Diego Armando Maradona ka rezerva të mëdha për FIFA-n. Debati i fortë që ai ka me FIFA-n nuk ka rreshtur kurrë, edhe pasi Blater është larguar dhe Infantino është vënë në krye të organit më të lartë të futbollit në botë. Maradona ka kërcënuar madje, se do të nxjerrë disa fakte dhe prova tronditëse për FIFA-n që do të “trazojnë ujërat” e futbollit. Kjo vjen pasi, argjentinasi është shumë i zhgënjyer duke besuar në ndryshim, me Bobanin dhe Infantinon. 58-vjeçari, Maradona, ka thënë për Boban: “Dua t’i them, që e ftoj për një ndeshje në ring, nëse dëshiron të dalë…
Author: tirana
Studentët në Tiranë përfitojnë 40 shërbime falas ose me tarifa tejet të reduktuara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi edhe çështjen e kartës së studentëve, ku theksoi se ato aktualisht janë tagër i universiteteve dhe çdo universitet duhet të emetojë kartën e vetë. Veliaj theksoi se karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme, por në momentin që ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut doli ligji i ri i Arsimit të Lartë, i cili ia kaloi këtë kompetencë universiteteve. “Kur kemi kandiduar për Bashkinë nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, kanë qenë shtetërore. Me ligjin…
Në orët e fundit të merkatos, Partizani dhe Kamza kanë finalizuar shkëmbimin e dy mbrojtësve. Vlonjati Idrizaj kaloi te kryesuesit e Superiores, ndërsa sot, në ekipin tjetër shkoi beratasi Eneo Bitri. Të dyja palët duken të kënaqura nga ky operacion për momentin, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të tregojë fusha e lojës për të dy lojtarët në fjalë, por edhe skuadrat respektive. 15 herë kampionët e vendit kanë bërë me dije: “Klubi zyrtarizon trasferimin e Eneo Bitrit te skuadra e Kamzës. Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili iu bashkua të kuqve në fillim të këtij sezoni nga Tomori, do të…
Jahmir Hyka është bërë me ekip të ri. Mesfushori i ka dhënë fund dilemave sa i përket të ardhmes. Lojtari i kombëtares shqiptare po stërvitej me ekipin e Tiranës në kryeqytetin shqiptar, por në fund ka firmosur për 1 vit e gjysmë me skuadrën e Maccabi Netanya F.C. 30-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës izraelite që lufton për vendet e para të klasifikimit. Hyka e mbylli aventurën e tij amerikane pas dy viteve të kaluar me San Jose Earthquakes. Ai do të luajë për herë të parë në Izrael. Në ekipin e ri do të gjejë dhe sulmuesin me origjinë shqiptare…
Drejtorin i Agjencisë Rajonale të Vlorës, Kreshnik Lilaj, është vënë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident duke përplasur 11 makina të parkuara. Sipas Policisë Lilaj është arrestuar pasi nga matja që i është bërë nivelit të alkoolit, ai ka rezultuar në gjendje të dehur. “Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen “24 Maji” pranë rrethrrotullimit të “Omonias”, shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa…
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij pavarësisht rritjes së presionit nga SHBA dhe BE për të pezulluar tarifën doganore, që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Pas deklaratës së javës së kaluar të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Haradinaj bisedoi në telefon të mërkurën me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, kurse të enjten u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Ky i fundit u takua edhe…
Ashtu si çdo ditë edhe sot banorët e “Astirit”, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe. Prej 88 ditësh banorët kanë treguar rezistencë, duke i bërë ballë edhe motit të keq me shi. Banorët bëjnë thirrje kundër prishjes së banesave, kundër ministrave të qeverisë Rama, ndërkohë që kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ashtu si çdo natë në mbështetje të tyre kanë shkuar në Astir edhe deputetë të opozitës, ndërkohë që mbrëmjen e sotme i pranishëm ka qenë edhe Lulzim Basha, i cili u ka bërë thirrje banorëve të…
Mishi i disa lopëve të sëmura, të therura në Poloni, është në qendrën e një skandali që ka përfshirë vendin anëtar te BE-se. Euroneës ka mësuar se ky mish është shitur në 9 shtete të tjera të bllokut, përfshirë Francën, Hungarinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë. Filmimet e fshehta të televizionit TVN treguan kafshët e sëmura në thertoren e ndodhur 112 km në lindje të Varshavës. Episodi solli reagimin e menjëhershëm të komisionerit europian të sigurisë ushqimore, Vytenis Andriukaitis. “Prioriteti tani është të gjurmojmë dhe të tërheqim nga tregu të gjitha produktet që e kanë pasur origjinën nga kjo thertore”, deklaroi…
Vtin e kaluar, Stine dha lajmin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partneren e tij, Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë. Në deklaratën e tij këngëtari tha se gjërat mes tyre nuk ecën siç e kishin parashikuar dhe nuk ngurroi të falënderonte ish-partneren për gjithçka që kishin kaluar bashkë. Së fundmi edhe Graciela ka vendosur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje dhe duket se nuk e ka pasur aspak të lehtë. Ajo ka mbushur sytë me lot teksa ka folur për Stinen në emisionin “Da’Sara Shoë” në ‘Tema TV’. Graciela ka thënë se pavarësisht kësaj…
Kryeministri Rama në seancën e sotme në Kuvend ‘thumboi’ Sali Berishën, kur e pyeti, ‘n’ mundsh a e kalon Oqeanin?’ duke lënë të kuptohet se ambasada i ka hequr vizën për në SHBA. Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Report Tv se sipas burimeve, Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA. “Ka pasur një lajm që ka qarkulluar që para dy javësh që ka një vendim nga DASH. Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion. Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen…
Gjatë viteve të fundit ka një rënie të ndjeshme të normave të interesit për depozitat në lek dhe euro, madje ka disa banka, të cilat as nuk aplikojnë fare interes dhe kjo ndodh jo për shkaqë të tregut, sipas Autoritetit të Konkurrencës. Ky i fundit ka nisur një hetim për katër bankat më të mëdha në vend, siç janë Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Intesa San Paolo dhe Credins pasi dyshohet se mes tyre ka një marrëveshje në kurriz të klientëve duke barazuar komisionet e shërbimit nga njëra anë dhe duke çuar pranë zeros interesat për depozitat nga ana tjetër,…
Kuvendi ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Meta i cili propozoi Bahri Shaqirin. Mësohet se dekreti është rrëzuar me 77 vota kundër. Një muaj pasi Kuvendi i rrëzoi propozimin e Vitore Tushës, presidenti përzgjodhi një tjetër kandidaturë për postin e Kryetarit të Kontrrollit të Lartë të Shtetit. Por edhe kandidatura e Bahri Shaqirit, ish-drejtor i shërbimit Informativ Shtetëror dhe aktualisht këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare është rrëzuar nga Kuvendi, duke u bërë kështu kandidatura e dytë që rrëzohet nga shumica e deputetëve. Propozimi i Metës u bë më 21 janar, që përkonte me protestën e 8 viteve…