Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për ministrin e Jashtëm të deleguar, Gent Cakajn në lidhje me certifikatën e tij të sigurisë të lëshuar nga DSIK. Ky komision do të drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe anëtarët do të jenë: Ervin Salianji, Luan Rama si dhe Xhemal Gjunkshin. Ngritja e këtij komisioni u kërkuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kjo kërkesë gjeti mbështetje të menjëhershme nga dy partitë opozitare PD dhe LSI. Komisioni do të hetojë edhe disa çështje të cilat lidhen me verifikimi i ligjshmërisë së pajisjes së Ministrit të deleguar…
Author: tirana
Lajmi se Alesia Bamin, velinën e emisionit investigativ, “Stop”, e kishin hequr nga televizioni dhe vendin e saj e kishte zënë një tjetër balerinë e quajtur Gloria Meshi e dhanë gjithë portalet e Shqipërisë. Në rrjet nisën aludimet se kjo ndodhi menjëherë pasi Alesia dha një intervistë në “Top Channel” dhe burime për “Iconstyle” ka zbuluar se në fakt kjo është arsyeja e vërtetë e largimit. Sipas tyre, Alesia ka thyer një nga rregullat kryesore të televizionit, për të kërkuar leje të posaçme përpara shfaqjes në një tjetër televizion.
Nga Aneta Mihali Xhiku Pas 20 vjet emigrimi, diç kam mësuar për dhimbjet e shpirtit nga vetmia dhe çrrënjosja. Shqiptarët ëndërrojnë Amerikën, pa ditur çmimin emocional, shëndetsor, familjar, profesional e shoqëror që duhet paguar për komoditetin ekonomik. Në 4-5 vjet, pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë blejnë shtëpi e makina, fëmijët mësojnë në shkolla të mira ku ambicja e trashëguar nga prindët, dalë nga një vend pa mundësi, i nxjerr në krye të klasës. Nëse ke qenë profesionist në Shqipëri, synon të arrish të paktën në po atë nivel, por kjo kërkon përpjekje titanike që shpejt kthehen në stres. Mundësite të…
Moderatorja Bora Zemani, e cila prej disa kohësh i dha fund marrëdhënies me Dj-n e njohur, Vin Velin, duket se ka nisur një romancë të re. Moderatorja po shijon lidhjen e re të dashurisë me aktorin e njohur shqiptar të “Al Pazar”, Donald Veshajn. Ata janë njohur në ambientet e televizionit Klan, ndërkohë që Bora moderonte tek “Kënga Magjike” dhe Donaldi merrte pjesë tek “Dance with me”.
Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta i cili propozoi Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së. Mësohet se dekreti është rrëzuar me 77 vota kundër. Një muaj pasi Kuvendi i rrëzoi propozimin e Vitore Tushës, presidenti përzgjodhi një tjetër kandidaturë për postin e Kryetarit të Kontrrollit të Lartë të Shtetit. Por edhe kandidatura e Bahri Shaqirit, ish-drejtor i shërbimit Informativ Shtetëror dhe aktualisht këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare është rrëzuar nga Kuvendi, duke u bërë kështu kandidatura e dytë që rrëzohet nga shumica e deputetëve. Propozimi i Metës u bë më 21 janar, që përkonte me…
Turjan Hyska njihet si një moderator mjaft i ndjekur dhe i suksseshmëm në programet e tij televizive. Pas dy programeve të suksesshme në televizionin “Klan”, “Duplex” dhe “Familja”, moderatori Turjan Hyska do të sjellë shumë shpejt një emision të ri që me siguri do të mbërthejë shikuesit para ekranit. Në Instastoryn e tij, ka publikuar pamje nga studio e re. “Sport plus” do të mbajë emrin programi për të cilin Turi ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të fillojë.
Ai është deputet i Parlamentit Europian që prej vitit 1980 dhe me plot gojën konsiderohet si veteran i institucioneve të Brukselit. Bëhet fjalë për Elmar Brok, deputeti gjerman i CDU që më parë ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Komitetit për Politikën e Jashtme. Si anëtar i Partive Popullore Europiane, Brok njihet edhe për afrimitetin me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe veçanërisht për miqësinë e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ka qenë ky i fundit madje që më herët ka postuar jo vetëm fotografi, por edhe diskutimet që ka zhvilluar me Brok. Megjithatë, Brukseli është në prag të një…
Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit hetimor për procedurën e ndjekur për dhënien e certifikatës së siguriësë për zv/ ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Deri më tani janë mësuar emrat përbërës të këtij komisioni, teksa nga shumica parlamentare do të jenë 5 anëtarë dhe 4 nga opozita. Konkretisht, Felaj, Ferhati, Qefalia, Hyseni dhe Braho do të përfaqësojnë shumicën, ndërsa Alibeaj, Salianji, Gjunkshi dhe Luan Rama do të përfaqësojnë opozitën. Në Parlament ishin të pranishëm edhe 4 përfaqësues nga opozita për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për DSIK-në.
Shpat Kasapi është tashmë një ndër personazhet e njohur të showbizit më i komentuari në media, mirëpo me siguri jo të gjithë e mbajnë mend si dukej ai në fillimet e karrierës. Mbahet mend me këngët e tij “Axhamiu”, “Pa ty s’jetoj”, “Valle kosovare” etj u kthyen në hite të cilat dëgjohen edhe sot. Në një postim në Instastory, Shpati ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër, ku shfaqet në moshë fare të re. Ai ka pozuar pranë disa vajzave të vogla, ndërsa në pozën e publikuar vihet re ndryshimi i këngëtarit, i cili ka pasur disa kilogramë më…
Alesia është vajza e ish-zëvendës kryeministrit, Niko Peleshi. Alesia është shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka dhënë lajmin e papritur për të gjithë ndjekësit e saj. Ajo ka bërë të ditur se tashmë e ka gati librin e saj të parë në anglisht dhe shumë shpejt do t’a botojë. E pyetur nga një ndjekës se në ç’gjuhë është libri dhe ç’tema përmban, Aleksia i është përgjigjur: “Ka tema të ndryshme se është me poezi dhe histori të shkurtra në anglisht”
Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një “shthurje” totale e gjuhës në Kuvend, ku deputetët e kryeministri nxorën nga fjalori i tyre arsenalin më të rëndë të fyerjeve dhe sharjeve përballë rivalëve. Por, dita e sotme përveç debateve të ashpra dhe shkeljes brutale të normave etike, rezervoi si gjithmonë edhe anën e saj “soft”, atë të klasit dhe zgjedhjeve pikante në stilin e veshjes së 140 ligjvënësve që ka zgjedhur populli shqiptar.
Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në Shtetet e Bashkuara. Temperaturat kanë rënë deri në -30 gradë celsius në Çikago, dhe deri në -37 gradë celsius në Dakotën Veriore. Temperaturat e ftofta pritet të vazhdojnë të prekin më shumë se 250 milionë amerikanë, derisa rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura -17 gradë celsius ose edhe më pak. Shtetet Viskonsin, Miçigan, Ilionis, Alabama dhe Misisipi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit.