Diego Milito ka pasur një qëllim në mendjen e tij, shumë më përpara se të shënonte golin që do t’i jepte Interit triumfin në finalen e Champions League më 2010. Argjentinasi gjithmonë ka qenë një observues i vëmendshëm për mënyrën se si funksionojnë klubet prapa skenave. Ai mbetet një tifoz i madh i Racing dhe nga koha e kaluar në Europë, shumë shpejt kuptoi se sa mbrapa kishte mbetur klubi i dashur i fëmijërisë dhe futbolli argjentinas në përgjithësi. Sulmuesi u rikthyer te Racing në vitin 2014 dhe fitoi titullin kampion, i vetmi lojtar që ka fituar dy tituj me…
Author: tirana
Aktorja Marjana Kondi ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet e grimuar, ndryshe nga përditshmëria e saj ku e shohim gjithnjë të thjeshtë. “Ja dhe unë e lyer. Se si më duket vetja! Me vrap të heq grimin se nuk jam unë”,-shkruan aktorja krahas fotos së publikuar në rrjete sociale. Megjithse është një personazh public, duket se ajo pëlqen thjeshtësinë.
Moderatorja,Oriela Nebiaj ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi edhe për fëmijërinë dhe famijen. Gjatë emisionit ajo po ashtu foli edhe për babain e saj të ndjerë dhe kujtoi disa prej momenteve më të bukura me të. “Babai im ka qenë sportiv ashtu siç jam edhe unë. Vera për ne ka qenë nga momentet më të bukura. Çdo verë shkonim në plazh bashkë, nuk mbaj mend asnjëherë që babai im të shkonte me shokët dhe të na linte ne. Ishim ne përpara gjithçkaje. Gjithçka ishte dedikim për ne aq sa ne nuk i shqiteshim kurrë kur…
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, seancën e sotme e filloi në duke folur në shqip, çka edhe zyrtarisht vuri në zbatim përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me ligjin që pak ditë më parë u publikua në Gazetën Zyrtare. Menjëherë pasi lexoi emrat e deputetëve të cilët kanë arsyetuar mungesën e tyre në seancë, reagoi për procedurë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi Xhaferin se këtë e ka bërë për marketing politik në prag të zgjedhjeve presidenciale, pasi siç tha, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, gjuha e vetme në përdorim…
Nga Jens Glüsing* Disa orë pas shpalljes, presidenti i përkohshëm i Venezuelës, Juan Guaidó, njoftoi veprimin e tij të parë në rolin e tij të ri: Në një letër që mbante vulën shtetërore, ai kërkoi që të gjithë përfaqësuesit diplomatikë të qëndronin në vend. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte njohur më parë Guaidon, 35-vjeçar, si kreun e vendit, duke nxitur presidentin Nicolás Maduro të njoftonte se të gjithë diplomatët amerikanë do të duhej të largoheshin nga Venezuela brenda 72 orëve. Por të mërkurën mbrëma, Uashingtoni njoftoi se diplomatët do të qëndronin – një fitore fillestare për Guaidó.…
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar ndryshimin për parkingjet me pagesë në Tiranë, megjithëse pak para votimit këshilltarët e LSI-së braktisën mbledhjen. Numri dy i Bashkisë, Arbën Mazniku tha se nuk do të ketë asnjë koncesion të ri, përveçse një mënyre të re me automatë ku qytetarët mund të paguajnë biletën e parkingut, këshilltarët e LSI-së vijuan rrugën e tyre.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike tha se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i përjetshëm. Dekalrata e tij erdhi gjatë homazheve që aii bëri te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë. Veseli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt se sovraniteti dhe shteti mbrohen me politika të mençura. “Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova. Ne jemi një dhe aty ku është Amerika, është Kosova dhe anasjelltas”, tha Veseli. Komentet e tij pasojnë kërkesën…
Edon Zhegrova këtë muaj ngjalli interesimin e klubeve të rëndësishme të Evropës. Talentin e madh kosovar e kërkuan ditë më parë Barcelona dhe Milani, por së fundmi edhe Lazio, por prishtinasi duket se do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në Zvicër. Sipas mediave zvicerane, futbollisti i Genkut sonte pritet të transferohet tek Baseli, ku do të qëndrojë në formë huazimi deri në fund të sezonit. 19 vjeçari do t’i shfrytëzojë orët e fundit të afatit kalimtar dimëror për t’u transferuar tek gjiganti zviceran, ku do t’i bashkohet bashkëkombësit, Taulant Xhaka.
Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë votuar pro në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për ndihmën ekonomike. Ndërkohë që këshilltarët e PD, kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në këtë mbledhje. Këshilltari i LSI, Eltion Halimi, tha se: “qëndrimi ynë politik është në favor të qytetarëve, prandaj jemi të pranishëm në mbledhje”. Gjithashtu, LSI kërkon që nxënësit me 10 që nuk janë të regjistruar si banorë të kryeqytetit, të marrin bursa nga Bashkia. Këshilltari i LSI, shprehu kundërshtimin për vendosjen e koncesionit shtesë për parkingjet në kryeqytet. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaruan gjatë…
Mundësia e një konflikti të hapur ushtarak dhe ndikimi i Rusisë, mbeten kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor për vitit 2019, thuhet në një raport të Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së rreth vlerësimit të kërcënimeve në botë për vitin 2019. Sipas këtij raporti, Rusia do të tentojë të shfrytëzojë tensionet etnike në Ballkan dhe korrupsionin që është në nivele të larta, për të penguar rrugën euro-atlantike të vendeve të këtij rajoni. “Ballkani Perëndimor, pothuajse me siguri do të mbetet ende në rrezik për të pasur dhunë të nivelit të ulët dhe ndoshta të ndonjë konflikti të hapur ushtarak gjatë…
Linda Rama Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka dhënë dorëheqjen si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe është miratuar nga Asambleja e bankës. Së bashku me Linda Ramën është larguar edhe anëtari tjetër i këshillit, Richard Steele Lukaj. Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka dhënë dorëheqjen nga posti që ajo mbante në “ABI Bank”. Dorëheqja si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës është dhënë në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe është miratuar nga Asambleja e bankës. Së bashku me Linda Ramën është larguar edhe anëtari tjetër i këshillit, Richard Steele…
Transparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks. Shqipëria shënoi 36 nga 100 pikë gjithsej, duke humbur dy pikë në krahasim me vlerësimin e vitit 2017 dhe tri pikë në krahasim me atë të vitit 2016. “Mungesa e progresit në luftë kundër korrupsionit mbetet një nga problemet më serioze që ndeshet në shumë vende të botës, duke dobësuar sistemet demokratike dhe duke dobësuar kështu besimin e qytetarëve në proceset demokratike. Korrupsioni e gërryen besimin publik dhe e…