Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë vizitës në Shkodër ku ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët e këtij qyteti, ka rrëfyer dhe një histori personale, që i ka ndodhur një vit më parë në një nga departamentet e Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. ‘Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të…
Author: tirana
Bebe Rexha ka kërkuar bashkëpunim me tri këngëtaret shqiptare dhe Dua Lipa, e cila mendohej se do të jepte një përgjigje pozitive me shumë vështirësi, i ka kthyer përkundrazi përgjigjen epike. Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi nëpërmjet një postimi në Twitter ka kërkaur bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.Ndërsa nuk ka munguar përgjigja e Duas e cila nëpërmjet Twitterit në mënyrë epike i ka shkruar: Hajde shqipe. Tani kanë mbetur të përgjigjen edhe dy këngëtaret e tjera, Rita Ora dhe Ava Max.
Sot ne mediat Kosovare është publikuar letra që presidenti Hashim Thaçi, i ktheu në fillim të muajit shefit të shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Thaçi ka garantuar presidentin amerikan se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë. Presidenti Thaçi gjithashtu është zotuar se ai do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump…
Partia Socialiste erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013 pas 8 viteve qëndrim në opozitë. Kryeministri Edi Rama prezantoi para shqiptarëve qeverinë e tij të parë, figurat dhe emrat e së cilës nuk ishin surprizë për shumëkënd që ndjek politikën. Njerëz që vinin nga radhët e të majtës, emra që ishin afruar më Partinë Socialiste në opozitë dhe ishin rritur e ndërtuar një profil të caktuar gjatë atyre 8 viteve erdhën në qeverisje. Askush nuk u çudit me propozimin e Niko Peleshit si numri dy I qeverisë së Edi Ramës duke parë mbështetjen e madhe që…
Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa era e një libri, andaj leximi në pajisje elektronike as që i afrohet kësaj ndjenje. Duke pasur parasysh këtë, pavarësisht se në çilën formë lexoni, kjo shprehi sjell përfitime të mahnitshme. Më poshtë i keni 15 prej përfitimeve që i sjell leximi i përditshëm: – Vë në punë trurin dhe zvogëlon shanset e zhvillimit të alzheimerit – Zvogëlon stresin deri në 68% – Rriten njohuritë e përgjithshme – Ju bën më të mëshirshëm – Shton fjalorin e përditshëm – Forçon aftësitë në të shkruar, imagjinuar – Forçon aftësitë analitike të mendimit – Përmirëson…
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 hallat e Anxhelina Petros të vrarë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tronditës. Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moemt, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës. Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më… Sa vjeç ishte? Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur…
Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Tahiri” në Kuvend. Mësohet se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.
Problem i madh në moshën e fëmijërisë krijon bajamja e tretë, e cila për shkak të pozitës së vet specifike në kokë, çon deri te frymëmarrja e vështirësuar me hundë. Krijimi i sekrecionit të madh të cilin fëmija ose nuk dinë ose nuk mund ta nxjerrin jashtë, çon deri te përhapja e infeksionit në veshin e mesëm dhe në krijimin e sekrecionit në të. Prania për një kohë të gjatë e sekrecionit i krijon fëmijës probleme me otitin kronik sekrecional, i cili jo rrallë patjetër duhet të shërohet me intervenim kirurgjikal, duke vendosur gyp të vogël ventilimi. Fëmijët më të…
Efektivja e plagosur, gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, Ina Nuka i ka bërë një surprizë një vajzë të vogël 4-vjeçare nga Ura Vajgurore. Policia e Shtetit me anë të një video kanë publikuar mesazhin e vogëlushes e cila thotë se ka parë Ina Nukën në televizor dhe është gëzuar shumë që ajo është shëruar dhe kërkon që ta takoj. “Unë do vit të të takojë te Tirana , suksese në punë ta kesh mirë dorën dhe të shkuara fare”, ka qenë ky mesazhi i vogëlushes. Pas këtij mesazhi dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Ina…
Me pak djathë, speca të pjekur dhe ereza do të shijoni vezët më të mira të jetës suaj. E kemi fjalën për vezët e mbushura nga Aiba, të cilat do ja shtojnë lezetin tryezës. Luani duart amvisa, sepse vështirë që të rezistoni kur të njiheni me recetën. Përbërësit 6 vezë 100 gr djathë 2 speca gogorzhare (të pjekur në vajmajdanozKripepiper i bardhe vaj ulliri Përgatitja 1.Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës. 2.Me ndihmën e një piruni shtypni…
Nga 1 shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit. “Siç kishim premtuar nga 1.2.2019 TARGAT e PROVËS do jepen me procedurë të re! Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja”,…
Të dhënat konfidenciale të 14 200 personave të infektuar nga virusi HIV, përfshirë shumë shtetas të huaj, u vodhën dhe u publikuan në internet, njoftuan të hënën autoritetet e Singaporit, rasti i dytë i një defekti të rëndë në sigurinë informatike në këtë shtet në pak muaj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat u publikuan nga një amerikan disa herë i dënuar nga drejtësia, i cili dyshohet t’i ketë siguruar nëpërmjet një shoku të tij, një mjeku nga Singapori, i cili kishte të drejtën e aksesit në regjistrin kombëtar të personave bartës të virusit HIV. Gjatë një tjetër sulmi informatik…