Author: tirana

Seanca e sotme plenare në Kuvend ishte e mbushur me debate dhe akuza të forta nga të dyja palët, ndërsa fjalori i të zgjedhurve degradoi në shumë raste. Megjithatë, ajo që ka ndodhur ka prodhuar shumë material për faqet e humorit që i kanë shfrytëzuar për meme pikante në rrjetet sociale.

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, informoi se ka biseduar të enjten me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, të cilit, ia rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në arkitekturën evropiane të paqes. Thaçi, përmes një postimi në Twitter, tha se ka siguruar Boltonin se Kosova do ta bëjë këtë “duke u angazhuar 100% në dialogun për marrëveshje gjithëpërfshirëse (v.j. me Serbinë), me synim integrimin e plotë të republikës sonë në NATO, BE dhe OKB, si partnere përgjegjëse”. Thaçi tha se ka biseduar edhe me ndihmëssekretarin në largim të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Ëess Mitchell.…

Read More

Një doktoreshë nga Toronto ka humbur licensën e saj mjekësore për shkak të lidhjes seksuale me një pacient të sëmurë me kancer. Theepa Sundaralingam u kap duke kryer marrëdhënie në krevatin e tij në spital gjatë trajtimeve mjekësore. Ata shkëmbyen numrat një ditë pasi ai u diagnostikua me sëmundjen e rëndë dhe 37-vjecarja i dërgonte mesazhe flirtuese pa pushim. “Theepa Sundaralingam, që i bëri trajtime 23 herë që nga mesi i janarit deri në korrik të vitit 2015 përfshiu veten në mënyrë fizike, flirtuese dhe seksuale me të. Ajo e vizitoi një herë në spital pasi kishte pirë alkool dhe…

Read More

Këto pamje po bëjnë xhiron e botës. Një avion luftarak rus detyroi një avion të SHBA-së që të largohej nga hapësira ajrore mbi Detin e Zi. Video që qarkullon nëpër mediat sociale, tregon qartë momentin kur avioni rus bën manovër të rrezikshme dhe detyron F-15 të SHBA që të ndryshojë kurs. Pentagoni ka reaguar dhe ka thënë se avioni rus u afrua në mënyrë të rrezikshme. Avioni amerikan po fluturonte në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pasi ishte nisur nga një aeroplanmbajtëse që ndodhej në Detin e Zi. Zëdhënësja e Pentagonit, Pamela Kunze deklaroi se aeroplani rus fluturoi pranë avionit amerikan për…

Read More

Anthony Martial do të vazhdojë që të jetë pjesë e Manchester United. Francezi firmosi një kontratë të re me “Djajtë e kuq”, e cila do t’i garantojë atij 200 mijë paund në javë për 5 sezonet e ardhshme. Sulmuesi u gjend përpara dilemës për të qëndruar në “Old Trafford” deri në muajin qershor, kur i skadonte akordi, apo për të provuar një aventurë të re, zgjodhi të mbetet me “Djajtë e kuq”. Anthony Martial pati një marrëdhënie të trazuar me ish-trajnerin Mourinho, por me ndryshimet në pankinë u bind nga trajneri Solskjaer, e po jep më të mirën në fushë.…

Read More

Zoti më ka bekuar me dy djem. Si mama djemsh nuk jam e sigurt se çfarë do të bëja me një vajzë, por di ç’do të thotë të rritësh djem. Në 14 vitet e mia si nënë kam përjetuar disa ndjesi, të cilat dua t’i ndaj me nënat e tjera që e gjejnë veten në të njëjtën varkë: # 1. Bërja e çiçit kudo dhe gjithë kohës. Ndonjëherë ai në fakt e bën në tualet, por më shpesh në perden e dushit? Po. Dhe në dysheme? PO. Murin e banjos po aq shumë…ehh dhe mbi mua? Më shpesh se sa…

Read More

Një re e çuditshme smogu ka goditur kryeqytetin e Tajlandës këto javë e nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet. Smogu helmues duket se përmban grimca të rrezikshme PM2.5, të cilat u kanë ngecur njerëzve në mushkëri e kanë shkaktuar dëme, duke e detyruar qeverinë të mbyllte 439 shkolla në Bangkok. Një banore thotë që kishte thithur ajër fort dhe i kishin djegur hundët. Më pas kishte nisur të teshtinte pa pushim, derisa kishte nxjerrë gjak nga hundët. Një tjetër ishte dërguar me sy të gjakosur në spital dhe me sëmundje të rënda në mushkëri. Një masë e qeverisë ka…

Read More

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi priti në një takim krerët e shtetit në zyrën e tij sot pasdite. Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë të kenë dalë nga takimi, por nuk janë prononcuar para gazetarëve, që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë. Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së qeverisë. Me ta nuk dolën, ndërkohë, kryeparlamentari Kadri Veseli e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Një burim i afërt me Veselin ka bërë të ditur se, përse afati i fundit kur do të hiqet taksa është dita e hënë,…

Read More

Këngëtarja e dashur, mbrëmjen e së mërkurës që lamë pas na ktheu pas në retrospektivë, në Soiree me Jonida Shehun në Top Channel. Robert Radoja, Suzana Turku, Keti Gjonçaj, Irma Libohova, Myfarete Laze e të tjerë u mblodhën mbrëmjen e kaluar për të folur e për të kujtuar këngët e bukura të fëmijërisë. Teksa po bisedonte me moderatoren dhe autoren, Irma ka treguar edhe një detaj që nuk e paskemi ditur. “Unë di që ti ke pasur shumë pseudonime kur ishe e vogël.. micka!”, – u shpreh Jonida, e pasur nga një pohim nga Irma. “Po kam pasur [qesh]!”, -…

Read More

Këngëtarja aq e dashur dhe bukuroshe Elvana Gjata, sëfundmi ka fshirë 5 postime në Instagram Kjo ka bërë që fansat të mendojnë nëse Elvana ka ndonje problem që lidhet me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok disa muaj më parë. Nuk dihet kur Elvana do të rikthehet në tregun muzikor, por edhe pse heshtja ka ndikuar jo për mirë në karrierën e saj ka ende shumë fansa të cilët mezi e presin një këngë të re.

Read More

Paulo Dybala e shpjegon kështu humbjen e parë të këtij sezoni të Juventusit. “Kur jeni mësuar vetëm duke fituar, humbja të dhemb. Le të kthehemi së bashku dhe të reagojmë së bashku!” Argjentinasi reagoi në profilin e tij në rrjetet sociale, pas eliminimit të “Zonjës së Vjetër” ndaj Atalantës në çerekfinale të Kupës së Italisë. Sulmuesi argjentinas, së bashku me mesazhin, gjithashtu publikoi një foto bardhë e zi, që e fokuson atë nga prapa, duke mbajtur topin nën krahun e djathtë. Në pak minuta, postimi i Dybala, i botuar në Facebook, Tëitter dhe Instagram, ka marrë shumë komente nga tifozët…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen debatet me një person, i cili kohëve të fundit nuk është sjellë shumë mirë. Këshillohet që të mbani nën kontroll nervozizmin. Gjatë orëve në vijim do të ketë disa momente sikleti, por fundjava do të sjell rikuperim. Shëndeti, kërkon më shumë kujdes. Demi Kjo ditë e parë e muajit është mjaft e favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit. Sfera e ndjenjave do të jetë protagonistja e ditës. Ka ardhur momenti që të ndryshoni, nëse keni qëndruar shumë gjatë peng të së shkuarës. Binjakët Nuk jeni natyrë që pushoni dhe çlodheni, por edhe ata…

Read More