Deputetja dhe Drejtuesja Politike e Qarkut Lezhë, Lindita Nikolla flet projektin, “Lezha që duam”. Sipas Nikollës Lezha ka parë një zhvillim të madh nën qeverisjen Rama. Nikolla dha lajmin e mirë se së shpejti nis ndërtimi i rrugës së Torovicës. Një ambicie e përmbushur brenda pesë viteve të para të qeverisjes për “Lezhën që duam” dhe një rrugëtim që vazhdon për të transformuar jetesën e komuniteteve të tëra në qarkun e Lezhës. Kështu i ka përshkruar nga studio e ERTV, angazhimet politike dhe qeverisëse, drejtuesja politike e qarkut Lezhë për Partinë Socialiste, deputetja Lindita Nikolla, ndërsa ka bërë edhe një…
Author: tirana
Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin, Vitmar Basha. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto të shkëputura nga koncerti i Vitmarit, i cili prezantoi albumin kushtuar Marselës. Çibukaj përmes këtyre fotografive konfirmoi lidhjen e saj me Vitmarin. “Ka gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë, veçanërisht dashuria”, shkruan Marsela bashkëngjitur me fotot. Ndërkohë kujtojmë se në fillim të shkurtit, këngëtari i njohur rrëfeu për herë të parë se është në një lidhje me Çibukajn. Madje në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë” ndër të tjera ai pranoi…
Autoriteti i Dosjeve bën se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje. “Janë verifikuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga verifikimi, për 3 persona rezultoi se figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit; dy persona si subjekte proceduese ish-gjyqtar dhe ish-prokuror në procese penale politike (NS, FL) dhe një person si bashkëpunëtor (SV)”. Ndërsa për rastin e prokurorit Bujar Sheshi, ky autoritet thotë: “Me kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme është bërë verifikimi i…
Në një komunikatë për shtyp Ambasada e Italiane në Tiranë shpreh kënaqësinë e madhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në operacionin “lulet e pranverës” të Skuadrës së parë Hetimore të Përbashkët (S.I.C.) e krijuar mes Autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Shqipërisë. “Hetimet e kryera së bashku për pothuaj dy vjet bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të katër grupeve të veçanta kriminale italo-shqiptare, baza operative e të cilave ndodhej në Lecce me degëzime në Qarqe të tjera të Italisë dhe që merreshin me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe mbajtje dhe futje në territorin kombëtar të armëve…
Futbollisti Emiliano Salo, që humbi jetën në një aksident ajror misterioz, ka pasur një lidhje të fshehtë me një basketbolliste braziliane, të quajtur Luiza Ungerer. Kështu të paktën pretendon 31-vjeçarja. Ajo thotë se është takuar me Sala gjatë kohës që ai luante në Francë, pasi edhe ajo jeton në Francë, dhe kanë filluar të shkëmbenin mesazhe me njëri-tjetrin që në 2017-n, kur sulmuesi argjentinas ishte i lidhur. 31-vjeçarka ka thënë për mediat braziliane, se e ka takuar për herë të fundit Emilianon në ditëlindjen e saj më 14 janar, një javë para se të rrëzohej avioni. Menjëherë sapo doli lajmi…
Një ditë më parë një tornado e rrallë ka goditur plazhin Durrësit Moti i keq dhe era e fortë kanë krijuar një tornadon, e cila duke tmerruar të gjithë qytetarët. Tornadoja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një serë 30 hektarë në zonën e Shkozetit, duke fluturuar në një rreze prej 500 metrash tabakët e xhamit.
Gjatë takimeve me qytetarët në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar ata që janë kundër platformës duke thënë se Shqipëriqëduam.al është bërë për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve. “Shumë njerëz nga këta profesorët në televizor dhe këtë të broçkullave të kazanit, thonë: Ç’ është kjo? Kjo është një gjë që u jep mundësi njerëzve që nga teknologjia të çoj fjalë menjëherë, pa letra. Ja ky artisti i ka dërguar mesazh artistit e PD. Kush dërgon mesazhin merr brenda 10 ditëve përgjigje, i takon apo nuk i takon ajo që kërkon. Nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, e…
Pasi kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, pasi kanë lexuar kuti të tëra me dokumente, anëtarët e jurisë në gjyqin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, ka marrë vendimin përfundimtar duke e shpallur atë fajtor. Jurisë në një gjykatë federale në Bruklin i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim. El Chapo është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij, duke e konsideruar edhe si kreun e kartelit të Sinaloas. 61-vjeçari u arrestua në janar 2016 pasi ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë…
Shkencëtarët thonë se këto 10 qytete të mëdha do të bëhen të pabanueshme brenda 80 viteve. Rritja e temperaturave globale dhe rritja e nivelit të detit, disa nga qytetet më të mëdha në botë, mund të kalojnë në kushte ekstremisht të pabanueshme. Qytete si Çikago dhe New Delhi, po kalojnë tashmë valë fatale të nxehta, të cilat mund të përkeqësohen në të ardhmen. Ndërkohë që shkencëtaret klimatikë nuk parashikojnë që ndonjë vend të bëhet plotësisht I pabanueshëm, ata shqetësohen në lidhje me disa zona të cilat do të vuajnë për të siguruar jetën njerëzorë brenda 80 viteve. Më poshtë gjeni…
Andres Iniesta ka folur për aventurën në Japoni, me Visel Kobe, për problemet e adoptimit në muajt e parë, por edhe për shumë çështje të tjera të karrierës së tij të mbushur me trofe. Spanjolli tregon për diferencat e mëdha mes dy vendeve: “Gjashtë muajt e parë në futbollin japonez dhe jetën këtu nuk kanë qenë aspak të lehtë për mua dhe familjen time. Gjithçka është shumë më ndryshe nga Spanja, por më në fund gruaja ime dhe fëmijët e mi janë përshtatur. Erdha këtu bashkë me familjen direkt pas Botërorit të Rusisë, pa pasur kohën të organizohesha. Në këto…
Mediat shpesh herë kanë ngritur aludime se këngëtarja Era Istrefi është në një lidhje me DJ me famë botërore Diplo megjithëse këngëtarja nuk e ka pohuar njëg je të tillë. Së fundmi dyshimet janë ngritur akoma më tepër kur këngëtarja publikoi një foto sensuale mbi të cilën shkruante: Ndahu me të dashurën, jam e mërzitur. Por në këtë foto ka komentuar Diplo, i cili i propozon hapur, tekssa i thotë se do të divorcohet për të. ‘Do i jap divorcin për ty’, komenton ai, ndërkohë që Era nuk i ka kthyer përgjigje. Por duket se kjo është një shaka mes…
Një nga ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze të Ligës së Kampioneve po afron, ku kundër do të jenë Mançester Junajtidin dhe PSG-në. Tifozët e PSG-së janë nga më të zjarrtët dhe më të organizuarit në Francë dhe kanë udhëruar të shumtë drejt Anglisë. Aktualisht ata janë grumbulluar në një nga sheshet kryesore të Mançesterit dhe do të nisen drejt stadiumit “Old Trafford”. Ultrasit francezë këndojë dhe ndezin flakadane, duke e bërë edhe më të zjarrtë sfidën që na pret sot në orën 21:00