Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në Ora Neës, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës. “Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh. Shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim…? Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë…
Author: tirana
Nuk ka shkuar shumë mirë shëtitja e modeles dhe trajneres së fitnesit Michele Lewin buzë detit. Derrat e ndoqën atë ndërsa po ecte dhe më pas njëri prej tyre e kafshoi te të pasmet. Michelle ndodhej në plazh në Bahamas, por derrat ‘e pacipë’ e ndoqën dhe e sulmuan, duke i shkaktuar një lëndim të lehtë. Me të ndjerë të kafshuarën, modelja reagoi menjëherë dhe u iku me vrap kafshëve, që nuk e vazhduan më gjatë sulmin e tyre. Por shenjat ngelën.
Këngëtarja e hitit ‘Bon Bon’ Era istrefi, ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, në SHBA ku po zhvillon karrierën e saj si këngëtare. Teksa punon për këngët e saj, ajo ndan momente ku din të na befasojë me dukjen tejet seksi, e konvertuar në një biondinë ajo është bërë nostalgjike, , transmeton Gazeta Metro. Era ditën djeshme ka postuar një foto me një mesazh në diçiturë, që duket se i drejtohet një djali. “Lëre të dashurën tënde, se jam e mërzitur”, shkruan Era, duke lënë të kuptohet se ia ndjen nevojën dikujt që nuk e ka pranë. E…
Lulet dhe çokollatat duket sikur simbolizojnë Shën Valentinin. Nëse jeni sadopak krijues dhe në kërkim të gjërave të reja, mendoni diçka tjetër për të suprimuar të dashurin ose të dashurën tuaj. Dhurata duhet të krijoj një lidhje mes dy partnerëve dhe shpesh mund të shërbejnë datat e veçanta që ju përfaqësojnë. Mund të jeni edhe gazmor, pasi në fund rëndësi ka të mbetet një kujtim ndryshe nga Shën Valentinët e tjerë që keni kaluar. Ne në galeri po ju japim disa ide interesante, si të impresiononi partnerin/partneren tuaj këtë ditë, zgjedhja është e juaja.
Reperja e njohur nga Kosova, Tayna, ka postuar në Instagram orët e mbrëmjes një foto tepër seksi. Fotoja është shkrepur në tualet dhe këngëtarja duket bukur. Por enigmë mbetet se kush e ka realizuar atë. E në foto ajo shihet duke folur në telefon ndërsa personit që e shkrep fotografinë i bën pyetjen “A bon me fol” (e shkruar poshtë postimit). Ajo po ashtu në dorë mban edhe një shishe shampanjë.
Vendosja e emrit të foshnjës nuk është aspak një vendim i lehtë për prindërit. Një nënë e re u trondit, pasi mësoi se vjehrra kishte arritur të bindte burrin e saj për të ndryshuar emrin që kishin rënë dakord për fëmijën e tyre. Edhe pse nëna e re mendonte se ajo dhe burri i saj ishin në një mendje për emrin e përsosur të djalit të tyre, por një ditë gjithçka ndryshoi, ku ajo zbuloi se burri i saj i kishte ndryshuar emrin djalit të tyre, pa i thënë asaj asnjë gjë, shkruan Mirror. Dy muaj pas lindjes së fëmijës,…
Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj do t’i nënshtrohet të mërkurën procesit të vetingut para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrativ për Demirajn përfaqësohet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko. Hysni Demiraj e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Gjirokastrës deri në qershor të vitit 2009, kur u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Prej marsit 2016, Demiraj ushtron funksionin e kryetarit të Gjykatës së Apelit…
Albana Mucaj-Gazetare Sa herë flasim apo kujdesemi për shëndetin mendor?! Kush është i sëmurë?!… Ndërkohë gratë dhunohen e vriten. Vajzat ngacmohen seksualisht e përdhunohen. Krizat sociale dhe ekonomike po krijojnë një plagë më të madhe se sa thjeshtë varfëria. Fatkeqësisht, sa herë vritet një grua dhe lajmi helmon vendin, frika më e madhe është vrasja e shpresës, e shpresës së grave që duhet të shpëtojnë nga dhuna. Ndaj sot, nuk janë vrarë dy gra. Shumë zemra janë vrarë e janë kërcënuar, të rrinë sus…në heshtjen e dhunës. Në një bisedë me një grua aktiviste sot, pyetja ishte ”Ja dole ne…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi gjatë kësaj të marte ankesën e ish-gjyqtarit kushtetues, Gani Dizdari. Për herë të parë pas 12 vendimeve të shpallura, pasi kanë dhënë vendim në dhomë këshillimi, gjyqtarët e vettingut nuk e bëjnë dot publik vendimin. Shkak bëhet parashikimi ligjor, që detyron KPA-në të njoftojë fillimisht subjektin, e pastaj të publikojë vendimin. Gjatë orëve të mbrëmjes, KPA është përpjekur të komunikojë me ish-gjyqtarin kushtetues, megjithatë ka qenë e pamundur të vendosë një kontakt. “Është dërguar dy herë postieri, – tha një burim pranë KPA-së për Top Channel, – për të vënë në dijeni Dizdarin për…
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut dhe komentohet gjatë për sukseset e shumta në këngë dhe në emisionin e saj. Bukuroshja bjonde prej shumë muajsh tashmë është përfolur dhe për lidhjen me biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Dyshja është kapur shumë herë mat dhe gjithashtu ngacmimet e ndryshme në ‘Instagram’, kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Megjithatë ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’. Megjithatë burimet kanë treguar se ata vijojnë…
Qeveria spanjolle pritet që të mërkurën të humbasë votën për buxhetin në parlament. Kryeministri, Pedo Sanchez, ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore. Sipas njoftimeve data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodh shpejt në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri. Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane pro pavarësisë, të cilët deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por…
Pjesë nga libri “Haga e Ramush Haradinaj” Nga Michael O’Reilly Ky ishte vendi i trazuar në të cilin lindi Ramush Haradinaj në vitin 1968. Ai e vendoste prejardhjen e tij pesë breza më parë nga një krahinë e Shqipërisë së veriut e quajtur Pukë, një rajon malor në rrugën kryesore që lidh detin Adriatik me Kosovën. Stërgjyshërit e tij –një familje e gjerë që i përkiste klanit Gjoka– u bë pjesë e lëvizjeve të popullsisë të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, duke kapërcyer Bjeshkët e Nëmura drejt Kosovës perëndimore, duke u vendosur në rrafshnaltën pjellore të Dukagjinit. Ata u vendosën…