Author: tirana

Shqipërisë i mungon rrjeti rrugor, që për investitorët italianë konsiderohet një ndër pengesat kryesore për të thithur kapitalin e huaj. Presidenti i Dhomës së Tregtisë Italo-Shqiptare, Tommaso Scattolari, shprehet se kjo është një domosdoshmëri për bizneset italiane, për shkak se ato synojnë të hapin aktivitete në zonat rurale. “Ne kemi bërë një zgjedhje, jo të shtrihemi në qytetet e mëdha, por të përshkojmë çdo periferi, çdo rrugë të braktisur, çdo fshat. Nuk ka rëndësi nëse është një zonë e vogël me një mijë frymë, por ka rëndësi t’u japim më shumë vlerë atyre fshatrave, atyre popujve, që kanë më tepër…

Read More

Policia e Shtetit ka zbardhur kronologjinë e ngjarjes në Kavajë duke treguar edhe se si është vënë në dijeni për ngjarjen e abuzimit seksual. Uniformat blu bëjnë me dije se në datë 29.01.2019, rreth orës 11:45 minuta është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kavajë shtetasja e mitur e shoqëruar nga nëna e saj. Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur. Nisur nga mosha e mitur, u vu në dijeni Prokurorja e gatshme e Seksionit për të Mitur,…

Read More

Pas akuzave në seancën e sotme parlamentare ku opozita akuzoi policinë e shtetit se u tentua fshehja e përdhunimit të një 13-vjeccareje në Kavajë ka reaguar zyrtarisht edhe policia e Shtetit. Përmes një deklarate zyrtare, Policia thekson se ngjarja është regjistruar e plotë dhe është zbatuar me rigorozitet procedura. Sa i përket raportimit , Policia thekson se nuk ka bërë njoftim mbi rrethanat e detajet e ngjarjes, por në raportin ditor është pasqyruar pa shumë detaje me qëllim mbrojtjen e të dhënave personale të të miturit duke vlerësuar me përparësi interesin më të lartë të të miturit. “Me kërkesën e…

Read More

Ministria e Jashtme franceze njoftoi këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e saj në Romë për konsultime, pas një serie “provokimesh” nga udhëheqësit e qeverisë populiste të Italisë. “Për disa muaj, Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe pretendimeve të çuditshme”, thotë Ministria në fjalë në një deklaratë, duke i quajtur të gjitha këto si “të praprecedenta” që prej Luftës së Dytë Botërore. Lajmi vjen një ditë pasi ministri i Jashtëm francez denoncoi si “të papranueshëm” një takim mes zv/kryeministrit italian, Luigi Di Maio, dhe protestuesve antiqeveritarë të ashtuquajtur tashmë “jelekverdhë”. “Ky provokim i…

Read More

Publikohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të përbashkët anti-drogë mes policisë së Igumenicës dhe asaj të Athinës në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u finalizua pas shkëmbimit të informacioneve me policinë shqiptare. Të arrestuarit janë: Altin Ylli Trapi, Xhuliano Setir Bregu dhe Xhoni Kujtim Hasakolli. Operacioni Dje në orët e para të mëngjesit, në Sajadhe, Igumenicë është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri, brenda të cilit u gjetën 60 pako me 32 kg 430 gram marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 28-vjec. Siç deklaroi, drogën e kishte marrë në një vend pranë doganës së Mavromatit…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi sot në Uashington D.C Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Kreu i shtetit shqiptar ndau në profilin e tij në Facebook, përshtypjet e këtij takimi. “Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane.” Gjithashtu më herët Meta, i shoqëruar edhe nga delegacioni parlamentar i Shqipërisë, u takua me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit…

Read More

Nga Luan Rama, Zëvendëskryetari i LSI E paprecedent dhe e patolerueshme; zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, prezantohet si ministër! Me një akt qesharak e të paligjshëm, Kryeministri “emëroi” ministër, zëvendësministrin që nuk u dekretua ministër! Kjo nuk ka ndodhur e nuk ndodh në asnjë vend të Botës! Ministri është autoritet kushtetues që emërohet nga Kuvendi dhe nuk mund të zëvendësohet nga zëvendësministri, të cilin e emëron Këshilli i Ministrave! Autoriteti i ministrit është i padelegueshëm. Dhe, meqë Shqipëria e ka një ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe ky është Edi Rama, qoftë edhe formalisht, ky tjetri…

Read More

Juventusi e ka konfirmuar veten si një “mbret” në merkaton e futbollit dhe jo vetëm për faktin se arriti të transferojë Kristiano Ronaldon nga Reali i Madridit. Këtë e ka zyrtarizuar lëvizja e fundit e “Zonjës së Vjetër”, e cila ka shitur te Xhenoa, kartonin e Stefano Sturaros për 18 milion euro. Një shifër e ekzagjeruar dhe një biznes i vërtetë për kampionët e Serisë A, që mbrojtësin e kishin marrë në vitin 2014 po nga Xhenoa për 5.5 milion euro. Ky operacion në merkato ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, që nuk kanë harruar të tallen në rrjetet sociale.

Read More

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, vazhdon të mbetet një prej femrave më të famshme të showbiz-it shqiptar. Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë dhe nuk mungon në eventet e shumta televizive në vend. Së fundmi, këngëtarja është bërë pjesë e sfilatës së re të stilistit të njohur maqedonas, Zlatko Jovanovski. Ajo është paraqitur në sfilatën e këtij të fundit me një veshje mjaft të guximshme, me bikini me pupla, duke vënë në pah linjat e saj atraktive. Ndërkohë, Fjolla ka realizuar edhe një set provokues në Shkup, ku pavarësisht temperaturave të ftohta, nuk ka hezituar të pozojë me…

Read More

Një shqiptar në Mal të Zi u gjobit pasi vendosi në ballkonin e shtëpisë së tij flamurin kuqezi me rastin e 28-29 nëntorit. Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi u dënuar në shumën prej 230€. Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. Kreu i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës. Postimi i plotë i Gjeloshajt: Të nderuar miq, Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në…

Read More

Ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë për ndryshimin e kufijve të tjerë në rajon, thotë ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, për DË. Nëse në Kosovë ndiqet kjo logjikë, pse ajo të mos vlejë edhe diku tjetër. Deutsche Welle: Zoti Jeremiç, shpesh keni kritikuar mungesën e transparencës në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe takimet “joformale nëpër restorane”. A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit? Vuk Jeremiç: “Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump me memorandumin e Shtëpisë së Bardhë i dërgon letër Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit dhe thotë: “Tani kur…

Read More

Asnjë ndryshim në renditjen Botërore të FIFA-s edhe për muajin janar, sa i përket 10-shes së parë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shqipërinë që ka humbur një pozicion duke zbritur në vendin e 61-të, ndërkohë që Kosova ndryshe nga kuqezinjtë ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 130-të, kreu i klasifikimit vazhdon të mbahet nga Belgjika e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Katari ia doli të fitonte Kupën e Azisë dhe tashmë renditet në vendin e 55-të. Plot 23 pozicione më lart është ngjitur kombëtarja arabe pas triumfit të madh. Rritje të…

Read More