Author: tirana

Roberto Mancini ka publikuar listën me 32 lojtarë që do të grumbullohen për seancat stërvitore të 4 dhe 5 shkurtit, para nisjes së kualifikueseve Euro 2020. Aty ku Italia do të përballet me Finlandën me 23 mars dhe me Lihtenshtajnin më 26 mars. Në listën e lojtarëve është edhe Fabio Quagliarela, i cili rikthehet në kombëtare pasi po shkëlqen këtë sezon me Sampdoria, ndërsa për herë të parë grumbullohet edhe i riu Bastoni. Ja lista e plotë me skuadrat përkatëse: Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino); Mbrojtësi: Alessandro Bastoni (Parma), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Giorgio Chiellini (Juventus),…

Read More

Sonila Meço ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e vendit në proceset integruese në BE. Ajo shkruan se çfarëdo gjëje që të ndodhë, nuk na pret asgjë e mirë, madje edhe nëse hapen negociatat duke parashikuar se Shqipëria do të ketë fatin e Turqisë. Shkrimi i saj Që mos shushatemi përmes sharjeve me brezni në kuvend, akuzave ndaj Zërit të Amerikës, thirrjeve për protesta e telefonatave nga Shtëpia e Bardhë: 5 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për 4 vitet e ardhshme. Presim një përgjigje për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe votojmë për të zgjedhurit lokalë…

Read More

Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”, që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel. Ashtu sikurse moderatorët e tjerë të programit, ai do ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “showbiz”-it shqiptar, shkruan Top Channel Për të mbetur te këta të fundit, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat. E pasi ky koment tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të tjerë, Ervini shtoi…

Read More

Pas humbjes së hidhur nga dora e Atalantës në Kupën e Italisë, Juventusi hedh sytë nga kampionati. Tri golat e pësuar nga bardhezinjtë, por mbi të gjitha loja e shëmtuar, kanë sjellë përshtjellim te tifozeria, që ka shpërhyer në kritika. Megjithatë për trajnerin Massimiliano Allegri nuk ka vend as për alarm e as për kritika. “Nuk ekziston fjala krizë te Juventusi. Humbëm vetëm një ndeshje dhe në harkun e një viti edhe mund ta humbasësh një ndeshje,” deklaron trajneri bardhezi. Ndaj Parmës, Juventusi duhet të rikthehet te suksesi, por më parë duhet të ndreqet formacioni e sidomos mbrojtja, që ditët…

Read More

Nëse të shtunën nuk miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2019, atëherë Qeveria e Kosovës, nuk do të mund të bëjë asnjë pagesë buxhetore. Por, ndërkohë mund të aplikohet edhe një zgjidhje kalimtare. Për të mundësuar ndarje të mjeteve nga buxheti, në bazë të procedurave ligjore që zbatohen kur buxheti nuk është miratuar, Kuvendi mundet që me anë të një vendimi të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se është bërë kërkesa në Kuvend për…

Read More

Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike ka një program të qartë, siç e cilëson për çlirimin e ekonomisë nga zaptuesit e saj. Në takimin me të gjitha shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit, kryedemokrati tha se sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia. “Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne…

Read More

Gjykatës së Lartë në Holandë iu kërkua të përmbysë një vendim që e mban këtë vend pjesërisht përgjegjës për vdekjen e rreth 300 burrave myslimanë në Srebrenicë të Bosnjës, më 1995. Prokurori i përgjithshëm i gjykatës, Paul Vlas, tha se një gjykatë holandeze e apelit, më 2017, ka marrë vendim “të pakuptueshëm” duke u mbështetur në konstatimin se paqeruajtësit holandezë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur burrat që kanë kërkuar strehim në bazën e tyre. Opinioni i prokurorit do të merret parasysh kur gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar, më 19 prill. Në total, 8,000 burra dhe djem…

Read More

Asambleja e Pedagogëve ka marrë vendimin e radhës, pas përfundimit të afatit njëjavor që i kishin lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre të mëparshme. Në një vendim publik, të marrë nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe me pjesëmarrjen e asambleve të UT, kanë vendosur: -Të nisin grevën e pedagogëve -T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet -T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme mark-marku-takimi-ne-MASH Më herët ditën e sotme, Kreu i…

Read More

Ka shumë vende ku bora “pushton” rrugët gjatë dimrit. Përveç problemeve që shkakton ajo në qarkullim, ka edhe raste kur njerëzit e shfrytëzojnë atë për të punuar rrengje. Një gjë e tillë ka ndodhur në Montreal të Kanadasë, aty ku Simon Laprise vendosi që t’ia punonte Policisë Rrugore. Ky zotëri vendosi që të bënte një makinë prej bore në përmasa reale. Puna e tij ishte jashtëzakonisht reale, aq sa dukej sikur makina ishte e mbuluar nga bora prej ditësh në një vend ku nuk lejohej parkimi. Policët që po patrullonin ndaluan kur panë këtë makinë prej bore dhe nisën të…

Read More

Në kuadër të turit të tij në qytete para protestës së 16 shkurtit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në qytetin e Durrësit. Gjatë një bisede me një qytetar, Basha tha se kryebashkiaku socialist i qytetit Vangjush Dako është shëmbëlltyra regjimit që sundon sot Shqipërinë. “Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban,…

Read More

Pak para se të ikte nga zyra, Damian Gjiknuri ka firmosur edhe një udhëzim, i cili pritet t’i hapë mjaft punë pronarëve të automjeve ku i nxjerrin nga qarkullimi. Sipas këtij udhëzimi të siguruar nga Albeu.com, një makinë nuk mund të nxirret në mënyrë të përhershme nga qarkullimi pa patur një certifikatë shkatërrimi, e cila duhet të lëshohet nga administratorët e njësisë ekonomike që kanë marrë përsipër këtë veprimtari. Deri më tani, një shofer që donte të nxirrte përherë nga qarkullimi makinën e tij mjaftonte që të dorëzonte lejen e qarkullimit, targat si edhe nje kërkesë sëbashku me kartën e…

Read More