Author: tirana

Baghdad Bounedjah, shok skuadre me Gabi dhe Xavi te Al Sadd në Katar, ka pranuar se asnjëri prej tyre nuk e pëlqen Real Madridin. Baghdadi është lojtari më i mirë algjerian i vitit 2018. Në sezonin 2015 arriti në Katar dhe tani ndan dhomën e zhveshjes me dy yjet spanjoll për tre vite e gjysmë. Kohë e mjaftueshme që ai të krijojë miqësi dhe të flasë me dy mesfushorët, që mesa duket kanë një gjë të përbashkët: Urrejnë Real Madridin. Ja si i shpjegon algjeriani fjalët që i tha Xavi: “Asnjëri nga këta të dy nuk e pëlqen Real Madridin.…

Read More

Ndërsa zgjedhjet afrojnë, ka filluar edhe artikulimi i kandidaturave të para për zgjedhjet vendore. Për PS, sfida është edhe më e madhe për shkak të pushtetit që ka. Një nga emrat e përfolur këto ditë është edhe kandidimi i ish-zv/ministrit Ervin Demo në Berat. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Demo ka kohë që është zhvendosur në këtë zonë duke nisur takimet me strukturat. Ndonëse  protestat e studentëve dhe akuzat për plagjiaturë, Demo është ende më i kuotuari në PS për të garuar nën siglën e kësaj force në zgjedhjet e ardhshme vendore. Jo më kot, ai është shfaqur…

Read More

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përjeton një acar edhe më të ashpër se në Antarktidë. Veçanërisht në Çikago, gjithçka ka ngrirë. Termometri arrin deri 45 gradë nën zero. Kanë ngrirë deri shinat e trenit, aq sa punonjësit e mirëmbajtjes u kanë vënë flakën shinave për të mos pezulluar qarkullimin e trenave. Probleme ka pasur edhe në autostrada. Dëbora dhe ngricat janë bërë shkak për dhjetëra aksidente. Autoritetet po përpiqen t’i mbajnë rrugët të hapura duke hedhur disa tonë kripë. Mbi 300 fluturime u anuluan në Atalanta për shkak të bllokimit të pistave. Ndërsa mijëra banorë kanë mbetur…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Rusinë, që e kishin nënshkruar që prej kohës së ish Bashkimit Sovjetik. Lajmi për tërheqjen e SHBA nga një traktat dhjetëra-vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë dhe që ndalonte prodhimin e armëve bërthamore e ka dhënë Sekretari amerikan Shtetit, Mike Pompeo. Pompeo tha se duke nisur nga 2 shkurti, Uashingtoni nuk do t’i përmbahet më kushteve të Traktatit të Forcave Bërthamore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar me Rusinë. SHBA akuzon Rusinë për shkelje të traktatit, i cili ndalon prodhimin e disa llojeve të raketave,…

Read More

Avokado është një nga frutat më të shijshme dhe përdoret gjerësisht në kuzhinë, por ekspertët paralajmërojnë se mund të krijojë probleme shëndetësore. Shkencëtarët thanë për AFP-në se në Michoacan, Meksikë, njerëzit po sëmuren nga përdorimi i madh i kimikateve, ndërsa i gjithë vendi po vuan nga shpyllëzimi për t’i hapur vend kultivimit të avokados. Meksika prodhon rreth 40% të të gjithë avokados në botë. Plot 137,000 hektarë tokë e mbjellë me avokado ndodhet vetëm në Michoacan, aty ku shpyllëzimi po rritet me 2.5 për qind çdo vit. Ndërkohë po ngrihet alarmi se sasia e madhe e kimikateve të përdorura në…

