Author: tirana

Çmimet e larta në treg kanë detyruar Autoritetin e Konkurrencës që të nisë një hetim të zgjeruar në lidhje me kompanitë të cilat ofrojnë policat e sigurimit për mjetet motorike në vendin tonë. Autoriteti i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim tregun e sigurimeve gjatë vitit 2018 ku ka konstatuar përqendrim të tregut të policave të sigurimit në duart e pak kompanive ç’ka reflektohet edhe në çmimet e policave të sigurimit që qytetarët janë të detyruar të paguajnë. Ndaj Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rregullimin e tregjeve përkatëse të cilat janë objekt i veprimtarisë së tij,…

Read More

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber lidhën kurorë në muajin shtator, 12 javë pasi u njohën dhe iu drejtuan gjykatës së New York-ut për t’u bërë ligjërisht burrë e grua.Modelja 22-vjecare dhe Bieber 24 vjeç, kanë folur për “Vogue” edhe për marrëdhënien e tyre intime, rrëfyer se ata nuk kishin kryer marrëdhënie seksuale deri në momënetin që u martuan.Çifti pohoi se fakti që e ruajtën veten deri në natën e parë të martesës ka qenë një ndër vendimet më të mira që kanë marrë ndonjëherë.  Hailey dhe Justin ka një histori dashurie me ndarje e ribashkime përgjatë viteve 2015-2016. “Kur e pashë…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë pas Bashkisë së Tiranës. Ende nuk ka të dhëna të sakta për zjarrin, por mendohet që nga flakët është përfshirë një lokal aty pranë. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Arsyet e rënies së tij nuk dihen.

Read More

Fytyra juaj ka nëvojë për një maskë neve ju sygjerojmë maskën e përshtatshme. Në një tas të vogël hidhni 1/2 filxhan me ujë të nxehtë, jo të vluar, 1/3 filxhan miell tërshëre dhe përzijini mirë. Pas 2-3 minutash shtoni 2 lugë kos, 2 lugë mjaltë dhe 1 të bardhë veze. Përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe aplikojeni atë në formën e një masazhi në fytyrë dhe në qafë. Lëreni të pushojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Këtë maskë mund ta përgatisni një herë në javë.

Read More

E themeluar në Shqipëri me mbështetjen e Turkish Airlines, Air Albania nuk ka funksionuar që nga qershori. Turkish Airlines tërhoqi avionët e saj Airbus 319 në Air Albania. Kështu shkruan faqja turke ‘airporthaber’ për linjën e parë shqiptare që bëri aq bujë. E me sa duket avioni që mori emrin e shkrimtarit Lasgush Poradeci ka mbetur në pistën turke. Air Albania, e themeluar në maj të vitit të kaluar me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines. Turkish me 30 milionë dollarë dhe 49 përqind të…

Read More

E dimë që disa çanta të cilat një sezon, apo disa sezone më parë i keni dashuruar, tani mund të kenë mbetur në një cep dollapi pasi joshja thjesht është konsumuar. Por nëse na dëgjoni neve hidhini dhe një sy, sepse me shumë mundësi mund të keni ndonjë model që do të jetë sërish IN këtë sezon…Dhe nëse nuk e keni një tillë atëherë do t’ju duhet të gjeni një justifikim për të dalë e për të bërë shopping, pasi 4 trendet e çantave që krijuesit e stilit sugjerojnë për vitin 2019 janë këto: Çantat praktike të lidhura në mes…

Read More

Pas pesë ditësh do të rikthehet Champions League dhe do të ketë një risi historike: VAR-in. Pas fazës me grupe tani fillon ajo e zjarrta me eliminim direkt. FORMA – Në javët e fundit të gjithë ekipet e mëdha kanë patur disa probleme në kampionatet respektive. Juventus-i i Ronaldo-s ka barazuar 3-3 me Chievo-n në Itali, por edhe rivalët e Atletico-s nuk ia kanë kaluar më mirë, të mundur nga Betis në la Liga. Liverpool, finalisti i vitit të kaluar, ka marrë dy barazime radhazi në Premier kundër Leicester dhe Ëest Ham, ndërsa Bayern, rivali i “Të Kuqve” në 1/8-at,…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi unanimisht nga detyra ish-gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi, duke lënë në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK). Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vetting-ut me kryesues Sokol Çomon, relatore ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e dha vendimin menjëherë pasi u mbyll në dhomë këshillimi. Shkëlzen Selimi, i etiketuar ndryshe si gjyqtari gjysë milionë eurosh, nuk u konfirmua as nga KPK. Ai është i vetmi…

Read More

Sot ajo qëndron në prapaskenë, duke krijuar kostumet e aktorëve në spektaklin e humorit “Portokalli”, por pak mund ta dinë se Iliriana Basha dikur ka qenë në mënyrë intensive në skenë. Në rininë e saj ajo ka qenë një zë shumë I njohur në Kosovë, duke kënduar ‘live’ nëpër lokale të ndryshme atje, që për një femër ishte një gjë e rrallë për kohën. E ftuar në programin “Soiree” mbrëmjen e së mërkurës Iliriana këndoi live një prej këngëve të saj të preferuara dhe mahniti me zërin e saj. “Deri në vitin 2000 ose më saktë deri sa u martova…

Read More

Shpesh herë duam të dalim nga rutina të kemi aksesorë dhe orendi të veçanta në shtëpi për tu ndjerë unik. Ju ndoshta nuk e dini, por në tiranë ndodhet një “shtëpizë” ku të gjithë artizanët kanë mundësi të çojnë punimet e tyre. Ky është dyqani “Nji Mar Nji Mrapsht”, ku ju do të gjeni vetën, pasi pjesa më e madhe e këtyre punimeve vijnë të personalizuara, për të mos thënë që tashmë ky është edhe trendi më i fundit për dhurata. Në një intervistë për Tirananës, Anisa Lloja dhe Manjola Lloja Bushati që janë edhe iniciatoret e kësaj nisme që…

Read More

Pensionet e fshatit me ato të qytetit nuk do të barazohen. Një projektligj, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, heq subvencionet që qeveria jep për kontributet e fermerëve, duke paraqitur një formulë të re për pensionet e fshatit. Aktualisht, për të përfituar pensionin minimal urban prej 16 mijë lekësh në muaj, një i vetëpunësuar duhet të paguajë mbi 66 mijë lekë në vit kontribute. Të vetëpunësuarit në qytet e paguajnë të gjithë këtë shumë nga xhepi i tyre. Por, fermerët paguajnë vetëm 38 mijë lekë në vit, kurse pjesën tjetër ua paguan buxheti. Me draftin e ri,…

Read More

 Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit prekin edhe fushën e bojkoteve parlamentare nga ana e grupimeve parlamentare. Kjo çështje nuk u diskutua nga ana e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, duke lënë të kuptohet se si maxhoranca, ashtu edhe opozita kanë rënë dakord për këtë nen. Duke marrë për bazë praktikën e deritashme të bojkotit parlamentar nga grupime politike, si edhe për të mos rrezikuar djegien e mandateve të tyre, një ndër ndryshimet që është futur në Rregulloren e re të Kuvendit është edhe konsiderimi i bojkotit si veprimtari parlamentare. Konkretisht, në nenin 40 të Rregullores është parashikuar të shtohet edhe…

Read More