Author: tirana

Roma dhe Milani, kanë ndarë nga një pikë mes tyre, në ndeshjen që u luajt në “Olimpiko”. Të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol. Të parët ishin kuqezinjtë të cilët shënuan me anë të Piontek në minutën e 26-të, pas një asisti të Paketës. Pjesa e dytë nisi e furishme dhe Roma në minutën e 46-të barazoi me anë të Zaniolos. Kështu të dyja ekipet pas këtyre golave, ishin të trembura se mos dilnin të humbura. Tashmë Milani është në vendin e katërt, vend që të çon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa Roma është në vendin e pestë me…

Read More

Nga Mero Baze Zyra e Presidentit të Republikës pas disa deklaratave populiste rreth problemit të banorëve të Unazës së Re dhe takimit me ta, më në fund bëri një deklaratë të qartë që prek një problem ligjor të rëndësishëm në Shqipëri. Dhe kjo ka të bëjë me dështimin e tenderit të Unazës së Re, për shkak të kompanisë me letra fallco. Zyra e Presidentit gjen si problem faktin, që kompania duhet të paguajë dëmin e shkaktuar nga garancia e dhënë për tenderin, për sigurimin e ofertës. Problemi që ngre zyra e Presidentit është i drejtë, por nuk ka lidhje me…

Read More

Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta, por do të mbetet pjesë e klubit për një kohë të gjatë. Ka qenë vetëm futbollisti shqiptar ai që ka dhënë këtë lajm për të gjithë mbështetësit e klubit italian, duke i dhënë fund çdo diskutimi rreth të ardhmes së tij, pasi ka bërë të qartë se ka firmosur një marrëveshje afatgjatë me bergamaskët. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Gjimshiti ka folur fillimisht për ndeshjen perfekte që bëri ndaj Juventusit në mesjavë, duke ndalur Kristiano Ronaldon dhe eliminuar Juventusin nga Kupa e Italisë. “Nuk isha unë që ndala Kristiano…

Read More

Interi vazhdon krizën e errët të fillimit të vitit dhe tashmë është e dukshme që nën drejtimin e Luçiano Spaletit skuadra zikaltër nuk po arrin të sigurojë më rezultate, ndaj pritet shkarkimi i tij. Pas disfatës në kampionat me Torinon, sot erdhi një tjetër goditje më e rëndë, pasi u mund në shtëpi nga Bolonja, një skuadër për mbijetesë e cila vetëm pak ditë më parë kishte ndërruar vetë trajnerin e saj. Gjithçka u vendos nga goli i paraguaianit Santander në pjesën e parë, ku Interi në fakt kishte rrezikuar disa herë portën e Bolonjës para se të gjendej në…

Read More

Dija nuk ka fund dhe si e tillë nuk ka një çmim. E megjithatë shembulli i Junildës dhe Julianit është jo vetëm frymëzues, por mbi të gjitha reflektues për të evidentuar gjërat e rëndësishme në jetë. Rozalinda, Geri, Gentiana, Ana Maria, Luçiana dhe Emanuela kanë thirrur motër dhe vëlla në studion e “Ka një mesazh për ty” në programin e “E diela Shqiptare” në Tv Klan. Ata janë maturantë, dhe vinë nga një shkollë në Novoselë që quhet “Pilo Prifti”. Nxënësit treguan se janë në vitin e tretë dhe rrëfyen arsyen pse kanë ardhur në “Ka një mesazh për ty”. “Kemi në klasë…

Read More

Nëse në shtëpi ju kanë mbetur disa kunguj dhe nuk dini ç’të bëni me to, një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca është kombinim brilant. Ndiqni hapat e recetës më poshtë dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar. Përbërësit pene (Integrale “Garofalo”) 1 filxhanvaj ulliri 1 qepw e njomw (e grirë imët) 2 kungull (të prerë në feta) 1 lugë gjelle kripw 4 karkaleca kripw piper 1 filxhan verw e bardhw 1 filxhan pana Përgatitja 1/ Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë. 2/ Më pas shtoni…

Read More

Kryeministri grek Alexis Tsipras do zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi ku do të takojë edhe presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Vizita e Tsipras nis të martën dhe ai do të qëndrojë në Turqi deri ditën e mërkurë. Mediat greke raportojnë se Tsipras do t’i shtrojë përsëri Erdoganit çështjen e Egjeut, duke i kërkuar atij të qetësojë tensionet e shkaktuara nga shkeljet e përditshme të hapësirës ajrore greke, nga ana e avionëve ushtarakë turq. Gjithashtu do të diskutohen çështjet e mprehta të krizës së emigracionit, marrëdhëniet e acaruara të Ankarasë me BE-në dhe do të synohet përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe. Orët e…

Read More

Kryetarja e PS për Tiranën Blerina Gjylameti ka reaguar pas deklaratave të Presidencës për Unazën e Madhe. Përmes një postimi në facebook, deputetja socialiste thekson se komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, ndërsa shton se Meta është bërë me palën që do ta shikojë pa drita dhe rrugë, jo vetëm Unazën e Re dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë. “Komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, duke bërë të qartë se Presidenti është me palën që do ta shikoj pa…

Read More

Serbët nuk po mund ta harrojnë humbjen nga Zvicra në Kupën e Botës dhe festën me shqiponjë nga Shaqiri e Xhaka. Mediat serbe e kanë kujtuar sërish gjestin e futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët festuan duke bërë me duar shqiponjën dykrenore pas golave në fitoren 2-1 të Zvcrës bdaj Serbisë në Kupën e Botës. Kësaj radhe ato janë kapur në një intervistë të Taulant Xhakës, vëllait të Granitit, të dhënë për gazetën zvicerane “Blick”, duke theksuar se ai mezi ka pritur t’i bëhet pyetja për festën e Granitit e Xherdanit. Gazeta serbe alo.rs madje në titull…

Read More

Skencëtarët në “Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve” në Atlanta, Gjeorgji, së fundmi kanë pyetur 600 burra, nga mosha 18-50 vjeç në lidhje me perceptimin e gjinisë mashkullore, imazhin apo mbi marrjen e drogërave dhe kryerjen e sulmeve. Ato arritën në përfundimin se personat që ndiheshin më pak mashkullorë, kishin tendencën të kryenin veprime të dhunshme ose kriminale. Disa vjet më parë, një ekip studuesish në “Universitetin e Oksfordit”, gjithashtu pretendoi se “Sindromi i Njeriut të Shkurtër” është një gjë e vërtetë. Ndërsa shoqëria moderne bëhet më sipërfaqësore dhe përqendrohet në standardet e trupit për të dy gjinitë, gjatësia po bëhet…

Read More

Para pak kohësh, Diellza Kolgeci zbuloi për publikun se ishte në pritje të fëmijës së parë me basketbollistin Fisnik Rugova. Ditën e sotme, Diellza ka organizuar festën e ‘babyshower’, ku ka ftuar shumë miq dhe të afërm. Ajo çfarë na ra më shumë në sy, ishte pamja e mrekullueshme e Diellzës, e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë vezullues, ndërsa për flokët një model të thjeshtë bisht. Gjithashtu, çifti kishte vendosur të bënte një tjetër surprizë dhe të zbulonte se Dielllza është në pritje të një vajze. Të dy duken shumë të lumtur nga ky lajm, ndërsa…

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë 6 makina, ndërsa si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një grua e moshuar. Gjithashtu bëhet me dije se mjetet kanë pësuar dëme të mëdha, raporton Newsbomb. Raportohet se aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar për rreth 20 minuta. Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Read More