Në një intervistë mbrëmjen e djeshme me gazetarin Adi Krasta në “A show” në News 24, Linda Nikolla foli rreth punës në krye të Ministrisë së Arsimit për 5 vite, si dhe për rrjedhën e ngjarjeve në muajin dhjetor, më ngritjen në protestë masive të studentëve. Gjatë fjalës së saj lidhur me këtë çështje, Nikolla u shpreh se ajo dhe qeveria e dinin gjendjen e universiteteve. “Janë problematika që ne nuk është se nuk i dinim”, është shprehur Nikolla. “Me gjithë respektin… fakti që ju i dinit, nuk e bën të zgjidhshëm këtë problem”, i është përgjigjur Krasta. “Patjetër, dhe…
Author: tirana
Nga Astrit Patozi / Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që gëlojnë ende nëpër institucionet tona edhe pas 27 vjetësh, e bën të domosdoshëm një qëndrim të prerë e shterrues për këtë temë.Duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, deri në një farë rangu, pa përjashtim, për të mos mbetur peng i subjektivitetit politik apo administrativ, që në shumicën e rasteve është i qëllimshëm. Që nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët, që do të gjykohet se mund të pengojë proceset demokratike në vend, qoftë ky edhe vetëm si…
Yanet Garcia konsiderohet si vajza e motit më seksi në botë. Dhe për ta konsoliduar pozitën e saj, 27-vjeçarja ka postuar në Instagram një foto me bikini shumë të vogël, që i tregonte format e saj perfekte. Vajza meksikane e motit konsiderohet një nga personazhet më me ndikim në internet në Amerikën e Jugut.
Kristo Ruçi, 35 vjeç nga fshati Mamaj i Tepelenës, i cili akuzohet për grabije me armë në bankën e Tepelenës, vijon të jetë në kërkim intensiv nga policia. Pa publikimit të emrit të tij, tashmë dalin edhe fotot e të riut, i cili është në kërkim nga policia edhe për trafikim të lëndëve narkotike.
Në Izrael janë të sigurtë se kura për të shëruar sëmundjen e kancerit është gjetur. Gjithsesi, kritikët paralajmërojnë se këto gjetje duhet të jenë shumë të sakta që të mund të kenë efekt dhe ata ngelen shumë skeptikë. Por nga ana tjetër shkencëtarët izraelitë pohojnë se ata do të gjejnë një kurë për kancerin brenda vitit të ardhshëm, një perspektivë e pamundur sipas udhëheqësve botërorë në kujdesin ndaj kancerit dhe inovacionit të trajtimit. Në dhjetor, fituesi i çmimit Nobel James Allison, i cili shpiku imunoterapinë, tha se “së shpejti do të afrohemi me disa tipe kancerui”, duke përmendur progresin kundër…
I ftuari i kësaj të marte në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Agron Duka, kreu aktual i Partisë Agrare Ambientaliste dhe ish-ministër i Bujqësisë. Me Dukën është folur për aksionin opozitar, si dhe pozicionin që do të marrin Agrarët në raport me koalicionin opozitar. I pyetur nëse ka ndonjë qëndrim të ri të PAA-së në raport me opozitën, Duka u shpreh: “Qëndrimi nuk është shumë i ri, sepse kemi kohë që e kemi marrë, pas një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Agrare Ambientaliste, por që do të marrë formën përfundimtare pas një takimi me Asamblenë e PAA-së…
Kur ai debutoi në 2007 në Vlorë, vetëm 17-vjeç, të gjithë thanë se një yll i ri po ngrihej në futbollin shqiptar. Deri në vitin 2012 u bë një ndër personazhet e Superiores. Supertalent, adoleshent, me të dhëna fantastike dhe titullar te Flamurtari, kandidat për kombëtare. Te Shpresat, Shpëtim Moçka luajti shumë ndeshje, por në kombëtaren A nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare, duke u grumbulluar vetëm për ndonjë miqësore. Më pas, në moshën 23-vjeçare, Moçka e pa veten jashtë Flamurtarit. U konsiderua i panevojshëm dhe u largua tek Apolonia, më pas shkoi te Kastrioti dhe u kthye në Vlorë në…
Rikthimi i opozitës në Kuvend pritet që të sjellë përplasje të forta në seancën e kësaj të enjte në Kuvend. Në rendin e ditës së firmosur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, është përfshirë për diskutim edhe kërkesa e më shumë se ¼ së deputetëve të Kuvendit, anëtarë të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim “Për ngritjen e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe të institucioneve të tjera shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë të sigurisë” dhe zbatimi i ligjit për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa…
Policia italiane arrestoi dy shqiptarë, 23 dhe 27 vjeç, pasi akuzohen për grabitje dhe vjedhje banesash. Siç raportojnë mediat italiane, të enjten e shkuar, disa patrulla policie janë vendosur pranë një banese ku dyshohej se dy shqiptarët kishin bazën e tyre, në Forli. Ndërkohë, dy të dyshuarit ishin të impenjuar në disa vjedhje banesash. Teksa u kthyen në vendin që përdornin si bazë, efektivët ndërhynë për të ndaluar shqiptarët. Raportohet se ata bënë rezistencë duke goditur me grushte e shqelma agjentët, në përpjekje për tu arratisur. Gjatë kontrollit, dy shqiptarëve iu gjetën bizhuteri të shumta, të dyshuara nga marra nga…
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi. Në kërkesën e tyre drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, PD dhe LSI kërkojnë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj Arta Markut për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara. Në…
Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit. Kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet. Frutat përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër. Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike. Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e tyre do të ketë një efekt negativ në trupin dhe shëndetin tuaj. E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione…
Modelja simpatike Alesia Bami ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, ku foli mbi jetën personale dhe u bë pjesë e lojërave të përgatitura në studio. Bukuroshja 19-vjeçare tregoi më shumë për angazhimet profesionale, pasionet e shumta si edhe për marrëdhëniet familjare, duke theksuar se gjithnjë ka patur mbështetjen dhe mirëkuptimin e prindërve. Në bisedë e sipër Alesia nuk ngurroi të pranonte se shpesh njerëzit e quajnë mendjemadhe dhe i thonë se duhet të buzëqeshë më shumë, por tashmë është mësuar me të tilla kritika.