Kreu i LZHK, Dash Shehi, edhe sot ka folur troç nga foltorja e Kuvendit, ku ka thënë hapur se protesta këtë radhë nuk duhet të bëjë rotacion qeverish, por duhet të sjellë një përmbysje të thellë të sistemit. Gjatë fjalës së tij ai ka akuzuar Ramën për situatën e mjerë të vendit, ku keqqeverisja dhe korrupsioni, sundimi që po bën, kanë zbrazur si kurrë më parë vendin. Fjala në parlament Që qeveritë të shkëmbehen, të ketë rotacion është një gjë normale, por këtë radhë nuk duam këtë, brenda pretendimit opozitar ka në thelb përmbysje të përgjithshme të sistemit, për të…
Author: tirana
Gruaja e zëdhënësit të presidentit Vladimir Putinit, Dimitri Peskov, ka një perandori me prona që kap vlerën mbi 10 milionë dollarë dhe po projekton një pallat buz lumit një zonë ekskluzive në Moskë, që Guardian do të zbulojë. Projekti është duke u mbikëqyrur nga një manjat rus, që më parë ka bërë biznes me Donald Trump, tregojnë dokumentet. Dhënia e informacioneve shpjeguese ka të ngjarë të ngrejë pyetje të reja rreth pasurisë së Peskov dhe se si ai dhe bashkëshortja e tij, Tatiana Navka, duket se janë në gjendje të përballojnë një mënyrë jetese tepër të pasur. Udhëheqësit rusë të…
Lajm i mirë për futbollin shqiptar. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u zgjodh sot anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv u zhvilluan në kuadër të punimeve të Kongresit të zakonshëm që po zhvillon punimet në Romë. Në favor të Dukës votuan 36 federata anëtare nga 55 që ka UEFA në total, teksa dy vota kanë rezultuar të pavlefshme ndërsa pjesa tjetër, 17 ishin kundër. Kjo është përpjekja e dytë e Armand Dukës për t’u zgjedhur në këtë komitet, ndërsa më herët kishte dështuar për shumë pak vota. VOTATShandor Csanai – Hungari 49Luis Rubiales –…
Aleksander Ceferin u rizgjodh president i UEFA-s. Ai do ta ushtorjë ëktë detyrë edhe për 4 vitet e ardhshme. Ceferin mori mandatin e dytë në krye të trupës qeverisëse gjatë punimeve të Kongresit të 43-të të Zakonshëm të UEFA-s në Romë. Slloveni, 51 vjeç, i cili u zgjodh presidenti i shtatë i UEFA-s në shtator të vitit 2016, u konfirmua me votë unanime këtë të enjte, nga delegatët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, si dhe u zotua se “uniteti, shpresa, respekti dhe solidariteti” do të ishin elementët kyç në strategjinë, misionin dhe aktivitetet e UEFA-s gjatë mandatit të ri…
Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, tregon se futbollistin e zhdukur në Kanalin Anglez, Emiliano Sala, ai e kishte shok të mirë. Bota e futbollit vazhdon të jetë e shokuar dhe e solidarizuar me futbollistin argjentinas. Lojtari i kuqezinjve, nga viti 2015 deri në vitin 2016, ka luajtur bashkë me Sala-n te Nantes. Pjesë e këtij ekipi francez ishte edhe ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, që po ashtu e ka njohur mirë sulmuesin, i cili humbi sapo kishte realizuar ëndrrën, të transferohej në Premier League. “Emiliano ka qenë luftëtar i madh. Ai ka qenë një person shumë i ëmbël…
Në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Romë u miratua ditën e sotme raporti vjetor për luftën kundër trukimeve në futboll. “Duke mbrojtur integritetin e futbollit”, shkruhej në pjesën e raportit vjetor, teksa u pasqyrua edhe tabloja e punës që ishte bërë nga komisionet disiplinore për sezonin që u la pas. Plot 54 presidentë të vendeve anëtare, votuan në mënyrë unanime për raportin, teksa pjesë e tyre ishte edhe kreu i FSHF-së Armand Duka, i cili nuk nguroi të ngrinte kartonin jeshil, duke mbështetur UEFA-n pavarësisht se një nga pikat kyçe të raportit vjetor ishte dhe dënimi me 10 vite…
Në Kupën e Greqisë, Fiorin Durmishaj di se si të bëjë gola. Futbollisti 20 vjeçar i kombëtares shqiptare, që aktivizohet me Panionios, ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij kundër PAOK në çerekfinalen e Kupës së Greqisë. Pasi eliminoi Gianninën e Andi Lilës, me dy gola të tij, Durmishaj gjen sërish rrjetën në takimin e parë të Panionios kundër PAOK, i luajtur në shtëpi për skuadrën e sulmuesit shqiptar. Goli i Fiorin Durmishaj ka ardhur në momentin e duhur, kur PAOK ishte duke fituar takimin pasi shënoi i pari me Suiderski në të 58`, Durmishaj barazon shifrat në…
Gazetari shqiptar i akredituar në Serbi, Idro Seferi, ka zbuluar disa detaje në komunikimin mes tij dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë konferencave për shtyp. “Shumë shpesh presidenti Vuçiç në konferenca krijon ndërveprim me gazetarët dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që ‘po’”, ka treguar Seferi në Info Magazine. “Vuçiç po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroshevac, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën”, rrëfen gazetari. Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që i…
Nga Enver Robelli Revista «Weltwoche» e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare rep të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale. Katër këngët e saj janë gjeneruar 76 milionë «streams». Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e…
Zyra Federale e Konkurrencës (FCO) në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të reja mbi mënyrën sesi Facebook mbledh të dhënat e përdoruesve nga aplikacionet Whatsapp dhe Instagram, sikurse edhe nga faqet e internetit të palëve të treta, përmes integrimit të opsioneve të tilla si butonat “Pëlqej”. Përdoruesve, në vend që t’iu kërkohet të pranojnë se të dhëna të caktuara do të grumbullohen në llogaritë e tyre në Facebook bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar një herë që prej krijimit të llogarisë (termat dhe kushtet), duhet t’iu kërkohet në të ardhmen mirëkuptimi për çdo rast. “Në…
Mesfushori italian Marco Verratti kapet mat dhe zbulohet se është në një lidhje me supermodelen franceze Cindy Bruna. Bukuroshja 23 vjeçare është muzë e markës amerikane “Victoria Secret” dhe është fotografuar nga “Parisiene” në krahët e lojtarit të PSG-së. Fotot janë shkrepur në festën e ditëlindjes së Neymar dhe është zbuluar gjithashtu se gjatë gjithë kohës kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ajo është e preferuara e markave të njohura si Victoria Secret, Balmain dhe Calzedonia. Jeton mes Parisit dhe New York-ut, dhe mendohet që fle në aeroporte, por mesa duket bukuroshja i paska bërë vend dashurisë në jetën e…
Shumë shpejtë familjarët e Emilano Sala-s mund t’i japin lamtumirën e fundit njeriut të tyre të dashur. Është nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibboston, trupi i pajetë zbuluar disa ditë më parë, pas një kërkimi nënujor. Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) nuk ka zbuluar ende identitetin e viktimës që është gjendur në këto rrënoja pasi trupi i pajetë është dëmtuar shumë, por dyshohet të jetë pikërisht sulmuesi argjentinas. Ekspertët arritën të nxirrnin me sukses trupin, ndërkohë që operacioni për të rimarrë rrënojat e avionit është ndërprerë për…