësojnë se e ardhmja do t’i ngjajë të tashmes, pak a shumë, por nuk është e thënë. Në jetën e gjatë e plot zhvillime që kam pasur, kam përjetuar periudha të ndryshme, të cilat i quaj çekuilibrime…
Lëvizja Socialiste për Integrim ka garantuar se protesta e 16 shkurtit do të jetë paqësore dhe pa shfaqje të dhunës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, tha se protesta “nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes”. “Jam këtu në këtë komunikim nga selia qendrore e LSI-së, për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me protestën që opozita organizon në datën 16 shkurt. Për të theksuar edhe njëherë që protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të…
Në orët e pasdites buzë liqenit të Shkopetit është gjetur një makinë e djegur. Sipas drejtuesve te mjeteve dhe banorëve të zonës, makina është djegur 1 natë më parë në kthesat e Shkopetit nga njërëz të paidentifikuar. Disa minuta me pare eshtë mundësuar nxjerrja e makinës me karrotrec dhe autovinç. Policia ka mbërritur në vendngjarje.
E njohur për egjiptianët si bima e pavdekësisë dhe për amerikanët indigjenë si skeptri i parajsës, aloe vera ka një seri cilësish shëruese të mrekullueshme – për disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm. Ndoshta keni edhe aloe vera të mbjellë në shtëpinë tuaj, për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët, por a e dinit që aloe vera nuk është e kufizuar për përdorime të tilla tipike dhe është në fakt edhe më dobiprurëse për trupin, kur merret nga goja? Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale…
Ndër gjërat që njerëzit duan t’u japim, nuk ka dyshim që janë trëndafilat. Ka shumë ngjyra dhe çdo person ka të preferuarin e vet. Zgjidhni një nga këto trëndafila dhe do të habiteni kur të zbuloni gjëra të reja. Nëse keni zgjedhur: Trëndafilin e kuq- Nuk ka dyshim se ju jeni një person shumë i guximshëm, si dhe jeni shumë largpamës dhe të sinqertë. Diçka që dallon në personin tuaj është që keni një intuitë të shkëlqyer dhe zbuloni gënjeshtrat në një kohë të shkurtër. Gjë e mirë për ju është se keni shumë projekte dhe ju e dini shumë…
Nga Helen Fletlej A e keni menduar ndonjëherë, se si kanë marrë emrat e tyre muajt e vitit? Ndërsa shënojmë kalimin e ditëve, javëve dhe muajve, pak nga ne do të ndalen ndonjëherë të pyesin, se nga vjen aktualisht sistemi ynë aktual i ndarjes së kohës. Në fakt, kalendari ynë modern është disa mijëra vite i vjetër, që në kohën e Perandorisë së lashtë Romake. Edhe pas rënies së Perandorisë Romake, kalendari romak përdorej ende nëpër territoret e saj të mëparshme gjatë Mesjetës së hershme. Megjithëse disa detaje kanë ndryshuar, sistemi ynë modern kalendarik është thjesht një version i këtij kalendari…