Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Alveiro, i ka dalë në mbrojtje të birit, i cili akuzohet se ka përdhunuar një modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se ka një besim mjaft të madh tek i biri i saj dhe se nuk beson që ai ta ketë kryer një veprim të tillë. Kathryn Mayorga ka ngritur një padi ndaj sulmuesit të Juventusit dhe të Portugalisë dhe autoritetet amerikane po e hetojnë me imtësi këtë çështje. “Unë e di çfarë djali kam. Ajo vajzë që ka ngritur këtë padi nuk shkoi në dhomën e hotelit të tij për të…
Author: tirana
Rasti i 16 vjeqares nga Drenasi me krejt shëmtinë e vet, tregon sistemin e kalbur të Kosovës nga brenda. Prej mungesës së kontrollit në shkollë, trajtimit në polici dhe mbulimit të krimit në shëndetësi, sistemi ynë ka hallka të kalbura nga korrupsioni dhe ndikimi e papërgjegjësia. Nuk e di situatën e vajzës së mitur në familjen e saj, por të jesh e abuzuar sistematikisht për një vit dhe mos të vërejë familja më duket e vështirë. Të jesh polic hetues dhe të abuzosh më shumë se një vit me vajzën, e mos të kuptojë asnjë nga kolegët e tu, më…
Nuk ka fitues në “El Classicon” e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Barcelona dhe Reali barazuan 1-1 në një sfidë emocionuese. Në “Camp Nou” ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Pasi mori një asist fantastik nga Benzema, sulmuesi i talentuar, Lucas Vasquez e kishte të lehtë të tundte rrjetën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që reagimi i Barcelonës erdhi që në minutat e para të fraksionit të dytë. Ishte asi nën mëngë i Valverde, Malcom ai që gjeti fundin e rrjetës madrilene, pavarësisht tentativave të dështuara të mbretërorëve. Vetëm 27 minuta lojë për…
Analisti i njohur Artur Zheji duke folur për Saimir Tahirin, tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma se ai është djali i zgjuar, “por është në hall të madh”. Zheji përdori një metaforë për të treguar se Tahiri është në gjendje të rrëzojë jo një, por disa qeveri, nëse “nxjerr mineralin” prej sondës që ka futur thellë. Artur Zheji: Saimir Tahiri është djalë shumë i zgjuar, por është në hall të madh. Por ama di ta fusë sondën shumë thellë dhe po e nxori ai atë mineralin nga ajo thellësi të njohjes që ka si ish-ministër…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Ministrja e sapo emëruar e Financave Anila Denaj, në respekt të traditës arabe dhe protokollit të këtij vendi shfaqet e mbuluar me shami. Në videon që ka shpërndarë vetë Rama në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se është pritur nga mbreti Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi. Kryeministri thotë se janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi. “Riad, Arabia Saudite – Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.”-shkruan Rama. Denaj shihet në…
Për shkak të godinave të amortizuara, dhe pa asnjë perimetër sigurie, tentativat e arratisjes janë raste të përsëritura herë pas here. Nga arratisja e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës e deri tek thyerja e sigurisë së burgut të Burrelit, janë vetëm disa nga ngjarjet më rënda të ndodhura vitet e fundit. “Ka problemet e sigurisë, problemet e veta që nga stafi policorë, punonjësi i ekipit të brendshëm, ekipit të jashtëm”, tha Stefan Çipa, ish Drejtor i Burgjeve. Por, më spektakolari do të mbetet tentativa e arratijes së Gazmend Brakës, i njohur me nofkën Gaxhai dhe i konsideruar si i…
Mund t’i ndodhë të gjithëve. Ti del me dikë për muaj me radhë, por vjen një moment dhe e kupton që gjërat s’po funksionojnë. Gjithsesi, ish-i yt është njeri i mirë dhe keni kaq shumë gjëra të përbashkëta dhe thjesht s’do ta humbësh nga jeta jote. Një histori të mundshme dashurie nuk mund të keni, por pse të mos jeni shokë? Heh, dalim tek tema që na intereson. A mund të jemi shokë me ish-in? 1. Do t’ju duhet pak kohë pause për të qetësuar gjendjen. Zakonisht ekspertët e lidhjeve rekomandojnë 3 muaj larg njëri tjetrit para se të lloni…
Ndonëse është televizion publik dhe me një superbuxhet të mbushur nga taksat tona, RTSH ka zgjedhur si rrugë për të rritur shikueshmërinë duke shkelur ligjin. Ditën e sotme, RTSH ka transmetuar në një nga kanalet e tij derbin mes Barcelonës dhe Real Madridit, duke e future në transmetim live në gjuhën spanjolle. Nuk dihet nëse Digitalb do të padisë RTSH-në për këtë shkelje të së drejtës së transmetimit, por është e turpshme se si një televizion publik nuk arrin të blejë një të drejtë televizive. / tirananews.al
Pas Shqipërisë, edhe Kosova tronditet nga një rast dhunimi seksual i vajze të mitur. Bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga Drenasi me iniciale A.G që për vite të tëra ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj. Por kur ka shkuar në polici për të denoncuar atë, ajo ka rënë pre e abuzimeve të efektivitet të policisë Vesel Veseli. Pas marrjes së deklaratës së denoncimit, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vit, vajza kishte mbetur shtatzënë. Hetuesi,…
Nëse vazhdoni ende kërkimet për dhëmbë të bardhë, po ua lehtësojmë jetën njëherë e mirë. Më poshtë, po ju tregojmë çfarë të bëni dhe çfarë jo për të zbardhur dhëmbët në kushte shtëpie me mjete rrethanore. 1. Çumçakëza pa sheqer. Studimet kanë treguar se një çumçakëz pa sheqer pas ushqimit do t’ju ndihmojë të pastroni dhëmbët nga papastërtitë dhe nuk i lejon ato të zverdhen. 2. Sodën e bukës. E kemi thënë e stërthënë që soda e bukës bënë mrekullira. Miksimi i sodës së bukës me ujë do të bëjë të zhduken gjithë shtresat e papastërtive të akumuluara nga ushqimi.…
Duke qenë se shumica prej nesh jetojnë me shpresën se një ditë do të gjendet çelësi i një fytyre prej bebeje, provojmë çdo metodë që thuhet se bën mrekullira. Sekreti i këtij rregulli qëndron tek larja e fytyrës. Mesatarisht kur vëmë larësin në fytyrë e mbajmë vetëm 10, 15 sekonda para shplarjes, por në fakt duhen plot 1 minutë. Pasi keni vendosur larësin, duhet ta masazhoni në fytyrë për 1 minutë në mënyrë që ingredientët e tij të penetrojnë në lëkurë. Kjo teknikë u provua nga Nayamka Roberts-Smith, guruja e bukurisë e cila ua sugjeron këtë mijëra ndjekësve të saj.…