Përfaqësuesit e lartë të Kosovës kanë pranuar një letër nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në letrën të cilën e kanë nënshkruar, ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth, thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, kanë vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”. “Si fillim, Fillimisht, kemi…
Author: tirana
Pak pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij në “Facebook”, një denoncim nga një qytetar që tregonte për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës, mësohet se efektivi i policisë i forcave të FNSH-së është marrë në pyetje nga SHÇBA. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten. Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncimin atë të një studenti që flet për një rast tentative përdhunimi në dyert e Universitetit të Shkodrës. Denoncuesi thotë se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë. Gjithsesi sipas studentit polici nuk është arrestuar. STATUSI I BERISHËS Narkopërdhunuesi me uniformë arrestohet nga studentët! Polici i forcave të ndërhyrjes së shpejtë vishet civil, tenton të përdhunojë studenten në Fakultetin Juridik në Shkodër. Studentet e arrestojnë dhe…
Disa drejtues mediash në Francë janë pezulluar apo pushuar nga puna pasi dyshohet se kanë koordinuar një ngacmim “online” përmes një grupi privat në Facebook. “League du LOL”, e përbërë kryesisht nga meshkuj, vinte në shënjestër shkrimtare femra dhe aktiviste feministe. Dhjetëra persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të bullizmit kibernetik nga grupi, që kur ai u zbulua nga e përditshmja e majtë franceze “Liberation”. Dy gazetarë të “Liberation” janë mes të pezulluarve. Një gazetar “freelance”, Vincent Glad, që ka themeluar grupin në 2009, kërkoi ndjesë në Twitter duke thënë se ai e kuptonte se praktika të tilla janë të…
I ftuar në News 24, ish -ministri i Financave, Arben Ahmetaj ndër të tjera ka komentuar me ironi foton me Sailianjin. Ai u shpreh se e kishte ftuar në kafe deputetin e PD-së për ta helmuar. ‘Unë e kisha ftuar zotin Salianji për kafe që ta helmoja, madje i kam hedhur edhe helm në kafe, por nuk e ka kapur’, ka thënë me ironi Ahmetaj. Më tej ai shtoi: ‘Nuk e kam mik Salianjin, ishte një takim tre minutësh i rastësishëm, ishte edhe një gazetar miku im, Ed Manushi, i pranishëm aty, nga çfarë kuptoj unë ai është mik me…
Tregu i mallrave në Kosovë, që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pësuar ndryshime. Produktet e këtyre vendeve janë zëvendësuar me produktet vendore, ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga vendosja…
Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. Hetimi për përfshirjen e Saimri Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019. Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës është shtyrë prej aplikimeve të pakta. Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si…
Dy ditë më parë, Ardian Ismajli, la shenjën e tij në një ndeshje të madhe si ajo mes Hajduk Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit. Falë golit të tij dhe asist të një tjetër shqiptari, Francesco Tahiraj, Hajduku fitoi ndaj Lokomotivës ku luan aktualisht, futbollisti tjetër i kombëtares, Myrto Uzuni. Ai gol i shënuar ndaj Lokomotivës, mund të jetë më i rëndësishmi në karrierën e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare. Teksa ai bënte paraqitje dinjitoze në fushën e lojës, në tribunën VIP të “Plodjud”, ishin disa skaut, të cilët kanë pasur një mision të posaçëm. “Slobodnadalmacija.hr”, raporton këtë të martë, se në…
Dy çiftet George Clooney e Amalia Clooney dhe Princit Harry e Meghan Markle dihet që kanë një miqësi shumë të ngushtë mes tyre. Aktori i famshëm dhe i super adhuruar nga femrat ka folur për dramën në familjen mbretërore. “People” shkruan se George ishte shumë i trishtuar që mediat nisën të shkruanin për Dukeshën dhe gjërat e saj personale. “Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet”, është shprehur aktori. Clooney ka vazhduar më tej duke shtuar:…
Kantoni zviceran i Thurgaut po mundohet të ndryshojë kushtetutën zvicerane në mënyrë që të detyrojë prindërit të ndajnë kostot e orëve të gjuhës për fëmijët e tyre të cilët ndjekin edukimin parashkollor nëse gjermanishtja e tyre nuk është mjaft e mirë. Propozimi synon të ruajë paratë e kantonit dhe të rrisë integrimin e fëmijëve të të huajve që jetojnë në Zvicër. Është pjesë e një debati afatgjatë në vend se një numër në rritje i fëmijëve po fillojnë arsimin parashkollor të detyruar pa pasur aftësitë e nevojshme gjuhësore. Në rastin e Thurgau, parlamenti kantonal muajin e kaluar miratoi një kërkesë…
Nga Andi Bushati Dy hije të forta dyshimi qëndrojnë mbi kryet e opozitës për protestën e 16 shkurtit E para ka të bëjë me seriozitetin dhe vendosmërinë e Lulzim Bashës për t’i shkuar deri në fund dhe për të mos iu dorëzuar instiktit të tij të lindur për pazare. Tradhëtia dhe tallja që i bëri çadrës së demokratëve në 2017, mendësia prej tregtari për të këmbyer kauzën e zgjedhjeve të lira me drejtorët e legalizimeve dhe OSSHE, janë armiqtë më të mëdhenj ndaj masivitetit të së shtunës. E dyta ka të bëjë me mosbesimin e ndërsjelltë PD- LSI. Të dyja…
Është momenti i Emanuele Ndojit dhe Brescia-s së tij në Serinë B italiane, aty ku gara për një vend në Serinë A është më e ndezur se kurrë dhe ku çdo javë ka përballje mes rivalësh direktë e surpriza të mëdha. Nuk është më surprizë Ndoj, sepse mesfushori i kombëtares shqiptare është kthyer në element kyç te Brescia, që nuk humbet prej 10 ndeshjesh dhe tashmë ka marrë kreun e kampionatit, duke habitur të gjithë, sepse e nisi sezonin me synime më modeste. Gazzetta dello Sport ka organizuar një sondazh ku tifozët e Serisë B kanë votuar për 5 lojtarët…