Një aksident sapo ka ndodhur në Tiranë, pranë pallatit me shigjeta. Një makinë ka përplasur një këmbësor. I dëmtuari është marrë me urgjencë dhe është dërguar në spital. Ky aksident në një zonë të populluar të Tiranës dhe aks kryesor qarkullimi në Unazën e Vogël krijoi shqetësim dhe solli bllokim të rrugës. Policia po heton për të gjetur shkaqet e ngjarjes.
Author: tirana
Çantat janë cilësuar nga stilistët si aksesori më i rëndësishëm. Secila femër ka stilin e saj dhe çanta është gjithmonë në një formë ngjyrë apo markë të cilës i përshtat me karekterin. Por çfarë mbajmë neve brenda çantës ?! Apo çfarë nuk mungon asnjëherë në çantën tonë ?! Më shumë kuriozë jemi se çfarë mbajnë VIP-at ne çantat e tyre. Jonida Maliqit këngëtarja dhe blogerja ka zbuluar për blitz.al sendet që ka çdo ditë pavarësisht kohës dhe ku ndodhet. Portofoli me paratë dhe dokumentet e nevojshme sigurisht është gjëja kryesore që kurrsesi nuk mund të mungojë në çantën e…
Kompania “Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës. Rrjeti më i madh shoqëror në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse”. Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë, tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike…
Pas shumë thashethemesh në portale të ndryshme në lidhje me largimin e saj nga “Stop”, Alesia e ka pohuar dhe vetë se shkaku që në studion e emisionit investigativ në Tv Klan u zëvendësua menjëherë, ishte pikërisht ky, pasi mori pjesë si e ftuar në emisionin e Bieta Sulos, “ Ftesë në 5“ në Top Channel. Ajo të gjithë ndjekësit e instagramit i ka sqaruar me një postim në rrjetin social instagram. “Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet, unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo, për faktin e…
Kreu i një grupi tejet të rrezikshëm kriminal që ka vepruar ndër vite në Shkodër e që mund të jetë një ndër subjektet që do t’i nënshtrohet ligjit 41 biss, ose ndryshe burgut të egër, Safet Bajri doli këtë të premte 6 orë në liri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e vecantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime te rënda dhe asaj të Shkodrës. I paraburgosuri mësohet se ka shkuar…
Me rastin e 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës, në Klinë të Kosovës do të zbulohet busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Si fillim do të mbahet një akademi dedikuar Lidhjes së Lezhës. Kjo akademia mbahet në Pallatin e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
E gjithë familja e Cristiano Ronaldos është në zi, pasi është ndarë nga jeta pësoni i dashur për të fejuarën e tij. Babai i Georgina Rodríguez, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen,i cili kishte probleme me shëndetin pas një goditje në zemër që mori rreth 2 vite më parë. Jorge Eduardo Rodríguez Gorjón vdiq në moshën 70-vjeçare. Për të qenë me familjen e saj në momentin e pikëllimit, Georgina fluturoi në Argjentinë disa ditë më parë.
Në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, Mikel Mehmeti u plagos në një atentat me armë zjarri. Automjeti i Mikel Mehmetit ‘Audi A3’ me targa AA 653 VC, u qëllua nga një tjetër makinë tip fuoristradë duke e plagosur në tre vende të ndryshme 41-vjeçarin. Videoja e sulmit e publikuar nga Report TV tregon momentin kur autorët kanë ndaluar disa sekonda dhe nga makina e tyre dhe kanë qëlluar Mehmetin fillimisht 5 herë, i cili ishte dukë lëvizur me ‘Audi A3’. Pas të shtënave të para me breshëri autorët kanë kthyer makinën dhe për t’u siguruar se e kanë ekzekutuar e kanë…
Kryeministri Edi Rama ka qenë duke udhëtuar sot drejt Beratit kur një prej makinave të eskortës është përfshirë në aksident. Ndërkohë burime nga Garda sqarojnë për “BalkanWeb” se çfarë ka ndodhur. Sipas këtyre burimeve, një trajler i ka prerë rrugën mjetit të eskortës i cili është dëmtuar lehtë. Nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Sipas ekspertizës, e cituar nga Garda faji për aksidentin ishte i trajlerit. Aksidenti ndodhi pranë Gosës në Kavajë. I pari që foli për ngjarjen ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili publikoi mesazhin e qytetarit dixhital dhe fotot nga aksidenti.
Nga Manjola Dervishi Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut. Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen hernie diskale, të cilat mund të jenë të…
Policia e Lezhës vuri në pranga Kol Rregjin, 55 vjeç banues në Mirditë, i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite burg. 55 vjeçari u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcelë pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.
Pak ditë më parë Zëri i Amerikës dhe BIRN publikuan përgjime të reja, që janë pjesë e dosjes 339/1, ku po hetohet për krim elektoral në disa qytete të vendit, ndërsa përmendet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Sipas materialit të publikuar, përgjimet tregojnë se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017. Mbrëmë në ‘Open’, kryebashkiaku Dako u shpreh se dreka dhe darka ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, apo ata që kanë nevojë të takohen me atë. “Dreka e darka unë ha përditë me njerëz…