Author: tirana

Për shumë vite pikat e basteve kishin mbirë si kërpudha në çdo pallat në kryeqytet, duke shkatërruar jo vetëm ekonominë , por në jo pak raste duke hapur edhe plagë të thella sociale. Por prej 1 janarit të gjitha pikat e bastit në gjithë vendin janë mbyllur, ndërkohë që qeveria për të nxitur biznesin e vogël ka zeruar taksën për bizneset me xhiro nën 5 mln lekë. Kryetarja për PS për Tiranën Blerina Gjylameti ka inspektuar disa prej pikave që më parë shërbenin si pika basti e që tashmë kanë ndryshuar destinacion duke punësuar edhe shumë familje. “Fundi i marrëzisë…

Read More

“El Clasico” i parë i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit do të luhet pa Lionel Mesin në formacionin titullar. Kjo është surpriza e Ernesto Valverde, i cili ka preferuar të mbajë jashtë yllin argjentinas nga fillimi i sfidës së sotme kundër Realit. Numri 10 do të ulet në stolin e rezervave në pritje të momentit të tij për të dhënë kontributin në këtë ndeshje, si pasojë e problemeve fizike që e shoqëruan në ditët e fundit, pas ndeshjes me Valencian. Jashtë sfidës mbetet Ousman Dembele, i cili është dërguar në tribunë pasi nuk ka rikuperuar plotësisht. Sa i përket Real…

Read More

Kushdo që i ka prindërit në instagram/facebook dhe është përballur ndonjëherë me pyetjen “Po ç’dreqin i ke këto që poston?”, e kupton shumë mirë situatën e reperit me origjinë shqiptare. Gashi postoi një video ku shfaqej një vajzë që kërcente para tij. Siç duket, videoja i ra në sy të atit, që normalisht u shokua dhe i shkroi menjëherë disa mesazhe.  Babai: Mos e bëj veten që të duket sikur ke një jetë të ulët. Mos bëj gjëra që turpërojnë familjen. Gashi: Shumë keq. Unë jetoj jetën e rrugës tani. Do ta fshi videon…ju të gjithë duhet të ndaloni së…

Read More

Vonesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një bisedë telefonike me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.Vuçiq dhe Mogherini biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, njofton KP. Presidenti Vuçiç tha se një situatë e tillë është e papërshtatshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të…

Read More

Është publikuar një video ku shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut duke kryer një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës. Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba, raporton rtv dukagjini. Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe ambasadore e të rinjve…

Read More

Largimi i menjëhershëm nga puna e balerinës së “Stop” Alesia Bami, bëri bujë në të gjitha mediat. Vëndin e saj e zuri 19-vjeçarja nga Kumanova, Aulona Limani.Gjatë puntatës së mbrëmshme te “Stop” gazetari Saimir Kodra ka zbuluar lidhjen e Aulonës me këngëtarin e njohur shqiptar, Ylli Limani. Dhe siç vetekuptohet në bazë të mbiemrit, Aulona ka lidhje gjaku me këngëtarin Ylli Limani. xing

Read More

Me ndërtimin e Unazës së Re qeveria pritet të ndërtojë edhe by passin e Tiranës. Pjesa e projektit është zbuluar nga zv/ministri i Urbanistikës, Artan Shkreli duke botuar edhe gjurmën se ku do të kalojë. “Gjatë takimit të parë prezantues me WBIF për by-passin e Tiranës. Projekti fillon së shpejti dhe shpresohet që mbas katër vjetësh mijërat e makinave që hyjnë në kryeqytet, për të vijuar tutje, do të devijohen duke shkurtuar kohën, rritur komoditetin e lëvizjes dhe ulur impaktin mjedisor”, shkruan Shkreli. By passi pritet të shmangë hyrjen e makinave në Tiranë, duke bërë kështu që të ulet ndjeshëm…

Read More

Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre. “Mjerë kujt i bie fatkeqësi. Duhet të flitet për këtë ngjarje derisa të merren masa”, u shprehën disa qytetarë. Në qytet u zhvillua sot mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, polices për masat që do të merren në menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera. Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrative për…

Read More

Françeska Jaçe është një nga vajzat më të komentuara në media dhe profili i saj i instagramit është i vëzhguar gjithmonë nga fansat. Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother” tërheq shumë vëmendjen me super fotot që publikon në Instagram ku numëron mijëra ndjekës. Në postimin e fundit në Instastory, Françeska ka treguar si duket në foton e pashaportës, një foto që jo të gjithë do e publikonin. Edhe pse pa makeup, Françeska duket shumë tërheqëse.

Read More

Nga Enver ROBELLI Albin Kurti e irriton Shqipërinë politike dhe mediale. Sepse është politikan jashtë shabllonit, brenda të cilit shoqëria shqiptare nga Saranda në Shkodër vegjeton qe gati 30 vjet – e pafuqishme për të prodhuar një alternativë të vërtetë politike. Kurti është sfidë e shumëfishtë për Tiranën politike dhe mediale, pa marrë parasysh a pajtohet apo nuk pajtohet ajo me atë çfarë thotë ai. Pse? Sepse Kurti s’mund të krahasohet me Ramën, me Berishën, me Bashën, me Nanon, me Metën, me Mediun, me Balliun dhe të tjerët. Bash këtu fillon sikleti i Shqipërisë (para)politike dhe (para)mediale: çka t’i thuhet…

Read More

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë aktin e parë të gjysmë-finales të Kupës së Mbretit. Katalanasit duan me çdo kusht fitoren që ndeshjen e dytë të kenë gjithçka në dorë. Galaktikët vijnë në Camp Nou për të marrë një rezultat pozitiv. Formacionet e skuadrave: Barcelona XI: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, Rakitic; Malcom, Suarez, Coutinho. Real Madrid XI: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Llorente, Kroos, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius Jr.

Read More

Bukuroshja Morena Taraku duket se ka nisur një lidhje të re dashurie që po kalon në faza të tjera. Këngëtarja i surprizoi të gjithë me një postim në rrjete sociale ku tregoi dorën me një unazë gjigante në gishtin e fejesës. “Unë thashë Po”, shkruajti Morena në fotografi duke lënë të nënkuptohet se është fejuar. Para disa ditësh, ajo tregoi se është në kërkim të një dhurate për Shën Valentin duke zbuluar kështu se ka nisur një histori të re, por nuk dihet ende se me kë.

Read More