Read More

Mungesa e një tregu të mirëstruktruar imobiliar në Shqipëri dhe një baze ligjore të mirëfilltë që rregullon këtë treg bën që persona të ndryshëm pa formimin e duhur t’a shohin atë si një mënyrë e mirë për të bërë ca lekë shpejt e shpejt deri sa të gjejnë një rrugëdalje tjetër për jetën e tyre. Kjo i bën këta persona, tashmë me emrin “agjentë imobiliarë” dhe reklama plot shkëlqim të agjencive që mbajnë nga pas teksa pozojnë me duart e kryqëzuara që ta shohin të gjithë këtë histori si një periudhë kalimtare duke mos e vrarë shumë mendjen për dëmet…

Read More

Mollë, dardhë, banane? Cili është biotipi juaj dhe cilat janë parimet kryesore dietike? Zbulojeni në këtë artikull Forma e trupit tonë ka qenë gjithmonë një objekt studimi dhe interesi. Përveç se ndikon qartësisht në jetën tonë të përditshme, që nga zgjedhja e rrobave të duhura, look-ut dhe tipit të aktivitetit fizik, morfologjia e trupit tonë influencon në mënyrë të pashmangshme edhe zgjedhjet tona dietike. Studime të shumta, në fakt mbështeten në biotipologji, përkatësisht në degën e biologjisë që studion formën e trupit dhe efektet e saj në statusin shëndetësor, një çelës i interpretimit metabolik. Për këtë arsye, duke e thjeshtuar,…

Read More

Ditën e sotme godina e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë ka rënë zjarr duke përhapur panik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa institucioni ka mbetur pa energji elektrike. Por rënia e flakëve ditën e sotme në godinën e Autoritetit të Dosjeve ngjall dyshime të forta nëse pas saj fshihet diçka tjetër. Shumë njohës të këtij proçesi kanë deklaruar se që pas rrëzimit të regjimit komunist qindra dosje janë zhdukur dhe në to ka pasur të dhëna për mjaft emra të njohur,…

Read More

Tayna është një prej repereve më të pëlqyera të momentit, fotot e saj tërheqin shpesh vëmendjen e ndjekësve dhe ajo komentohet jo vetëm për lookun të cilin e ndryshon herë pas here, por edhe për stilin e saj në veshje. Faqja “Whattheywearin” në Instagram ka zbuluar se në njërën prej pozave të publikuara, reperja është veshur me rroba fallso. “Tayna e veshur me çantën fallso të belit Louis Vuittin dhe pantallonat fallso Fendi.”- shkruhet në foton e publikuar.

Read More

Sheriati duhet të largohet nga Evropa; nën këtë titull, revista e përjavshme Elsevier, sjell qëndrimin e Pieter Omtzigt, deputet holandez dhe anëtar i asamblesë parlamentare të KE, sipas të cilit, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Turqia duhet të distancojnë veten nga Deklarata e Kajros. Bëhet fjalë për një deklaratë jo detyruese, për të Drejtat e Njeriut në Islam, të nënshkruar nga Shqipëria në vitin 1990. Sipas Omtzigt, nuk është e lejueshme që një shtet anëtar i Këshillit të Evropës, të njohë si legjislacion të lartë sheriatin, dhe për këtë, ai ka paraqitur edhe një mocion në Strasburg, ku pritet edhe një votim.…

Read More

Garës për të qënë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK) i janë shtuar edhe tre prokurorë ditën e sotme. Mësohet se për të qënë pjes e SPAK kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Kujtojmë se në këtë garë me hërët janë futur Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt.

Read More

Mbretëreshë Letizia shkëlqen e veshur kokë e këmbë me vetëm 20 dollarë. Është Mbretëresha e Spanjës, por kjo nuk e pengon aspak të vishet më lirë se një spanjoll fare i thjeshtë. Letizia është fotografuar mesditën e së enjtes në Madrid dhe ashtu si përherë ajo shkëlqente e veshur me një “jumpsuit” nga marka  e saj e preferuar Zara. Besojeni ose jo, por çmimi i veshjes së zonjës së Pallatit Mbretëror të Spanjës kushton vetëm 20 dollarë.

Read More