Një veprim banditësh është shënuar sot nga Bashkia e Pogradecit. Dy shatërvanët që ndodhen në sheshin përballë Pallatit të Kulturës në Pogradec janë shkatërruar sot me fadroma duke zhdukur një pjesë të ansamblit Kulturor e historik, të mbrojtur me vendimin e qeverisë 2015. Bashkia e Pogradecit e drejtuar nga Kryetari Eduard Kapri mesa duket në rastin më të mirë nuk njeh ligjet dhe në rastin më të keq ka dalë nga kontrolli ligjor. Në fotot e publikuara nga “Reagoj Për Pogradecin” në emër edhe të pogradecarëve shpreh indinjatën e thellë nga ky veprim dhe i kërkon ndihmë mediave dhje institucioneve.…
Author: tirana
Ka vetëm dy lloje tradhtish dhe dy mënyra të ndryshme për t’i përballuar përballuar secilën. Lloji i parë i tradhtisë në çift është ai me anë të së cilës tradhtari përpiqet të mbushë boshllëqet që i ofron marrëdhënia me partnerin. Për këtë arsye hapet ndaj eksperiencave të tjera, por pa investuar në to anën sentimentale. Kjo do të thotë se mënyra e vetme për ta luftuar këtë lloj tradhtie në çift është bashkëbisedimi dhe mbushja e boshllëqeve që mund të ketë marrëdhënia. Ndërsa lloji i dytë i tradhtisë është disi më i thellë dhe vjen pikërisht në kohën kur njëri…
Moderatorja Dojna Mema së fundmi, ka publikuar një video në ‘Insta Story’ ku shfaqet duke dalë nga parukeria me kokën e lagur e me një peshqir. ‘Kur ikën dritat dhe s’ke tharë kokën, por ti s’ke turp se e ke ngrënë me bukë që kur re nga shkallët përpara fiksimit’, shkruan moderatorja. Vertetë duket se e ka ngrënë turpin me bukë.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, kur e mitura, do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik. Më poshtë po ju sjellim të plotë dëshminë e vajzës në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës. “Më datë 30.01.2019 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka regjistruar procedimin penal Nr.204 për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/2 i K. Penal, procedim i cili është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga e mitura. Konkretisht, më datë 29.01.2019…
Ndonëse sezoni i Bricjapit përfundoi disa javë më parë, ka të ngjarë të ndikoheni ende, edhe pse për momentin jemi në muajin e Ujorit. Do të përjetoni një shije të shije të muajit të Bricjapit pasi Afërdita hyri në këtë shenjë të zodiakut dy ditë më parë. Dashi Afërdita në Bricjap do t’ju ndihmojë të ndryshoni për mirë marrëdhëniet në sferën profesionale. Qëndrimi i zjarrtë shpesh ju hap telashe, megjithëse she/ja është treguar i/e buzëqeshur me ju së fundmi. Një shef/e i/e lumtur = llogari bankare e lumtur! Do të ndiheni më ambicioz edhe kur vjen puna tek dashuria. Pra,…
Një sasi kanabisi është sekuestruar në ambientet e burgut të Peqin. Rreth 140 gr lëndë narkotike janë sekuestruar në qelitë e këtij burgu. Burime për Shqiptarja.com thanë se person i dyshuar për futjen e drogës brenda në burg është futur nga një punonjës i shërbimit sanitar, i cili është marrë në pyetje. Rasti është raportuar në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve SHKB, e cila ka nisur hetimet.
Estela Ujka nuk e ka mbajtur të fshehtë vuajtjen që ajo përjetoi kur zbuloi se ishte me tumor, por sot e ftuar tek Rudina i tha të gjithë duke treguar për herë të parë që shpëtimi prej tumorit e pati një çmim. Ajo e humbi gishtin ku u shfaq masa e keqe, pasi kjo ishte zgjidhja e vetme për të mos rrezikuar jetën. “Një nënë me tre fëmijë nuk do kishte kohë të qante dhe të përkëdhelej. Kështu që as unë nuk kisha. I thashë menjëherë, po vazhdoni me procedurat. Megjithatë janë të gjitha mundësitë për protezë, për të mos…
E mitura 13-vjeçare e përdhunuar nga shokët e shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës, ka tentuar të kryejë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, mëson Neësbomb.al. Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, në një kohë kur e mitura, e cila më pas do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik, vendosi të ndihmonte shokun e shkollës për një detyrë. Ajo i dërgoi përmes internetit një fotografi të detyrës që kishte punuar për të, por djali, i cili më pas do të bëhej edhe i dashuri i saj,…
Teatri i Metropolit hap dyert nga data 8 Shkurt deri me 9 Mars 2019, me produksionin me të ri. “Balkan World Music” Management dhe “MetroSounds” do të sjellin një festival muzikor në sallën Shekspir të Metropolit. Metrosound përbëhët nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Kështu që ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat rreth vendit tonë por kjo duke u realizuar nëpërmjet muzikës. Gjithashtu këtij festivali muzikor do i shtohen mes…
Më 30 qershor, shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendore për katër vitet e ardhshme. Partitë politike, që janë regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhor, depozitojnë kandidatët e tyre për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Por ndonëse Kodi Zgjedhor përcakton që fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve, në realitet ajo nis shumë kohë më parë duke angazhuar jo vetëm burime të shumta njerëzore, por njëkohësisht edhe fonde. Sikurse edhe raportet ndërkombëtare kanë evidentuar, përdorimi i…
Moderatori dhe kantautori Ardit Gjebrea, jo vetëm që e ka ndjekur ‘Sanremon’, por duket se në këtë sezon, ka disa kritika. Arditi ka publikuar disa foto të shkëputura nga spektakli i mbrëmjes së kaluar, ndërkohë që tregon disa raste kur këngëtarët kanë stonuar. Gjithashtu moderatori shprehet se në Sanremo nuk mund të lejohet asnjë firo, ndërkohë që vë në dukje se nuk i pëlqen ndriçimi dhe fotografia. ‘Dhe mos më thoni sa stonojnë këngëtarët tanë. Hajde ‘Sanremo’, ka shkruar Gjebrea krahas fotos të një prej këngëtareve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon investimet për garantimin e sigurt të furnizimit të energjisë elektrike.Investimet kanë përfshirë edhe fshatrat e Shkodrës sipas Shkodra web. OSHEE ka nisur prej disa ditës një investim të ri ku ka eleminuar rrjetin e vjetër në fshatrat Grudë e Guci dhe ka vendosur rreth 100 shtylla të reja të gjitha të plotësuara me kabull ABC.Koordinatori i Zyrës së Shërbimit numër 4 në Shkodër Elvis Murati thotë se njëherësh është kryer edhe vendosja e matësve elektronik jashtë objektit por në kufi të pronësisë në mënyrë që të eleminohen humbjet në rrjet dhe për të…